Hyqmet Zane: Refleksione për një vendim të SHBA për ndalimin e zyrtarëve shqiptarë

735
Sigal

Hyqmet Zane: Refleksione për një vendim të SHBA për ndalimin e zyrtarëve shqiptarë

Kemi  ditë që kemi dëgjuam që SHBA ia ka prerë rrugën për të shkuar në këtë vend edhe Vangjush Dakos. Kjo, sipas “Zërit të Amerikës”, ishte e treta pas Adritatik Llallës dhe Tom Doshit. Kjo është një çështje e Departamentit të Shtetit dhe këtë nuk mund ta diskutojmë. Por kur vërejmë ca veprime absurde, detyrimisht që kam të drejtën të bëjmë edhe komentet tona, duke mirëkuptuar lirin e fjalës, të mendimit dhe të shprehjes.nëse SHBA i pret rrugën Vangjush Dakos për të shkuar në këtë vend, kryeministri Rama i hap rrugën për tu bërë këshilltari i tij për situatën e pas tërmetit, kru në fakt ai duhet të ishte i arrestuari i parë.

Në fakt unë si qytetar i Republikës së Shqipërisë nuk habitem që në SHBA kanë shkuar dhe kanë gjetur strehë më shumë ish komunistët e diktaturës enveriste, se sa ish të përndjekurit politikë apo njerëz të thjeshtë që kanë dashur t’i shpëtojnë së keqes që ende nuk është shkulur nga Shqipëria. Pse ndodh një gjë e tillë, përsëri them se kjo është çështje e Departamentit të Shtetit dhe disa njerëzve që nuk dua ta vë dorën në zjarr që po manifestojnë hapur qëndrime abuzive që në Shqipëri është krijuar mendimi se janë të korruptuar nga qeverisja e sotme.

Nuk mund të harroj që në Ambasadën Amerikane në Shqipëri kanë qenë të punësuar si staf i saj ish sigurimsa dhe ish punonjës të nomenklaturës për të cilën në një kohë është shkruar një artikull i trisht me emra dhe funksione që kishin pasur dhe që bënin në Ambasadë. Vërtet për të ardhur keq, se u habita kur e mora informacionin nga ai material që është botuar edhe në shtpypin e editës së kohës.

Shqetësimi që kam brenda vetes nuk është se përse veprohet kështu nga përfaqësuesit e SHBA në Shqipëri. Por kur di dhe e di mirë që iu ndalua hyrja në SHBA e ish prokurorit Adritatik Llalla, pasi ai bëri publike disa të vërteta që kishin lidhje me ish ambasadorin amerikan Donald Lu, detyrimisht që mendja më shkon në mendimin se ka një hile këtu, ka një qëndrim personal të Lusë që e ka përcjellë edhe në Departamentin e Shtetit si një të vërtetë. Nga ana tjetër, kur unë si njeri di se cili është Adriatik Llalla, di se cila është orgjina e tij, di se si u persekutua familja e tij dhe babain,  Xhemal Llalla, ia dënuan komunistët me 101 vjet burg më 15 dhjetor 1947 sepse i ati i tij donte SHBA dhe dëgjonte “Zërin e Amerikës”, nuk di se përse duhet të mednoj se këtu ka drejtësi

Dhe vetë Adritaik Llalla lindi dhe u rrit në internim dhe nuk ka asnjë lidhje me komunistët që sot janë në Parlamentin Shqiptar dhe po bëjnë gjëmën me këtë popull dhe po bëhen vazhdues të përndjekjes të atyre që janë antikomunistë si në rastin e shkrimtarit dhe publicistit Agron Tufa së fundi. Kjo gjendje duket që nuk e shqetësoka as Ambasadën Amerikanë në Shqipëri, nuk shetësoka as Depratamentin e Shtetit, nuk shqetësoka as Bashkimin Europian se në Shqipëri po ndodhin të tilla vepra që i përkasin qeverive uzurpatore të pushtetit, i përkasin qeverisjeve nga njerëz që kanë simptoma diktatoriale me veprat që po i bëjnë popullit.

Më kujtohet një ngjarje me ish të përndjekurin politik Aqif Selimi nga Peqini që jetonte në Elbasan dhe që kishte bërë rreth 32 vjet burg dhe që njihet se ishte pjesëtar i luftës antinazifashiste dhe shoqërues korrier të të mirënjohurit  Mustafa Gjinishi që u ekzekutua nga komunistët e Enver Hoxhës. Xha Aqifi, siç e thërrisnin në Elbasna, kërkoi të shkonte një herë në SHBA. Donte të shkelte një herë në tokën e lirisë dhe demokracisë botërore, ndaj dhe bëri kërkesë, pagoi edhe ca para që e ndihmuan se ishte keq nga gjendja ekonomike dhe, në fund, ia refuzuan vajtjen në SHBA. Kërkoi shpjegime se përse ia bënë këtë refuzim dhe nuk i dhanë përgjigje. U revoltua shumë xha Aqifi i ndjerë dhe foli me protestë në ambjentet e brendashme të ambasadës.

