Gëzim Liojdia: Shpellat e Velçës

1148
( Vijon nga numri i kaluar )

Koordinatat gjeografike të ekzistencës së tyre janë 40 19′ 12″ dhe gjatësi 19 40 ’56”

4. Në Shqipëri, banimet më të hershme janë vërtetuar në shpellën e Velçës Vlorë .

Përse bëjmë të ditur argumentimin shkencor të kryer nga arkeologët? Krahas legjendave që qarkullojnë për jetën dhe mitet e ndërtuara në kohëra të ndryshme, mendimi shkencor është më i kualifikuari për të sjellë argumente rreth jetës së banorëve në ndërtesat e shkëmbit. Ndërtesat në shkëmb i gjejnë edhe në dy qytete antike siç është Amantia dhe Oriku. Në Amantia gjenden brenda zonës të njohur si “kala” në Orik, në anën jugperëndimore të njohura me emërtimin: “kompleksi i banesave”. Në Shqipëri, banimet më të hershme janë vërtetuar në shpellën e ……më parë si në Velçë të Vlorës ose rastësisht në rrethet e tjera të vendit”, …thuhet në vëllimin e parë të Historisë së Shqipërisë. Ky nuk është njoftimi i parë historik. Sipas botimit të vitit 1959 vëllimi i parë i Historisë së Shqipërisë, dhe të vitit 1965, vëllimin e dytë si dhe botimit maket 1973. Në vitin 1977, ky botim për shpellat dhe jetesën në këto vendbanime të lashta thotë: “Jeta në vendin tonë gjatë neolitit u zhvillua në kushte shumë të përshtatshme natyrore. Klima e ftohtë dhe e lagësht e paleolitit, e cila kishte filluar që në mezolit t’i lëshonte vendin një klime më të butë, tani merr pak a shumë karakterin e klimës së sotme. Si rrjedhim edhe flora e fauna, thuajse nuk ndryshojnë prej asaj të ditëve tona. Këto rrethana të favorshme natyrore ndihmuan që vendi ynë gjatë neolitit të arrijë në një nivel të lartë zhvillimi ekonomik dhe kulturor për atë kohë. Njeriu nga skllav i natyrës, siç ishte në paleolit, shndërrohet tani pak e nga pak, në zotërues i saj. Në këtë kohë lindin e zhvillohen forma të ndryshme të veprimtarisë prodhuese të njeriut, të cilat me plot të drejtë mund të merren si zanafilla e degëve të veçanta të ekonomisë dhe të përparimit teknik e kulturor të shoqërisë së sotme. Të tilla janë bujqësia e blegtoria, prodhimi i qeramikës, tjerrja dhe endja, teknika e ndërtimit të banesave etj. Përsoset në këtë kohë edhe teknika e punimit të veglave prej kocke dhe prej guri. Hyn në përdorim të gjerë dhe bëhet karakteristike për epokën dhe teknika e lëmimit të gurit. Nga fundi i neolitit (eneolit), për të parën herë dalin dhe veglat e objektet prej bakri, të cilat shënojnë dhe fillimet e metalurgjisë në vendin tonë.Në këto periudha të largëta, të prehistorisë, vendbanimet i ndeshim zakonisht nëpër tarraca lumore, pranë burimeve ose në vende me toka pjellore dhe të pasura me pyje, që strehonin shumë kafshë të egra. Por krahas këtyre, vazhdonin të shërbenin si vendbanim edhe shpellat (shpella e Velçës, e Trenit, e Konispolit, e Blazit etj.). Banesat paraqiten dy llojesh: në formë gropash nëndhese (Cakran) dhe të tilla të ndërtuara drejt mbi tokë (Maliq, Kamnik, Kolsh etj.) Zakonisht këto kishin planimetri drejtkëndëshe dhe ishin një ose dy dhomëshe. Muret e tyre thureshin me thupra ose me kallama dhe lyheshin pastaj me baltë në njërën ose në të dy faqet e tyre. Dyshemetë ishin gjithashtu prej balte në disa raste ato vendoseshin mbi shtroje trarësh për të izoluar lagështirën.

