Frank Shkreli*: Trump, të refuzojë kriminelët e luftës e të qartësojë pikëpamjet e tij për luftrat në ish-Jugosllavi

533
Sigal

 

Javën e kaluar, Donald Trump u akuzua, mbase pa të drejtë, se “kishte
kërkuar ndjesë” për ndërhyrjet që ndaluan dy herë vrasjet masive, që përfshijnë
krime të genocidit, të më shumë se 100,000 civilëve të pafajshëm në
ish-Jugosllavi. Incidenti tërhoqi vëmendjen nga kritika e hershme e zotit Trump
për fushatën e bombardimit nga NATO që ndali luftën e Kosovës, duke shpëtuar
mbase dhjetëra mijë jetë njerëzish. Për më tepër, është e pamundur të injorosh
ngurrimin ofendues të zotit Trump për të refuzuar mbështetjen nga një prej
kriminelëve më të njohur të atyre luftërave, Vojislav Seselj.

 

Si qytetarë amerikanë që u shpëtuan atyre luftërave, dhe si ish përfaqësues
të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, autorë, aktivistë të drejtash të njeriut
dhe akademikë që studiojmë shpërbërjen e Jugosllavisë dhe pasojat e saj,
deklaratat e zotit Trump për këto çështje na duken thellësisht shqetësuese.

 

Në 1999, zoti Trump ishte në favor të ndërhyrjes nga toka dhe pushtimit të
mundshëm të Serbisë, në vend të bombardimeve objektive, ndonëse jo të përkryera
të NATO-s.  Këtë verë, ai sinjalizoi se
si President nuk do të ndërhynte kur regjime dhunuese masakrojnë qytetarët e
tyre.  Është e rëndësishme të shënohet se
Boshnjakët (myslimanë) nga Bosnja dhe Hercegovina, si dhe shqiptarët nga Kosova
dhe kroatët u vunë në shënjestër dhe u vranë në mënyrë sistematike gjatë
luftërave të Ballkanit.  Për ata mes nesh
që kanë shpëtuar e që janë myslimanë, deklaratat e zotit Trump për një ndalim
të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, nëse do të zbatohej kur ishim
ne që u detyruam të braktisim shtëpitë, do të kishte sjellë padyshim vdekjen
tonë.

 

Më së fundi, ai nuk është distancuar nga Vojislav Seselj, që është paditur
për krime lufte nga Gjykata Kriminale e për Ish-Jugosllavinë.  Gjatë Luftës së Bosnje, Seselj nxiti tmerrin
në zemrat dhe mendjet e burrave, grave dhe fëmijët gjatë invazioneve të
fshatrave nga milicia e tij e dhunshme, duke kryer vrasje, përdhunime dhe
tortura, në Bosnjën Lindore.

 

Sot, Seselj është anëtar i parlamentit të Serbisë dhe besohet se do të
kandidojë për president të vendit në 2017. 
 Në shtator, Seselj ‘mirëpriti’
zëvendës-presidentin Joseph Biden në Beograd me një tubim politik shumë të
reklamuar në mbështetje të zotit Trump.   Ai u kishte bërë thirrje më herët
serbo-amerikanëve që të votonin për zotin Trump.   Platforma e tij vazhdon të përqendrohet në
retorikën e dhunshme, krijimin e “Serbisë së Madhe”, ngadalësimin e përparimit
të Serbisë drejt Bashkimit Europian dhe kërkon lidhje me të ngushta me Rusinë.   Në mënyrë të rregullt, ai djeg flamujt e
NATO-s në publik.   Ai ka shfrytëzuar gjithashtu politikisht
çështjen e pazgjidhur të vrasjes me mbështetje të shtetit të Ylli, Agron, dhe
Mehmet Bytyqi, tre shqiptaro-amerikanëve nga Kosova, të cilët u ekzekutuan dhe
u hodhën mbi një varr masiv, në 1999.

