Gerjola Çaushi/ Realitete shqiptare me pronën private

883
Për një shtet demokratik shenjtëria e pronës private dhe e drejta e menaxhimit të saj nga pronarët legjitimw duhet të ekzistojë përpara çdo të drejte tjetër. Ky nuk është një përfundim që mund të nxjerrin individë apo grupe të caktuara shoqërore, por një tregues real i zbatimit të një prej shtyllave kryesore të lirive e të drejtave të njeriut, siç është çështja e pronës private. Gjysma e dytë e shekullit që sapo lamë pas konfirmoi rentabilitetin e menaxhimit të pronës private, në krahasim me pronën shtetërore atje ku u aplikua, në perëndim dhe në anën tjetër falimentimin tërësor të krejt superstrukturës që mbështetej mbi menaxhimin e pronës së grabitur ‘me zjarr e hekur’ nga regjimet e ndryshme që kanë vepruar sa ideologjikisht dhe praktikisht kundër interesave të individit. Mirëpo duhet thënë gjithashtu se administrimi i pronës private dhe rishpërndarja e të ardhurave të siguruara prej menaxhimit të saj ka përcaktuar jo vetëm rendin shoqëror por edhe spektrin politik të një shoqërie. 

Praktika perëndimore

Nëse i referohemi konservatores së shquar angleze, Theçer se ‘socializmi e komunizmi janë njëlloj të rrezikshëm për njerëzimin’ duhet pohuar se spektri i majtë i politikës kërkon kontroll më të madh të shtetit mbi ekonominë dhe mbi pronën private. Ndërsa të djathtët mbështesin idenë e një ekonomie të tregut të lirë e liberal, me një ndikim sa më të vogël të shtetit mbi ekonominë e veprimtarinë private, të shprehur qartë në platformën e Presidentit Regan, i cili shumë kohë më parë ka pohuar se: “paratë në xhepin tuaj administrohen më mirë dhe më me rentabilitet nga ana juaj sesa nga shteti”. Shoqëritë perëndimore kanë nënshkruar një sërë ligjesh e konventash që përcaktojnë jo vetëm shenjtërine e pronës private, por edhe mënyrën e krijimit e administrimit të saj. Nëse i referohemi Kushtetutës së Shqipërisë përsa i përket krijimit të pronës private tre janë rrugët legale e në përputhje me liritë e të drejtat themelore të njeriut të nënshkruara e ratifikuara nga institucionet shqiptare: Krijimi i pronës private me blerje trashigim, apo përmes dhurimit. Shteti ka të drejtë të fillojë të ngrejë objekte sociale mbi pronën private vetëm kur të ketë shpërblyer pronarin e ligjshëm me vlerën e plotë të tregut të pronës së shpronësuar për nevoja të publikut. 

Prona, sfida aktuale

Nëse shteti shqiptar dhe institucionet ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri synojnë realisht demokracinë, ato duhet të luftojnë për të çrrënjosur komunizmin, kleptokracinë dhe mafien grabitqare të tokave turistike duke respektuar nenet e Kushtutës së RSH. Zgjidhja e drejtë nuk mund të lerë të pakënaqur të gjithë, pra pronarin e mbetur duarbosh, por edhe grabitësin, shkelësin e ligjit dhe qytetarin që ka përfituar padrejtësisht duke shkelur ligjet në fuqi dhe duke pushtuar një tokë që i përket pronarit. Zgjidhja e drejtë nënkupton që secili të gëzojë pronën e tij. Që të zgjidhet ngërçi i pronës është i domosdoshëm një konsensus mbarëkombëtar, ku të pranohet se zgjidhja e kwtij problemi i takon shtetit dhe ajo duhet të bazohet në kthimin fizik dhe juridik të pronës. Duke mos qenë pronar, por posedues i dhunshëm i pronave të shtetëzuara nga diktatura, struktura shetërorë kanë vepruar duke e tjetërsuar pronat. Demokracia fillon me pronën që duhet të kthehet me ligj. Në të gjitha kohërat dhe në çdo vend është zbatuar parimi i të drejtës së pronësisë dhe i të drejtës së përdorimit. Pra sot qytetari ka nevojë të ketë shumë më tepër të drejta sesa deri më sot. Para se sa të ketë nevojë për punë, për bukë, për ushqim, për banesë, qytetari ka nevojë të ketë të drejta politike. Problemet e pronësisë tek ne janë bërë “çorap” mes pronarëve të tokave, mes anëtarëve të së njëjtës familje që trashëgon tokë të ndërtuar (terren) apo tokë tjetër që ndërfutet mes terrenesh. Nuk kuptohet se ku është hapësira publike në shumë lagje qytetesh dhe ku është prona private. Pastaj ndërtuesit me hapësirat e blera ose që pretendojnë se janë të blera kanë zgjeruar dhe zgjerojnë tokën nën kontroll pa asnjë pengesë ndonëse padrejtësisht. Blerësit e apartamenteve, qytetarët e thjeshtë, nuk e dinë dot asnjëherë dhe në asnjë rast pothuajse, se deri ku është trualli që iu takon si pronë kolektive bashkë me ndërtesën ku banojnë. Kush i di kufijtë e pronës urbane, hapësirat që vihen në pronësi të banorëve të ndërtesave të banimit? 

Dyzimi i pronës

Toka vazhdon t’iu njihet pronarëve të dikurshëm, apo në kombinim me ta iu njihet ende pronarëve dhe ndërtuesve që i kanë shitur de facto apartamentet e banimit, kurse blerësit e apartamenteve pasi i kanë paguar deri në një, qëndrojnë ende në një “mall pa zot”. Pronarët e tokave që janë kthyer në terrene ndërtimi në mjaft raste edhe e kanë shitur tokën e tyre, por edhe vazhdojnë të mbeten pronarë të saj sa kohë që blerësit e apartamenteve nuk kanë ende hipotekë. Duke mos pasur të drejtat e pronësisë qytetarët nuk mund të veprojnë si komunitet. Të drejtat e tyre kolektive anë fare të pazhvilluara. Ndërkohë ruajtja e parametrave urbanë në ndërtimet e reja duhet të ishte një çështje që do t’iu takonte këtyre komuniteteve qytetare. Pra mund të pohohet se demokracia lokale nuk është njësoj si ajo që organizohet në hapësirën publike kombëtare. Ajo nuk bazohet te individi i atomizuar, por te komunitetet e lagjeve, e shkallëve, e zonave me identitete të shoqërore, territoriale dhe kulturore të spikatura. Një pjesë e territorit të vendit është rivlerësuar realisht nga vetë zhvillimet e këtyre njëzet viteve. Toka dikur bujqësore janë kthyer në hapësira ndërtimi, plazhe, zona urbane, hapësira industriale, etj. Por, ato në thelb kanë mbetur komuna rurale pa mundësi reale për të kontrolluar hapësirat e territorit që dikur mbillej me grurë, misër a me qepë, e tani mban sipër tij miliarda euro investime urbane. Ashtu sikurse pwrvoja na tregon, demokracia lokale nuk është njësoj si ajo që organizohet në hapësirën publike kombëtare. Ajo nuk bazohet te individi i atomizuar, por te komunitetet e lagjeve, e shkallëve, e zonave me identitete të shoqërore, territoriale dhe kulturore të spikatura. Një pjesë e territorit të vendit është rivlerësuar realisht nga vetë zhvillimet e këtyre 25 viteve tranzicion. 
Sigal