Gazeta Telegraf/ Memush Habibaj: Vërmiku, emblemë e Kurveleshit

1176
Sigal

Fshati Vermik është
një nga 13 fshatrat përbërës të krahinës së Kurveleshit dhe konkretisht të atij
të Sipërm

 

Toponimet e huaja në fshatin
Vermik, kuptimet dhe shpjegimet e tyre

MEMUSH HABILAJ

Fshati Vermik është një nga 13 fshatrat përbërës të
krahinës së Kurveleshit dhe konkretisht të atij të sipërm, ndodhet në distancën
58 km në jug-lindje të Vlorës. Ky fshat është i vendosur midis 2 vargmalesh-
vargmali i Gribës (në malet e Tartarit dhe Këndrevicës) në veri dhe në lindje,
dhe vargmali i Çipin-Pleshovicë-Këbuz në perëndim dhe jug. Midis këtyre dy
vargmalesh shtrihet lugina e ngushte ku rrjedh lumi i Vermikut(dega e djathtë e
Shushicës) dhe ku është vendosur edhe fshati me këtë emër. I regjistruar në dokumente
fshati Vermik për herë të parë figuron në vitin 1431m në bazë të regjistrave të
kadastrës turke që u përgatitën menjëherë pas pushtimit osman. Fshati është I
regjistruar me emrin VERVENIK, dhe
kishte 35 shtëpi, ishte në përbërje të vilajetit të Kaninës (Vlorë)- Dokumente nga arkivat e perandorisë Osmane, mbi regjistrimet në Shqipërim
viti 1431, Libri II, Timari 75-144 A-II në ATH
. Emri I fshatit është
me origjinë sllave, ashtu siç janë dhe shumica e fshatrave të Kurveleshit dhe të
lumit të Vlorës, si dhe shumica e emrave të vendeve, maleve, lumenjve, luginave
dhe vendeve të ve
çanta të këtyre zonave,emra që janë ruajtur të pandryshuar deri më sot. Në mënyrë
të vetëdijshme lind pyetja: -Pse kjo shumicë e madhe toponimesh me origjinë
sllave, në kohën kur në mesjetën e hershme sllavët kaluan nëpër Shqipëri në
formën e një dallge invazioni, pa ngritur ngulmime ose vendbanime të përhershme?
Mbretëritë sllave kanë qenë jetëshkurtra dhe nuk kishin kohë dhe kushte që të
linim mbrapa një varg pambarim toponimesh që mbulojnë çdo krahinë e çdo fshat.
Perandoria Romake sundoi pa ndërprerë pesë shekuj në vendin tonë dhe nuk la
mbrapa asnjë toponim latin, po ashtu Perandoria Turke gjatë 5 shekujve jo vetëm
që nuk vuri emërtime turke, por nuk ndryshoi toponimet sllave që gjeti. Dhe ato
ende vazhdojnë që prej Mesjetës të përdoren te pandryshuara.

Ku qëndron çelësi i kësaj enigme?

 Një përgjigje të motivuar rreth kësaj enigme
na jep historiani Zhan Klod Faverial në librin e tij: “Historia e Shqipërisë”-
kapitulli 18, faqe 117-118 ku citohet:

