Hajro Limaj/ Nga kush armatosen grupet dhe organizatat terroriste?

655
Si armatosen grupet dhe organizatat terroriste me municione dhe armatime të çdo kalibri, të cilat nuk i zotërojnë bile edhe disa ushtri te organizuara? Si realizohet kjo në kryengritjet dhe konfliktet e disa vendeve të botës me në krye Lindjen e Mesme apo në vendet, të cilat kanë përfunduar në luftë civile të brendshme si në Siri, Irak, Ukraine? Sipas Marrëveshjes Ndërkombëtare të Tregtisë së Armatimit të Kombeve të Bashkuara, kur ndalohet shitja e armatimit vendeve që kryejnë krimet e gjenocidit dhe krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës së tregtimit të gjithë armatimeve konvencionale nga anijet e luftës detare tek helikopterët luftarake, nga pistoletat tek armët automatike, këto arme nga cilat vende vinë? Kush i siguron? Si i shesin? Për përgjigjen e këtyre pyetjeve është e nevojshme të shikojmë veprimtaritë e 30 000 lobistve të industrisë së mbrojtjes që dinë mjaft mirë artin e ndikimit të politikaneve të Brukselit, e cila është qendra e dyte e lobistve të shitjes se armeve mbas Uashingtonit. Ata krijojnë marrëdhënie të afërta me autoritetet më të larta të Evropës për të siguruar influencë të fuqishme mbi politikën e Bashkimit Evropian për të influencuar vendim matësit në politikat e armatimit Evropian, si dhe për përgjegjësit e vendeve që blejnë armatime. Ata që vënë në lëvizje veprimtarit e këtij lobi organizojnë në të njëjtën kohë nëpërmjet sektorëve të fabrikave të armatimit, të cilave u vendosin emrin “Departamenti i Zi” nëpërmjet elementëve vendor që kanë bashkëpunim rrjedhës armatimi dhe municionesh sekrete me grupet terroriste të vendeve që janë në luftë të brendshme civile dhe kryengritëse që kanë nevojë për blerje armatimesh. Vendimmarrësit e Industrisë së Armatimit me këto lobues që trajtojnë armët dhe që janë në marrëveshje të pista, të cilët janë shkaku i gjakut dhe lotëve në disa rajone të botës. Sigurojnë edhe transportin e armeve deri në rajonet e konflikteve të përgjakshme. Për arsye se nuk është nën kontroll shitja e armatimit në rajonet e konflikteve në vendet që janë në luftë të brendshme, e cila e ka të nevojshme të mos u shiten armatime. Tregtarët e armatimeve shesin lehtësisht armatimet dhe municionet e çdo kalibri duke bërë marrëveshje me grupet terroriste. Për këtë arsye në konfliktet e përgjakshme që lindin në shumë rajone të botës. Mund të shikojmë në duart e atyre që luftojnë dhe të terroristëve armët e prodhimit amerikan, Rus, Evropian dhe të vendeve të tjera prodhuese armësh. Sido që të jetë, armët e vendeve anëtare të Evropës, veçanërisht si Franca, Gjermania, Anglia, të cilat janë të angazhuara për paqen dhe luftën kundër terrorizmit mund të kalojnë me lehtësi nga dora në dore në Lindjen e Mesme dhe vendet e tjera. Në arenën Ndërkombëtare Evropa që paraqitet shembulli për paqe dhe demokraci, në fakt kur vjen puna në tregtimin e armatimeve nuk reflektohet vërtetësish kështu, sepse me gjithë deklaratave evropiane që është në krah të paqes, për shkak të dhënies së licencës së shitjes prodhuesve të armatimeve, vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë eksportuesit më të mëdhenj të armëve në botë. Pra, armatimet që prodhojnë Evropa dhe vendet e tjera perëndimore ua shesin atyre që luftojnë kundër armikut që kanë krijuar vete. Vendet që eksportojnë këto armë me rrugë zyrtare janë Amerika. Rusia, Kina, Gjermania, Franca, Anglia, Italia, Spanja, Ukraina dhe Izraeli, ndërsa vendet që importojnë radhiten India, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistani, Australia, Turqia, Koreja e Jugut dhe Singapori. Në arenën ndërkombëtare Evropa që paraqitet si shembulli i paqes dhe demokracisë në fakt kur vjen puna për tregtimin e armatimeve, nuk reflektohet vërtetësisht, sepse me gjithë deklaratave të Evropës që është në krah të paqes ajo u jep licencat e shitjes prodhuesve