Haki KOLA/Ringjallja e tokës,themeli për ringjalljen e shtetit

75

Toka është djepi i jetës së kombit. Ne ushqehemi me të që prodhon toka. Vendi ynë i vogël e i brishtë, ka pak tokëe shumë shkëmbinj. Dhjetëvjeçarëte fundit, toka shqiptare e ka dhënë sinjalin SOS. Pylli është prerë e riprerë, djegur e ridjegur, kullotur e mbikullotur, derisa në shumë vende i është zbuluar shkëmbi. Rrafshinat, kodrat e ujëmbledhësit i ka mbuluar betoni. Ky realitet nuk është pranuar nga institucionet shtetërore. Pyllprerësit njëvjeçarësapo janë dekoruar, duke marrëmandate 10 vjeçare për prerje. Institucione të shtetit, me ekspertë e dijetarë të mjedisit, natyrës, pyllit, kullotës e librave, që nuk u tregojnë taksa paguesve te tyre se sa pjesë e vendit digjet, përmbytet, pritet, gërmohet e betonizohet, se sa pyll e tokë humbet, nga frika se i mbetet hatri padronit, duket se janë pro- dhuar e punësuar me bollëk. Ata flasin e bëjnë libra për ekosistemin e përbërësit e tij, por nuk tregojnë as për hallet e tokës e as për shë- rimin e saj. Toka është organizëm. Pjesët e saj, ashtu si gjymtyrët e organizmit tonë, janë të ndërlidhura me njëra – tjetrën. Komunitetet rurale kanë bërë rrugë të gjatë, si pjesë e këtij ekosistemi. Ata trashë- gojnë, nga dijet e krijuara nga praktika jetësore e gjeneratave paraardhëse, njohuri mbi tokën ku organizojnë jetën, si në fermën bujqësore ashtu edhe kur i drejtohen krastës, djerrinës, ograjës,korijes, zabelit, hamallës apo pro- zhmes e kashnjetit, pyllit e kullotës. Këto dije shumë herë nuk pranohen nga ekspertët e institucioneve e nuk përdoren kur hartohen politika e ligje për raportet e komunitetit me tokën. Nëse skuadra që përgatitet të marrë nën menaxhim vendin, do e marrë në konsideratë thirrjen SOS të tokës, indikatori i parë duhet të ishte që të pranonte problematikën, të konsultohej me organizma ndërkombëtare e bashke me ta të ndërtonte një strategji kujdesimi për tokën tonë, asetin pothuaj përjetësisht të braktisur. Ky do të ishte indikacion i fillimit të ndryshimit të institucioneve, si dhe të hapjes së rrugës për zgjidhje. Një etikë për tokën do te reflektohej më pas si sinjal që koshienca ekologjike e shtetit tonë po zgjohet dhe po e njeh dhe delegon te komuniteti ku e ka vendin, kujdesin dhe përgjegjësinë për kurimin e mëmëdheut.