Çfarë kishte të padëshirueshme apo të papranueshme  xha Aqifi që nuk u lejua në SHBA? Ai ishte antikomunist i betuar, ai ishte një njeri  me të cilin kam bërë shumë emisione në TV Dardan kur punoja atje si gazetar. Ai ka treguar publikisht shumë histori me kriminelet e diktaturës dhe të sigurimit të shtetit që nga vrasja e qëllimshme eMustafa Gjinishit e deri tek bëmat e një sistemi nga i cili vuajti e gjithë shoqëria shqiptare. E ndërsa tregonte me lot në sy vuajtjet që ka kaluar, po aq me shqetësim tregoi revoltën që nuk i dhanë vizë për në SHBA.

Por kur merr vesh që kjo i ndodh edhe një ish prokyurori të përgjithshëm si Adriatik Llalla si njeri i persekutuar nga komunist,ët, vihem në dyshim për mënyrën se si veprohet ndaj kësaj shtrese. Unë ë dua vendin e demokracisë botërore, e kam dëgjuar “Zërin e Amerikës” në fshehtësi të madhe përmes radios dhe si njeri që shihesha me këndvështrim të keq biografik, mendoja dhe besoja se SHBA është vendi i drejtësisë botërore.

Njëherazi një mik i imi në Elbasan që e njoh si ish komunist, jo vetëm mori vizë, por u stabilizua në SHBA, pati 4 bypass në zemër dhe iu shpëtua jeta pa paguar asnjë dollar. U mbështet nga qeverisja vendore e qytetit ku u vendos dhe mbeti i habitur për ndihmën që iu dha. Kur erdhi në Elbasan, pata rastin ta takoja e të bisedoja me te. E pyta s esi e ndjente veten në “Xhandarin ndërkombëtar të popujve” siç i thoshte partia e tij e Enver Hoxhës, se si e konceptonte “tigrin prej letre” që e cilësonte diktatori, se si i dukej vetja në vendin e “imperializmit ndërkombëtar”, etj. të tilla, ai qeshte dhe tha me vërtetësi “ishim të verbuar nga propoganda, kemi pasur para sysh gënjeshtrat dhe jo të vërtetën, nuk kam se çfarë të them, është tjetër botë atje”. E dija dhe e besoja, por tanimë nuk kuptoj këto që po ndodhin me disa që i përkasin SHBA, nuk kam fjalë që të them. Ndoshta është e tepërt, por edhe heshtja ndaj kësaj gjendjeje që po kalon vendi ynë si proamerikan, se si po qeverriset ky vend dhe shumëllojshmërinë e paudhësive që po i bëhen këtij populli, ka shpjegime të papajtueshme me SHBA, se kemi një situatë që veç një jo dashamirës nuk e kupton çfarë po i bëhet këtij vendi dhe këtij populli.

Kam bindjen se ndalimi në SHBA i duhet bërë para së gjitash një stafi qeverisës me kryeministrin në krye që kanë treguar se nuk janë jo më për reformë në drejtësi, por për asnjë lloj mirësie që ka pritur tanimë për gati 7 vjet ky popull. Zgjatja e jetës së kësaj qeverisje, duket dhe gjykohet në popull si vepër e ambasadorëve të SHBA apo zyrtarëve që ciëlsohen të korruptuar. Këtu nuk është fjala për të ndaluar vajtjen në SHBA, por për ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar që kryeministri i mban rreth vetës si bahskëshoqërues në qeverisjen e tij. Realisht duhet thënë se fjala “paligjshmëria do të marrë fund në Shqipëri” me sjelljet dhe veprimet që po bëhen, ka mbetur si një togfjalësh se sa një realitet. Kam lexuar një citim se “demokracia ekziston aty ku askush nuk është aq i pasur sa të blejë dikë tjetër dhe askush aq i varfër sa për tu shitur”.

Kur pritej t’i ndalej dora veprave më korruptive vrastarë të kësaj qeverisje, kur pritej t’i jepej përgjigje kryeministrit për ligjin animedia, kur pritej t’i thuhej kryeqeveritarit që e bëri vendin si më prodhuesi dhe trafikuesi për drogëm e të gjitha llojeve, kur mendonim se do i ndalej vrapi hajdutëve të parave publike me PPP apo edhe krijimit të një klime për të ndalur emigrimin e pandalshëm dhe të ndalej pushtllëku në Shqipëri dhe SHBA të ishte vendi i partnerit të fuqishëm që e do popullin shqiptar, ne marrim vesh si një lajm të “madh” ndalimin e tre zyrtarëve, njeri prej të cilëve si i ndaluar që nga koha e diktaturës. Është për tu përmendur një thënie e një njeriu të mençur që ka thënë se “Diktaturat lëshojnë shtat gjatë gjumit të ndërgjegjes kolektive”.