të armatimeve, prandaj vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë eksportuesit e armatimeve më të mëdhenj të botës. Pra armatimet që prodhon Evropa dhe vendet e tjera perëndimore ua shesin këto atyre që luftojnë kundër armikut që kanë krijuar vetë. Me vendet që dërgojnë anije luftarake në Mesdhe për Sirinë dhe Irakun kundër ISIS-it, armët që përdorin ushtritë dhe grupet terroriste që shtrihen në këto vende janë të njëjtat vende që i prodhojnë këto armë. Në krye të vendeve që shesin armatime janë Amerika. Rusia, Gjermania, Franca dhe Kina. Franca që ngriti në këmbë këto vende mbas sulmit terrorist të Parisit dhe pa mbushur vitin nga kjo drame shitën avionë luftarakë, helikopterë mbajtëse, armë dhe municione në shumën 17 miliardë dollarë Lindjes së Mesme duke e ngritur në 38 % të tregtimit të armëve me këtë rajon. Me gjithë paralajmërimet e Organizatës ‘Falje’ Franca, e cila ka marrëveshjen e armatimit 3 miliard dollarësh me Arabinë Saudite, vetëm në Lindjen e Mesme i shiti Egjiptit 24 avion luftarakë bombardues Rofale. Një frigate në shumën 5.2 miliard Euro dhe Rusisë 2 helikopterë mbajtëse Mistral në shumën e 950 milion Eurove. Ndërsa Organizata terroriste ISIS që është në luftë me këto vende, përdor armët e 25 vendeve, ku përfshihen vendet anëtare të Bashkimit Evropian, shtuar edhe Rusinë, Amerikën dhe Kinën që janë jashtë këtij bashkimi. Në raportin me titull “Armatosja e Shtetit Islamik” që publikoi rishtas “Organizata Ndërkombëtare Fal”, kur u jep vend këtyre shteteve, sqaron se një pjesë e madhe e armatimeve që ndodhen në frontin e organizatave terroriste janë armatimet e vjedhura ushtrisë Irakiane. Prandaj në duart e ISIS-it ndodhen topat Obus M-46 me rreze veprimi 22-38 mijë metra të prodhimit Sovjetik 1954, ndërsa armatimet si pistoleta, kallashnikovi, mitralozi, kundër ajror dhe mortajat nga mungesa e kontrollit dhe korrupsioni i qeverive Irakiane. Me të gjitha këto, SHBA në vitet 2011-2013 firmosi marrëveshjet e armatimit me Irakun në miliard dollar, edhe pse Iraku vazhdon të jetë në një kaos të brendshëm. Midis këtyre armeve evidentohen 140 tanke luftarak Abrams M1A1, avion luftarake F-16, 681 raketa portative tokë-ajër dhe bateritë kundër ajrore Hawk. Amerika në vitin 2014 i dërgoi qeverisë Irakiane më shumë se 500 milion armë dhe municione të lehta. Pra industritë gjigante ushtarake të vendeve më të zhvilluara të botës janë shkaktaret e vërteta të lindjes dhe fuqizimit të organizatave terroriste, përfshirë dhe Shtetin Islamik. Fitimi me miliard Euro nga tregtia e këtyre armatimeve u ka veshur sytë nga shkatërrimet që po i sjellin jetës njerëzore, sigurisë dhe stabilitetit botëror, veçanërisht në botën myslimane. “Shtëpia e Paqes-Maison de la Paix”, e cila doli në rrugë me sloganin “Lëvizja për Paqe, me qendër në Bruksel duke pyetur se “Kush janë tregtarët e këtyre armëve”, lobistët që bëjnë tregti në kuadrin ndërkombëtar të armatimeve dhe municioneve të Evropës dhe të vendeve të tjera të Evropës, kur publikoi ata së bashku me fotografitë e tyre bëri këtë thirrje: “Armët që prodhohen në Evrope, përdoren në shumë veprimtari të përgjakshme që bëhen temat kryesore të lajmeve tona të përditshme. Është e nevojshme të ndalet kjo situatë! Dhe me njëherë! Është tamam koha e bllokimit të tregtisë së këtyre armëve. Po si?! Veçanërisht duke i bërë presion Bashkimit Evropian dhe të realizohet disiplinimi i rreptë i eksportimit të armëve. Fatkeqësisht, kur në kasafortat e vendeve prodhuese të armatimeve të reja që zhvillohen përditë e më shumë nga luftërat e brendshme, konfliktet dhe veprimtaritë terroriste humbasin jetën me miliona njerëz të pafajshëm. Me mijëra mbetën sakat dhe braktisin shtëpitë dhe atdheun e tyre për të shpëtuar kokën, por përsëri tregtarët e armëve edhe në këto periudha gjenden kudo, duke i shitur ato.
Sigal

*Drejtor i Institutit të Politikave të Sigurisë Kombëtare