…”Çfarë bëjnë bullgarët kur arrijnë në Vollga?Marrin në mbrojtjen e tyre
ata që përndiqeshin prej Grekëve. Me anë të politikave të zhdërvjelltë, u
vetshpallën mbrojtës të të gjithë popullsisë iliro-romake, dmth. të shqiptarëve,
vllehëve, thrakasve…Nga kjo vjen si rrjedhojë që të gjejmë emra bullgaro-sllavë
në Shqipëri dhe në vende të tjera, ku nuk ka pasur kurrë popullsi
bullgaro-skllave. Pasi atëkohë emrat bullgaro – sllavë ishin ashtu si janë sot
pasaportat greke. Për të gëzuar proteksionin, me të cilin bullgarët ishin dorëlëshuar,
siç janë sot grekët për pasaportat e tyre, mjafton të kishe, të merrje, të
ktheje në gjuhën bullgaro-sllave emrat që shqiptarët, vllehtë dhe thrakët, u
kishin dhënë vendeve të tyre, fshatrave, maleve dhe lumenjve, secili sipas gjuhës
së ti
j..” 1
Kështu që emërtimet
e vendeve sipas gjuhës sllave-bullgare në shekujt VII-VIII të vendosur në
rrethana të kushtëzuara historike morën të drejtën e qytetarisë, u regjistruan
nëpër anale, arkiva e hipoteka dhe mbetën të pandryshuar deri më sot. Pra,
pavarësisht se bullgaro-sllavët nuk krijuan ngulime në Shqipëri, me veprimtaritë
politiko-ekonomike të tyre ata krijuan kushtet e krijimit të një toponomie shumëshekullore
e të gjithanshme në Ballkan. Duke e gjetur të gatshme këtë situatë shumëshekullore
pushtimi turk e quajti të mirëqenë dhe nuk bëri asnjë përpjekje për ndryshim,
sepse do të sillte ndryshime drastike në hipoteka, arkiva etj. Fshati Vermik,
ashtu si edhe fshatrat e tjerë, përmban një numër të madh toponimesh me origjinë
bullgare-sllave, më shumë mbizotëron gjuha bullgare dhe pjesa tjetër zihet nga
gjuha serbe. Shpesh herë të dyja gjuhët janë identike për të njëjtin toponim
dhe nuk mund të bëhet identifikimi i plotë i origjinës. Me kalimin e kohës emërtimet
kanë pësuar ndryshime nga përdorimi në breza, vetë gjuhët bullgare, serbe, dhe
shqipe kanë evoluar dhe shumë emërtime nuk u gjendej kuptimi fillestar dhe e bën
të padeshifrueshëm toponimin. Në këtë shkrim jam përpjekur të zbërthej dhe t’u
jap kuptim një pjese të toponimeve të fshatit të Vermikut, në mënyrë që të jenë
të qarta, kam shoqëruar me shpjegime shumë emërtime vendesh që në breza janë
pranuar si emërtime nga gjuha e vendit dhe që nuk kanë ndryshuar në shekuj.

EMËRTIMET
E FSHATIT VERMIK:

Vermik-
deri në vitet 1920, shkruhej në
dokumente, sidomos ato turke –VERNIK

Vervenik– emërtimi i vjetër bullgaro-sllav. Emërtimi përbëhet nga
dy fjalë me rrënjë bullgare dhe serbe në të njëjtën kuptim:

1.     
Vjerh….sipër, lartë, përpjetë, rrjedha e sipërme e një lumi.

 Do të thotë që fshati është vendosur në pjesën
e

 sipërme të lumit ose të grykës ku ndodhej

 praktikisht.

2.     
Vjernik….
.njeri i besës, besnik, besimtar. Ndoshta shkak ka qenë

 Manastiri në fshat ku rrinin besimtarët ose
edhe

 mundësia e njerëzve
besnikë, të besës.

Duk bashkuar rrënjët e fjalëve del emri: VERVENIK-
Besnikët e sipërm, besimtarët e sipërm
.
( Ata që banojnë në pjesën
e sipërme të zonës, të grykës, të luginës, të rrjedhës së lumit) Në këtë mënyrë
banorët e zonave më të ulta kanë thirrur banorët e pjesës më të sipërme të
luginës së lumit të Smokthinës (Vermikut). Shprehja e kundërt për të treguar
banorët e zonave të ulëta, përdoret edhe sot në fshatrat e Kurveleshit në formën
“Poshtarakas” dmth që jetojnë poshtë, në zonat e ulëta. Pretendimi se emri Vermik vjen nga togfjalëshi “ Verë për
mik”, në mes të aq shumë toponimesh bullgaro-sllave në fshat dhe në krahinë nuk
ka asnjë bazë dhe nuk qëndron. Meqenëse kthimi i emrave në gjuhën
bullgaro-sllave ndodhi në shekujt VII-VIII të erës sonë, del që vetë fshati është
shumë më I hershëm se kjo kohë. Për toponimet para kësaj periudhe nuk ka të dhëna.
Me rënien e mbretërve bullgarë e serbë në shekujt e mëvonshëm, nuk vendosën më
emra në bazë të gjuhës bullgaro-sllave në Shqipëri. Fshatrat me emërtime jo sllave
janë të formuara shumë vonë, pas tërheqjes së mbretërive bullgaro-sllave. dhe përmbajnë
toponime të gjuhës shqipe ose turke dhe jo në gjuhën bullgaro-sllave.

