Gjergj Mandreja: Rrësheni nuk ka vend për varreza

542
Sigal

Ka vite e vite që ka lindur
nevoja që sipërfaqja e tokës së varrezave të Rrëshenit në rrethin e Mirditës
duhet të ishte zgjeruar por jo nga qytetarët, por nga fondet e veçanta të
qeverisë nëpërmjet ministrisë së linjës, po me sa duket, ministria e Pushtetit Lokal
ia ka lënë qytetarëve iniciativën, që për varrimin e të afërmëve të tyre ta
blejnë tokën vetë, siç po ndodh aktualisht në këtë komunitet të varfër
verilindor, thuhet nga burimet kofidenciale. Ka disa kohë që në varrezat e
Rrëshenit mungojnë hapësirat për varrimin e qytetarëve të kësaj njësie vendore.
Ka kohë që në vijimësi që kryetarët e bashkive me kërkesat e tyre të drejtuara
ministrisë përkatëse të pushtetit vendor për akordimin e një fondi për blerjen
e një sipërfaqe toke për t’iu bashkëngjitur tokës aktuale të varrezave, por
deri më tani këto kërkesa kanë rënë në vesh të shurdhër, thonë burimet nga kjo
bashki. Po nga i njëjti burim mësojmë se ky fond është kërkuar në çdo vit e në
vijimësi që nga viti elektoral 2001 kur kryetare e kësaj bashkie ka qenë znj. Marie
Biba dhe të gjithë pasardhësit e saj. Shkaku i këtyre kërkesave të vazhdueshme
është bërë, me qëllim për të bërë parapritjen e mungesës së  tokës e të tregtisë së saj, që po ndodh tani,
kur familjarët e Rrëshenit kanë filluar të blejnë tokë për të varrosur të
afërmit e tyre. Ky treg sapo ka filluar, me blerjen e tokës me një çmim prej
5000 lekë m2, e përveç tokës blerësit i duhet që sipërfaqes së blerë t’i bëjë
shpyllëzimin dhe rrafshimin për ta bërë të përshtatshme për hapjen e varrit. Sot
qytetarët e Rrëshenit ndjehen të frikësua e të trembur nga vdekja e të afërmve
të tyre, sepse u duhen shuma të mëdha parash për të blerë tokën dhe për përgatitjen
e saj për varrim. Ka shumë kohë që shteti nuk ka investuar, që nga viti 1990. Edhe
pse papunësia është në kulmin e saj, çdo familjar i Rrëshenit është i detyruar
të varrosë të afërmin e saj pavarësisht kostos që ka. Kryeministri i vendit,
zoti Edi Rama duhet të ndërhyjë sa më shpejt, sa nuk është ende vonë, pasi ky
problem është aktual dhe në fillimet e tij dhe zgjidhja e saj është emergjente
dhe e domosdoshme për të eliminuar tregun e tokës para se kjo të bëhet masive, duke
akorduar një fond të mjaftueshëm që nuk do i duhet më shumë se sa shpërblimi i
ekipit kombëtar. Ecejaket e drejtuesve të bashkive që ndërrohen periodikisht, duhet
të jenë më të ndjeshëm e më të përgjegjshëm për racionalizimin e sipërfaqes së
varrezave, që deri më tani iu ka munguar sistemimi i parcelave dhe rreshtave më
mire, me qëllim kursimin e tokës pasi varrezat janë vendosur pa planifikim dhe
në mënyrë të çrregullt, siç thuhet si kërpudhat pas shiut dhe kjo ka ndodhur
pas vitit 1990.