Gavrosh Levonja: Një samit i Ramës për Ramën

649
Sigal

Një samit i Ramës për
Ramën


Gavrosh Levonja


Gazeta Telegraf/


Për kontributin e diasporës në zhvillimin e
vendit është folur që në fillimet e viteve 90-të. Herë pas here, përfaqsues të
qeverive të ndryshme të Shqipërisënuk kanë munguar të bëjnë përpjekje për të
angazhuar personalitete të njohur të diasporës, kryesisht nga bota e biznesit.
por edhe figura nga qarqet intelektuale të saj pa përmendur individë që kanë
lidhje me qarqet politike në vende të ndryshme ku nuk mungon dhe ndikimi mbi
to.  Madje, presidenti Berisha i atyre
viteve nuk mungoi të shprehej se “uronte qe presidenti i ardhshëm i Shqipërisë,
të ishte një përfaqsues i diasporës. Mirëpo, qoftë nga mosnjohja në thellësi e
diasporës, por edhe si pasojë e mënyrës si u zbatua ekonomia e tregut dhe
demokracia në Shqipëri, kontributi i diasporës mund të thuhet se mbeti në
përmasa minimale. Edhe ato c’ka u realizuan ishin më shumë fryt i nismave
individuale të përfaqsuesve të diasporës se sa realizime të bazuar në plane e
projekte të qeverive të radhës. Në një shikim të parë dhe nisma e kryeministrit
të radhës, Edi Rama, për mbajtjen e një samiti të diasporës në Tiranë është për
t’u vlerësuar, me shpresën se mund të shërbejë për ndreqjen gabimeve të
mëparshme duke sjellë një ndryshim të dukshëm lidhur me angazhimin e
shqiptarëve që jetojne jashtë, ku nuk mungojnë dhe ata që kanë pozita të
lakmueshme në vendet ku jetojnë e punojnë. Por, duke u njohur me mënyrën e
organizimit të këtij samiti, nuk ka si të mos lindin dyshime përsa i përket
suksesit në raport me objektivin e tij. Së pari nga sa shkruhet për
pjesëmarrjen del se cilido shqiptar që jeton jashtë mund të marrë pjesë në këtë
samit, mjafton të aplikojë online në ëebsitin e krijuar posacërisht për këtrë
samit. Për mendimin tim mjafton kjo që serioziteti i kësaj nisme të
komprometohet, të paktën në aspektin e fondeve për logjistikën, ku cdo gjithcka
është në varësi të numrit të pjesëmarrësve, pa hyrë në modalitetet e zhvillimit
të punimeve të këtij samiti. Ajo që mësohet nga ëebsit-i është fjala që do të
mbajaë vetë Rama e cila nuk mund të jetë tjetër vecse një reklamë për vetveten.
Normalisht, qeveria me kohë duhej të kishte një pasqyrë të plotë të atyre
individëve, shoqatave e organizatave të shqiptarëve, aktivitetin e tyre në
vendet ku jetojnë e operojnë, cilat janë mundësitë e tyre për të kontribuar në
të mirë të Shqipërisë, sa dhe si mund të ndikojnë këto në forcimin e lidhjeve e
bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe vendeve përkatëse e kështu me radhë.  Karakteri fakultativ i pjesëmarrjes në
samitin e nëntorit të le të kuptosh se perfaqsuesit e qeverisë shqiptare ne
vende ku jetojnë shqiptarë nuk kanë informacionin e nevojshëm rreth
bashkëkombasve të tyre gjë që natyrisht është pasojë e lidhjeve të
pamjaftueshme të tyre me grupet e komunitetit shqiptar. Më ka rastisur të marr
pjesë në disa aktivitete në shtete të ndryshëm të SHBA dhe në asnjë prej tyre
nuk kam parë njerëz nga përfaqsitë diplomatike të shtetit shqiptar. Kam
përshtypjen se diplomatët e Shqipërisë, të paktën këtu, në SHBA, janë të
ndikuar nga psikologjia e vetë Ramës lidhur me qëndrimin ndaj atyre që
konsiderohen si “kundërshtarë” për të mos thënë “armiq”.  Pasojë e mungesë së informacionit është dhe
tentativa e dështuar për të emëruar një person nga diaspora si konsull por që
për arsye të cilat nuk janë bërë publike nuk i u dha agreementi nga autoritetet
amerikane. Sigurisht, që ndër aplikantët duhet të jetë dhe Bilali i famshëm i
cili I bëri një nder jo të vogël kryeministrit Rama katër vjet më parë duke
kontribuar për foton me presidentin Obama, falë shndërrimit të Ramës në
“Bilalicë”. Para se të hidhte në publik nismën për një samit mbarëkombëtar të
diasporës, kryeministri duhej të kishte bërë një analizë të hollësishme të
raporteve të shtetit shqiptar më bashkëkombasit që jetojnë në vende të tjera.
Në këtë kuadër ai duhej të kishte para një bilanc me të dhëna të sakta sa
biznese nga diaspora operojnë në Shqipëri dhe sa të tjerëve u është mbyllur
dera, sa është përfshirë diapora në privatizimin e objekteve të ndryhme, prone
publike apo shtetërore, sa janë të joshur shqiptarët e diasporës nga qeveria
shqiptare që të braktisin punët e mira që kanë jashtë për t’u kthyer në
Shqipëri, pa përmendur numrin e madh të atyre që mbarojnë shkollat jashtë dhe
mund të kthehen për të punuar në atdhe. Vec kësaj nga informacioni që jepet në
ëebsitin për samitin e diasporës të krijohët përshtypja se gjithcka është
ekskluzivitet vetëm i kryeministrisë në kohën që nuk përmendet angazhimi i
ndonjë institucioni tjetër shtetëror I cili mund të kontribuonte qoftë dhe
modestisht në një sukses të mundshëm të këtij samiti. Në këtë kontekst as mund
të bëhet fjalë edhe për një institucion si presidenca e cila nuk kishte as
informacionin më minimal mbi samitin. Duke marrë në konsideratë dhe kohën kur
është planifikuar mbajtja e samitit, në prag të përvjetorit të festës kombëtare
ka shumë mundësi që ky aktivitet do të organizohet vetëm për qëllime
propagandistike. Në këtë aspekt, duket se Rama synon ta reklamojë veten dhe si
një lider panshqiptar. Ndërkaq nëpërmjet këtij samiti ndoshta i ka vënë vetes
detyrë të “rilindë” dhe diasporën. Por, mbi të gjitha samiti i planifikuar nga
Rama do të jetë dhe një tullë në godinën e fushatës elektorale për zgjedhjet
parlamentare të vitit të ardhshëm. Të gjitha këto të cojnë në përfundimin se
edhe samiti i diasporës do të jetë i barzvlefshëm me fasadat e pallateve dhe
zbukurimet e tjera me ideator Ramën