Gramoz Çerma: Karavastaja, baza e nisjes së skafeve të drogës

606
“Shtëpia” e Pelikanit Kaçurel në Karavasta, po bëhet “fole dhe bazë” nisje për skafet e drogës
Po me kanalin fole të pelikanëve, çfarë kanë xhanëm, sepse sipas programit që grupi “OMP” ka si OJF, nuk rezulton të jenë as ndërmarrje bonifikimi, as repart xhenier, as fermerë shpendësh, as peshkatarë, as gjuetarë e as kultivues peshku dhe ngjalash, por vetëm monitorues me dylbi dhe për të informuar në polici nëse zbulojnë persona dëmtues! 
Kur shkon në Bashkinë e Divjakës, “kodoshët dhe brashnjet” politike, shtetërore lokale e qendrore që këtë lagunë e kanë kthyer dhe po e përdorin si “çiflig”personal si “zoti Lam” në filmin “Pylli i Lirisë”, jo vetëm nuk të japin asnjë përgjigje, jo vetëm nuk të tregojnë asnjë projekt zyrtar për këtë gërmim gjigant e shkatërrues që po bëhet në lagunë, por edhe të bëjnë presion, për të mos folur as me… veten! 
Laguna e Karavastasë, qysh prej muajit korrik 2016 është sulmuar, zaptuar dhe po vazhdon të masakrohet barbarisht pa asnjë ndalim nga ekskavatorët e çuar atje, nga një bande uzurpuese e shkatërruese mjedisesh me 35 persona, që po gërmon një kanal për biznese të pista, të maskuar me bluza, tuta, çanta, syze, atlete e kapele me logo shoqatash mjedisore, duke deklaruar se gjoja këtë investim po e bëjnë edhe me miratimin e Bashkisë së Divjakës dhe mbështetjen e deputetit “kaçurel” të zonës, si “kontribut në të mirë të Pelikanit Kaçurel dhe gjoja, si “nismëtarë të një projekti humanitar për “rilindjen” e florës dhe faunës së kësaj perle, që përveç shumë shpendëve të tjera migratore është edhe “shtëpi” e Pelikanit Kaçurel, këtij shpendi të rrallë, që kjo lagunë e ka pjesë të vlerave të saj natyrale! Kur shkon në Karavasta, ndesh një pamje tronditëse që po zhduk sistematikisht e kriminalisht, pjesën qendrore të Lagunës së Karavastas. Pranë “Kanalit të Vaut” brenda lagunës, pikërisht atje ku ka “shtëpinë” Pelikani Kaçurel, janë kryer gërmime, të cilat lejohen jo vetëm nga bashkia e përlyer e Divjakës, jo vetëm nga deputeti “kaçurel” i zonës që pas urgusjes me peshk e ngjala Karavastaje del e ulërin në “FB” me “fjalime drejtësie”, por edhe nga institucionet qendrore të shtetit, duke e lënë bandën shkatërruese OMP, të zhduk e të tjetërsoj në zonë biznesi antiligjor, zonën më Ligatinore në Shqipëri, i vetmi vend folezimi në rajon për Pelikanin Kaçurrel! Mes kësaj lagune, po hapet një kanal më i madh se Kanali “Vjosë-Levan Fier”, madje tipik si Kanali Detar i Korfuzit, duke lënë të kuptohet, se këto gërmime nuk janë “punë mjedisore”, por ndërhyrje fizike, me përmasa kanali që mund të përdoret lirshëm për lundrim mjetesh motorike! Kur shkon në Bashkinë e Divjakës, “kodoshët dhe brashnjet” politike, shtetërore lokale e qendrore që këtë lagunë e kanë kthyer dhe po e përdorin si “çiflig”personal si “zoti Lam” në filmin “Pylli i Lirisë”, jo vetëm nuk të japin asnjë përgjigje, jo vetëm nuk të tregojnë asnjë projekt zyrtar për këtë gërmim gjigant e shkatërrues që po bëhet në lagunë, por edhe të bëjnë presion, për të mos folur as me… veten! Pyetja është kjo: Në cilat “kanale” shtetërore mafioze, kalon interesi për hapjen e këtij kanali gjigant ne mes të lagunës? Cilët janë ata, që fshihen pas kësaj OJF-je… me veprimtari faktike “firmë ndërtimi” e biznes ngjalash?! Kush i financon këto punime? A ka projekt të miratuar nga institucionet vendimmarrëse, për këto ndërhyrje fizike në zonat e mbrojtura? A ka leje mjedisore? Po leje nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura? A ka lidhje kjo ndërhyrje në lagunë, me “qetësinë”, sigurinë, me vezët dhe zogjtë e Pelikanit Kaçurel, apo më “vezët” e ndonjë “klloçke” mafioze shtetërore, që kërkon ta kthej lagunën në qendër biznesi? Troç: Përse do të përdoret ky kanal?! Ky kanal natyralisht ish-vijë uji me thellësi 40-50-70 centimetër për të cilin ndaj dhe emigron Pelikani Kaçurel, po thellohet në 6-7 metër thellësi, sikur në të do të lundrojnë gomone, skafe e anije! Mirëpo, “zërat” thonë se nuk thellohet kot! Sipas burimeve nga banorët e zonës, nga gjuetarët e peshkatarët, të cilët pas futjes së ekskavatorëve shkatërrues janë ndaluar të futen në lagunë, por edhe sipas ekspertëve dhe “zërave të frikur” nga brenda zyrave të bashkisë së Divjakës, thuhet se ky kanal që po hapet në formë unaze në lagunë është një biznes i dyfishtë i klaneve mafioze zonale e qendrore të “Rilindjes”, për dy interesa: 
1. Për peshkim ngjalash. Kanali që po hapet dhe që ka dalje-hyrje në det, do të jetë një kanal ku do të përqendrohen ngjalat dhe peshku i krejt lagunës e që sipas pazarit të bërë me ustallarët e bashkisë dhe shefat e tyre partiakë e deputetë zonal dhe qendror të kupolën e “Rilindjes”, vetëm nga biznesi i peshkimit të ngjalës në muajt shtator-tetor, sigurohen minimalisht 300 milionë lekë fitim! 