Vazhdojmë
më poshtë me shpjegimin e një sërë toponimesh të fshatit Vermik:

BODERR……(bullgarisht, serbisht), trim,
i zoti, i fortë. Kështu quhet kalaja e Vermikut në shpatin veri-perëndimor të
malit të Çipinit të vogël. Ka kuptimin e vendit të trimave, dmth të banorëve të
Vermikut që kanë mbrojtur këtë kala qysh nga shek. IV para erës sonë.

 

BRAN…….. ( bullgarisht, serbisht)- vend luftimi, fushë beteje. Vend
ku

 mund të ketë
ndodhur ndonjë luftim. Eshtë rruga që lidh stanet e Pleshovicës me luginën e
lumit të Vermikut.

 

ÇIPIN……… (bullgarisht, serbisht), mal me cepa, në formë kunjash.
Varmal i përbërë nga Çipini i madh në perëndim të Vermikut.

 

ÇIPEC… ..(shipest, bullg) – tokë me gjemba, arë e vogël në
fshat.

 

GËRCICA………..(bullg) – lule e verdhë, vend me zallishte me
ledhe e korije, mbi fshat.

GOLEMIDOV …(bullg, serb) – gryka e Golemidovit, do të thotë
gryka kryesore gryka më e madhe, është gryka në mes të dy maleve çipin.

GRIBA……(bullg) – kërpudhë, mali i kërpudhave, vargmali në
veri dhe lindje të fshatit.

IZVOR …….(bullg)- burim , gur, dalje uji.

KIKA ………..(bullg, serb) – gërshet, bishtalec, topuz flokësh.
Majë, qafë, dhe shpellë mbi fshat.

KREMENIKË ………………(bullg) – strall, përroi i Kremenikut, përroi i Strallit,
përrua i madh në fshat që buron nga gryka e shkallës dhe që mbledh ujërat që
vijnë nga Griba dhe Këndrevica dhe që përfundojnë në vendin e quajtur, buza e
Gjone.

KËBUZI………. (bullg – vargmal, mal në juglindje të fshatit
midis Nivicës dhe Gusmarit.

KËNDREVICA …….(bullg) – mali që sundon, mali më i lartë, mal i mprehtë.
Mal në vargmalin e Gribës, në lindje të tij, mali në krahinën e Kurveleshit
(2122 m) në linjde të Vermikut.

KËLECE…….. (serb) – vend i gërryer, i copëtuar. Vend në shpatet
Lindore të Çipinit të madh.

KUNJOVA…………… (bullg, serb) – mali i Kunadhes

Ka edhe toponime të tjera të gjuhës bullgaro-sllave, më
pak të rëndësishme e më pak të përdorshme në fshatin e Vermikut, mendoj se këto
janë më kryesoret që përdoren praktikisht edhe sot, duke filluar që nga shek. i
7-të. Ato mund të kenë pësuar edhe ndryshime në shqiptime dhe përkatësisht
konkrete, sepse flitet për një periudhë prej 14 shekujsh, kohë që ka vepruar
mbi këto toponime, por që në themel kanë ruajtur strukturën e shqiptimit dhe
kuptimin objektiv të emërtimeve. Me braktisjen e fshatit detyrimisht do të
humbasin edhe shumica e këtyre toponimeve, do të mbeten ato që kanë vlera
gjeografike ose historike, madje dhe ekonomike që natyrisht do të jenë pak.
Pasardhësit e fshatit ndofta do të vendosin emra të rinj.