Himara, hilja e Ramës dhe ”gabimi” i Bashës

668
Nga Nebil Çika 

Senca e sotme parlamentare po kthehet në mënyre artificiale ne një debat për atë qe po ndodh ne Himarë ndërkohe qe vendi ka me dhjetar probleme shume me te renda. Amplifikimi politik i Himarës nuk ndodh për here te pare ne këto 27 vjet te polarizimit politik shqiptar . Jo përdoret si molle sherri sa here qe politika jone ka probleme te tjera , dhe kjo gjë po ndodh edhe sot . Nga gjendje ne te cilët ndodhet Shqipëria. Trafiku i drogës, emigracioni i paligjshëm pasiguria varfëria ,mungesa e drejtësisë dhe demokracisë etje bllokimi i integrimit evropian te vendit e ndoshta edhe izolimi ndërkombëtar janë te garnitura. Ketë me shumë se kushdo e di mirë Edi Rama i cili po përpiqet ta zhvendose vëmendjen në një çështje tjetër e cila do ti konvenonte atij me shume se çdo gjë tjetër si arsye e justifikim për dështimin e integrimit evropian te vendit , veten greke ne BE si hi syve për opinionin publik shqiptar. Nuk ka me situate komode për Ramën ne se Greqia , siç po ,kërcënon do te vere vetëm për integrimin e me tejshëm te Shqipërisë ne BE , dhe me sa duket po bën gjithçka për ta siguruar ketë veto. Jo se është nacionalist apo patriot përkundrazi , por se heq vëmendjen nga problemet e arsyet e vërteta te dështimit te tij , si grimi i organizuar e probleme te tjera te mëdha te vendit. Rama si nip Himare e njeh mire problemin e sajë dhe e përdor ketë mjeshtërisht për hesap te vet . Ai po provokon greket jo me veprime , por me retorike duke e çuar ujin ne “arën e tyre “ ( mbetjes gjalle artificialisht te pretendimit për minoritet grek ne Himare) ndërkohe që luan me ndjenjat atdhetare shqiptare të shumicës se banorëve te zonës qe mendojnë përafërsisht si retorika e tij politike. Trajtimi nacionalist i problemit te prishjes se disa ndërtimeve ne Himare heq vëmendjen nga problemi real i saje , grabitjen e pronave nga oligarkia klinteliste e Ramës. Rama me retorike po u thotë shqiptareve atë qe ata duan , pra faktin qe ne Himarë nuk ka minoritet etnik greke ndërkohe qe provokon Greqinë te vere një veto nacionaliste ne BE gjë qe Rama mezi e pret për ta përdorur ne zhvillimet e brendshme ne Shqipëri dhe me sa duket është afër realizimit te këtij qëllimi .

Basha , për arsye ende te pa shpjegueshme , me trajtimin qe po i bën Himarës po e çon ujin në ne arën e Rames. Prej kohës PD-ja po aplikon politika te gabuara me Himarën dhe e trajtuar atë me shume “greke” se sa shqiptare. Që nga zgjedhjet lokale e ndoshta edhe pak me pare PD ka zbatuar ne Himare një politike te gabuar duke bashkëpunuar me qarqe te njohur antishqiptare gjë qe ka sjelle tkurrjen e dukshme elektorale te PD ne ketë Bashki. Ne planin organizativ PD-ja pothuaj është shkrire me strukturat e Omonia duke bëre qe strukturat historike politike e elektorale te tërhiqen duke e kthyer këtë bashki ne një bastion te sigurt te se majtës ish komuniste te Edi Ramës. Kam idenë qe ne te kundërt te Rames , Basha nuk e njeh mire situatën ne Himare dhe sidomos mundësitë e përdorimit politik te sajë dhe ka rene shpesh here pre e bashkautorëve te tij filo grekë. Basha duhet ta dije , madje duket ta kishte ditur tashme , qe filogrket janë pakice e vogël ne Himare ndërkohë qe influenca pragmatike greke pas hejës se vizave ne BE-ne dhe krizës ekonomike greke ka rene ne maksimum. Vete rezultatet e zgjedhjeve te fundit lokale e parlamentare e tregojnë me se miri ketë. PD ne te dy zgjedhjet ka marre rezultate injoruese , jo reale, vetëm për shkak te bashkëpunimit me filo-greket madje edhe me individë e struktura me aktivitet te njohur antishqiptar deri ne krime. Pas ndarjes se re administrative mundësia e PD-se për ta fituar vete Himarën është një alternativë kryesore atje gjë qe PD nuk duket se e ka konstatuar apo nuk ka dashur ta pranojë ketë fakt . Kjo logjikë, politike apo strategji e ka çuar nga gabimi në gabim gjë vazhdon edhe sot. Është mision i PD-se dhe opozitës te rigojnë ndaj padrejtësive te qeverise ndaj qytetareve siç mund te jete edhe rasti i prishjes se ndërtimeve ne Himare por ajo duhet te jete e kujdesshme dhe e matur kur behet fjale për manipulime politike e skenarë antikombëtarë. Nuk e kuptoj pse duhet flamuri grek ne një proteste qytetare ne Himare ku marrin pjese edhe struktura te PD-se. Pse strukturat e PD-se nuk kane ngritur një flamur shqiptar në atë proteste ?! Përgjigja është e thjeshte, se nuk është proteste qytetare por një skenar antishqiptar një sherr i stisur. nga i cili përfitojnë veten dy pale greket dhe Rama .Te vetmit qe nuk përfitojnë janë qytetaret dhe PD-ja. Nuk ka flamur Shqiptar pasi kreu i PD-se lokale atje është ish sekretari i Omonia i emëruar me urdhër nga lart , se PD ne Himare drejtohet de fakto nga kreu i Ominias, Bollano i cili përcakton edhe drejtuesit edhe kandidatet për gara te ndryshme elektorale. Ata mendojnë e punojnë qe Himara te jete Greqi gjë qe e bën të pa pranueshme për demokratet Himare dhe të pa leverdishëm për PD-ne Tiranë, bashkëpunimin apo edhe shkrirjen e PD-se me ta dhe për ketë me qarte se kushdo flasin rezultatet dy zgjedhjet e fundit. 

Si përfundim dua te theksoj se ne se Rama e di mire se çfarë bën e çfarë përfiton nga sherri “nacionalist” ne Himare ,Basha po gabon duke i dhëne atij dhe grekeve pikërisht atë qe duan nga sherri i stisur nacionalist i Himarës. Ne se PD nuk do te kishte përkrahur, pa kushte, protestën me flamuj greke e retorike antishqiptarë kundër prishjeve te disa ndërtimeve qaftë edhe ne mënyre abuzive nga Rama ne Himare sot Rama nuk do te kishte asnjë mundësi te transferonte debatin nga problemet e mëdha e te vërtet te shqiptareve tek një arti fice nacionaliste te stimuluar enkas prej tij . Atij i duhet pa tjetër vetoja greke ne BE dhe për ketë duket se po e ndihmojnë te gjithë , fatkeqësisht edhe vete zoti Basha me “gabimet” e përsëritura ne Himarë 
Sigal