2. Për trafik droge. Thuhet, se ky kanal po zgjerohet e po thellohet deri në përmasa kanalesh detare, liqenore e lumore, jo për të krijuar “shtëpi të bollshme” për Pelikanin Kaçurel, por për të krijuar “fole e bazë nisje” për trafikun e drogës. Ekspertë të Marinës Ushtarake Detare, deklaruan dje për “Telegraf”, se kanale me gjerësi e thellësi të tilla si ky që po hapet në Karavasta, janë baza ankorimi dhe kanale lundrimi e dalje funksionale mjetesh motorike në det, sidomos lehtësisht për gomonet dhe skafet me kapacitete deri në 3-4 ton ngarkesë! Sipas “ekspertëve” të trafikut të drogës, thuhet se mjedisi i pyllëzuar në këtë lagunë është një terren maskimi efikas për këtë trafik, ndaj dhe gërmimet për kanalin, po futen mes pyjeve me trajektore për dalje ilegale e të “qetë” në det! 
box
Laguna mbrohet prej 22 vitesh nga Konventa Botërore “Ramsar” 
Laguna e Karavastasë si zonë qendrore e Parkut Divjakë-Karavasta, mbrohet që prej vitit 1995, si objekt natyror “Ligatinë” me rëndësi e vlera botërore. Laguna e Karavastasë është identifikuar dhe përcaktuar, si Zonë Parësore e Biodiversitetit (Key Biodiversity Area), zonë Emerald dhe një biotop CORINE, klasifikime që përcaktojnë rëndësinë ndërkombëtare të kësaj zone, për ruajtjen e diversitetit biologjik.
box
OJF-ja “OMP”, grupi që po gërmon në Karavasta
Grupi që po gërmon kanalin dhe që po shkatërron mjedisin në Lagunën e Karavastasë është një OJF me logon “OMP”. Kush është ky grup? A ka leje për ndërhyrje dhe ndërtime në lagunë? A është i licencuar? Ndërsa në bashkinë e Divjakës, nuk të japin asnjë përgjigje për këtë skandal-krim të rëndë mjedisor që po bëhet lirshëm kundër Florës dhe Faunës në këtë zonë, por edhe ndaj akuzës, se kanali po hapet si “bazë nisje” e skafeve të trafikut të drogës, mësojmë se në Prokurorinë e Lushnjës ka nisur hetimi dhe po verifikohen dokumentet e OJF-së me logon “OMP” e cila ka çuar ekskavatorët dhe po shkul lagunën, për të verifikuar nëse kjo OJF po kryen akt humanizmi për kushtet e Pelikanit Kaçurel (siç deklaron), nëse po krijon bazën e një biznesi peshku, apo nëse po ndërton “folenë” e një ushtrimit të një trafiku droge, siç thonë burimet e specializuara, të cilat prej 4 muajsh kanë njoftuar edhe kreun e qeverisë! Drejtuesit e OMP thonë se kanë leje 10-vjeçare për aktivitet jo-fitimprurës? Dakord, po me kanalin, çfarë kanë xhanëm? Sipas programit që kanë si OJF, nuk rezulton të jenë as ndërmarrje bonifikimi, as repart xhenier, as fermerë shpendësh, as peshkatarë, as gjuetarë e as kultivues peshku e ngjalash! E vetmja gjë, që mund të bëjnë ata në lagunë si OJF mjedisore është kjo: Të shkojnë të monitorojnë se kur vijnë pelikanët, si sillen, si ushqehen, nga çfarë rrezikohen, kur dhe ku krijojnë foletë e lëshojnë vezët dhe kur dalin zogjtë e tyre! Por jo t’u hipin ekskavatorëve e të hapin kanale lundrimi, me thellëlsi e gjerësi sa Kanali i Korfuzit, apo të thajnë laguna e këneta, si ish-diktatura në vitet 1945-‘50!
Sigal