Toka pyjore vlerësohet ngashkencëtarët si thesar biologjik e ekologjik dhe, njëkohësisht, si mister dhe enigmë, në të cilën shkenca deri tani ka zbuluar një fraksion gati të pakonsiderueshëm. Bakteret e kërpudhat, që e popullojnë, të padukshme për syrin e njeriut, janë motori i tokës normale pyjore dhe iduhen tokës aq sa i duhet pyllitprania e drurëve për të mbajtur emrin pyll. Si trup i gjallë, ajo komunikon, jep e merr, shëndoshet e dobësohet, përjeton lindjen, sëmundjen, deri dhe vdekjen, në varësi të rrethanave të vendndodhjes e trajtimit që i nënshtrohet. Shëndetësimi përbën pikërisht trajtimin apo regjimin që i duhet tokës sonë për të filluar ripër- tëritjen apo rilindjen e shtresës së saj të sipërme, mbulesës së saj të gjallë e pjellore, që është prerë,djegur e sakatosur barbarisht,veçanërisht 20 vitet që lidhin fundfillimin e shekujve. Ajo nuk ka bimë, e ka humbur humusin, nuk e mban dot veten e as nuk i ruan dot nga mbushja rezervuarët e hidrocentraleve, rrugët, kanalet e tokën bujqësore të rrafshinës. Nga ushqyese e strehuese, ashtu siç është katandisur, në rrethana të ndryshme të motit shndërrohet në përmbytëse e kërcënuese.
Edhe kjo na u desh në këtë rrënim ekonomik, po sa është kostoja e ringjalljes do pyesë dikush? Askush nuk ka pse të trembet e ta heqë nga prioritetet e para. Nuk ka vend për panik. Toka është e bekuar. Ajo kontribuon edhe kur është në kurim. Punëson njerëzit. Rrit bimë. Strehon kafshë. Pastron e freskon ajrin. Shton ujin. Nëse bazohet në strategji e projekt të mençur, puna për kujdesim e kurim të tokës, nga banorët lokalë, konsiderohet si shërbim global mjedisor dhe shpërblehet. Angazhimi dhe dhënia e kësaj përgjegjësie për të realizuar shërbime mjedisore kuruese, do të ishte sinjali i parë i shpresës se dashuria për token do të rilindë. Kjo duket si fjalë e çuditshme, nëse do u referohej mediave të krye- qytetit apo mentalitetit sundues të administratës e burokracisë shte- tërore. Qëndrimi pothuaj shekullor dëshmon që dashuria, respekti, admirimi për tokën e vlerat e saj, janë terma të panjohur. Ndoshta pengesa më serioze për të evoluar në etikën dhe respektin për tokën vjen nga fakti që sistemi ynë edukativ dhe ekonomik i deri- tanishëm është orientuar për nga largimi, mohimi i traditave she- kullorë të popullit si “të prapa- mbetura”, orientim për braktisjen e tokës e të dashuruarit me imazhin. Praktika e ruajtjes duhetgjetur e duhet marrë tek bindja seçfarë është e rregullt nga pikë- pamja estetike e etike dhe çfarë është për mbarë nga ana ekonomike. Një gjë është e rregullt, vetëm kur tenton të ruajë inte-gritetin, stabilitetin dhe bukurinë eekosistemit. Ekosistemi përfaqë- son si tokën edhe ajrin, ujërat, faunën e florën, peizazhin, por edhe vetë komunitetin njerëzor. Vetëm kështu do të fillojmë të ndërgjegjësohemi: ideja e përdorimit të arsyeshëm human, është e pranueshme dhe shpër- blehet, qoftë edhe vetëm për aq sa nuk u shkatërron kushtet jetësore banoreve apo organiz- mave të tjera të tokës. E përkthyer në gjuhën e teorisë së ekonomisë, vete ekosistemi me përbërësit e tij mund të përshkruhen si kapital, i cili sjell një pako të shërbimeve për komunitetin e familjet përbërëse, disa prej të cilave janë të ndara dhe të inkorporuara në produkte, grumbulluar dhe / ose të konsu- muara. Shërbime të tjera publike janë mallrat apo shërbime që japin përfitim të përbashkët në mjedisin e përmirësuar dhe mirëqenien e komunitetit. Të gjitha së bashku, këto shërbime mjedisore varen nga aftësitë ripërtëritëse aktuale të kapitalit të ekosistemit, rezultateve qe arrihen në shtimin e këtij kapitali, në raport me konsumin e shërbimeve të ekosistemit.
Partnerët tanë ndërkombëtarë, si Banka Botërore, Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërko- mbëtar, po e asistojnë Shqipërinë në identifikimin dhe zbatimin e një projekti, i cili do të bazohet pikërisht në pagesat për shërbime mjedisore, apo thënë me fjalë të tjera, për të krijuar modelin se si duhen organizuar e mbështetur kujdestarët e ngjalljes së tokës e të mbulesës së saj. Suksesi i këtij projekti tepër strategjik për ringjalljen e tokës, varet së tepërmi se si do të ndërtohet kuadri politik e ligjor për të drejtat që do kenë komunitet për tokat. Harmonizimi i politikave mbështetëse, si dhedefinimi i saktë i të drejtave edetyrimeve të përdorimit apo të pronësisë, janë guri i themelit. Çdo progres e sukses i mundëson projektit shtrirjen e mëtejshme territoriale, shtimin e pjesë- marrësve (punësim) dhe kon- tribuesve në këtë projekt. Suksesi mundëson shtim të kontributit të donatoreve ndërkombëtarë, të cilët janë në ethet e gjetjes së një modeli të trajtimit të ekosistemit, për të përballuar sfidat e afërta të ndryshimeve klimatike. Relievi, raportet fushë – kodër – mal dhe statusi aktual i tokës e veshjes së saj, si dhe potencialit për ndryshim shumë të shpejtë në Shqipëri, përbëjnë një shans të papër- sëritshëm demonstrimi. Shqipëria mund te paguhet për kontribut për ruajtje të tokës, detit, ujit, kontribut në pakësim të gazit karbonik në natyrë e shtim të biodiversitetit. Demonstrimi i suksesit i hap rrugë shtimit tëekoturizimit. Përfaqësues të skuadrës në pritje për menaxhim të shtetit shqiptar, mund të organizojnë diskutime paraprake për këtë projekt, që është në zhvillim. Kjo i mundëson kësaj skuadre të shpresës, që këtë problem shumë të madh kombëtar, ta kthejë nga problem në zgjidhje, në një burim punësimi e të ardhurash, që vijnë nga ringjallja etokës shqiptare.