5. Kultura e neolitit të vonë të Velçës, që i takon mijëvjeçarit III p.e.re
Lugina e lumit të Vlorës ruan në brendi të vet thesare të pashpallura, që janë thinjur nga ciklet e gjata të stinëve, në muzgje të kohërave. Në rrjedhën e kësaj lugine gjenden disa qyteza ilire, që kanë njohur qytetërime, madje kanë pasur zhvillime të fuqishme siç është kryeqendra Amantia Cerja, Olympja (Mavrova), shpella e shkruar e Lepenicës dhe shpellat prehistorike të Velçës. Shpellat e Velçes i përkasin kulturës së Neolitit të vonë të mijëvjeçarit III p.e.s. Për kërkimet arkeologjike dhe kulturën që ka ekzistuar në këtë zonë, na jep një informacion të bollshëm Dr.Prof. M. Korkuti, i cili ka studiuar shpellën e Lepenicës, që gjendet rreth 10 km në vijë ajrore si dhe në përgjithësi për artin shkëmbor në Shqipëri: “Piktura e Lepenicës”. “Lugina, shkruan ai, nga pikëpamja arkeologjike, është ende e pa studiuar në mënyrë te mjaftueshme. Në vitet 30 të shek. XX u bënë kërkime në shpellat prehistorike të Velçes, (Mustili 1954-1955). Nga sa mund të gjykojmë nga njoftimet paraprake, që janë dhënë nga disa materiale, që ruhen në muzeun historik te Vlorë dhe nga fragmente që kemi patur mundësi t’i mbledhim mbi sipërfaqen e vendbanimit shpel¬lor, kultura e Velçës i takon neolitit të vonë e lidhet në kohë me kulturën e Maliqit (Prendi, 1976). Epoka e bronzit dhe ajo e hekurit, në luginën e Shushicës, janë të njohura nga zbulimet e bëra në tumat e Vajzës, lënda arkeologjike e të cilave ka tipare të qarta të kulturës ilire (Prendi, 1957). Edhe gjatë periudhës qytetare e më pas kjo luginë ka qenë banuar pandërprerë. Qyteza e Mavrovës (Olympe), kalaja e Çerjes dhe qyteti i rëndësishem ilir i Amantias janë dëshmi të zhvillimit dhe të nivelit të lartë, që arriti kultura qytetare ilire në këtë zonë (Anamali, 19-7′). Kultura e neolitit të vonë të Velçës, që i takon mijëvjeçarit III p.e.re, karakterizohet para së gjithash nga një qeramikë e pikturuar e cilësisë së lartë, traditë e cila, në një mënyrë ose në një tjetër, duhet të këtë ndikuar qoftë në kohën e vet, qoftë edhe në traditën e mëvonshme të banorëve të epokës së bronzit (d.m.th. te mijëvjeçarit II p.e.re), kulturën materiale të të cilëve e gjejmë në tumat e Vajzës (Prendi 1957). Afërsitë stilistike, që ka piktura jonë me ato të zbuluara në Verdi Rock, në Valtellina në Porto Ba¬discos, si edhe atë të Zhlijebi, gjithashtu edhe afërsia territoriale e saj me Velçën e Vajzën nga ana tjetër, janë tregues të rëndësishëm, që na japin të drejtën të shprehemi se piktura e Lepenices është një krijim i rrallë i artit të vonë prehistorik, që duhet të jetë bërë gjatë neolitit të vonë dhe neolitit, d.m.th, gjatë mijëvjeçarit III p.e.re, konstaton Dr.Prof M. Korkuti. Si përfundim, konstatimi edhe sipas autorëve të tjerë, të cilët shprehen se: “Shpellat e Velçës i përkasin kulturës së Neolitit të vonë të mijëvjeçarit III p.e.s. është shkencërisht i bazuar. Kompleksi i shpellave të Velçës shtrihet në një masiv shkëmbor ku ato qarkohen në largësi jo shumë larg njëra tjetrës. Ky shkëmb masiv që zë një sipërfaqe të konsiderueshme, përbëhet nga shtresa më ngjyrë të kuqërremtë, sipër ka një mbulesë shkurore. Shpellat qarkohen rreth perimetrit të shkëmbit. Sipas shënimeve të Prof. Piero Marcone (shkrime prill 1937), kjo shpellë duhet të ketë qenë banesë 1000 vjet para Krishtit. Shpellat e Velçës duke radhitur kompleksin e tyre: shpella e Bushit, shpella e Prezaranit, shpella e Skotës etj, janë vendbanime të lashta të banorëve autoktonë. Katundi Velçë ka pasur një emërtim tjetër që lidhet më shpellat. Po aty nga vitet ’30 nga një regjistrimi i qeverisë së kohës, ky fshat emërtohej: Nr 21- Velçë-Shpella”, emërtim ky që do t’i shkonte më tepër këtij fshati në ditët tona, se sa një emërtim sllav. Me këtë kulturë e histori dëshmohet qartazi se asimilimi, që është synuar nga armiqtë e kombit nuk do të mund të realizohet. Dëshmi të këtilla mbeten të shkruara në shkëmbinjtë tanë. Sllavët dhe pushtuesit e tjerë, që qëndruan me shekuj në këto troje ndryshuan emrat e vendbanimeve, besimet, por nuk arritën dot të mbyllin apo të shkatërrojnë gojët e shpellave, sepse do t’u duhej të shkatërronin gjithë shkëmbinjtë e këtij vendi.

Referenca
Cardini, L. 1938. Recenti Scavi dell’Istituto Italiano di Paleontologia Umana alla Barma Grande di Grimaldi. Archivio per l’Antropologia e la Etnologia 68:385-9.
Cardini, L. c.1939. Culture paleolitiche della Grotta S. Croce a Bisceglie (Bari). In: Atti della Società Italiana per il Progresso delle Scienze: 28• Riunione, Pisa 1939: 85.
Karen Francis, Institute of Ëorld Archaeology, University of East Anglia, Norëich,
Dr. Prof M. Korkuti:”Piktura e Lepenicës””.Arti shkembor ne Shqiperi”.
Vëllimi i parë i Historisë së Shqipërisë..Në vitin 1959 u botua në Tiranë vëllimi i parë i Historisë së Shqipërisë, vëllimin e dytë, doli më 1965, përbën u botua si maket në vitin 1973.
Sigal