 

Me sa duket, Vojislav Seselj sheh Donald Trump si një aleat për kauzën e
tij. Zoti Trump nuk ka bërë asgjë që të refuzojë mbështetjen nga Seselj.

Për shkak se zoti Trump po kandidon për një nga pozitat më të fuqishme të
botës, përfitojmë nga kjo mundësi për ta kujtuar atë se politikat e tij do të
kishin qenë katastrofike për të gjithë Europën Juglindore.   Shtetet e Bashkuara dhe NATO vepruan si një
forcë për të mirë në këto ndërhyrje, ndonëse mbase tragjikisht vonë në Bosnje.   Vërtetë, akoma më alarmuese për ne është se
qendrimi i zotit Trump ndaj NATO-s përputhet me atë të Federatës Ruse, e cila
kundërshton NATO-n dhe zgjerimin e saj në rajon, duke përfshirë Maqedoninë dhe
Malin e Zi.   Për ata mes nesh që u kanë
mbijetuar luftërave të tmerrshme të drejtuara nga udhëheqës autokratë, admirimi
që zoti Trump ka shprehur për Vladimir Putinin është alarmues, sidomos kur
mendon angazhimin në rritje të Putinit me ata udhëheqës të Serbisë dhe njësisë
serbe të Bosnjës, të cilët refuzojnë të pranojnë përgjegjësitë për krimet e të
kaluarës, përfshi edhe gjenocidin.   Rusia
ka bllokuar në mënyrë aktive anëtarësimin e Kosovës në OKB. Shpërfillja që
tregon Putini për të drejtat e njeriut flet vetë kur shikon sulmin mbi
shoqërinë civile ruse.  Prandaj një
presidencë me Donald Trump që mban anën e Rusisë dhe të ekstremistëve të
Ballkanit nuk do t’u shërbente interesave të SHBA-së dhe mund të shtynte një
rajon edhe kështu të brishtë, drejt një krize të plotë.

 

Prandaj, bëjmë thirrje që Donald Trump të refuzojë mbështetjen nga Vojislav
Seselj, dhe deklaratat e tij të kaluara për ndërhyrjen e NATO-s në
ish-Jugollavi. Ai duhet të përqafojë politikat që shpëtuan shumë prej jetëve
tona dhe që mund të ndalojnë në të ardhmen katastrofat njerëzore.

 

Sinqerisht,

 

Ajla Delkic, Bosnian American Human Rights Advocate

 Richard Lukaj, Philanthropist and Public Policy Advocate

 Tanya Domi, Adjunct Professor, Columbia University; former Spokesperson,
OSCE Mission to Bosnia and Herzegovina

 Praveen Madhiraju, Human Rights Attorney

 Amb. (ret.) Robert L. Barry, former Head of the OSCE Mission to Bosnia and
Herzegovina

 Amb. (ret.) Richard D. Kauzlarich, former U.S. Amb. to Bosnia and
Herzegovina;

Adjunct Professor, Schar School of Policy and Government, George Mason
University

 Amb. (ret.) John K. Menzies, former U.S. Amb. to Bosnia and Herzegovina;
former U.S. Chief of Mission in Kosovo

 Shawn M. Byrnes, Senior Foreign Service Officer and chief of the U.S.
Diplomatic Observer Mission in Kosovo (1998–99) and of the U.S. Diplomatic
Mission to the Republic of Montenegro (1999–2002).

 James Zogby, President, Arab American Institute

 Kurt Bassuener, Founder and Senior Associate, Democratization Policy
Council

Ken Biberaj, Public Policy Advocate

 Mirsad Hadzikadic, Professor, University of North Carolina at Charlotte

 Valbona Karanxha, Ed.D. New Haven Public Schools, Yale University Research
Fellow

 David L. Phillips, Institute for the Study of Human Rights, Columbia
University

 Shinasi Rama, Ph.D. Clinical Professor of International Relations NYU

 Grid Rroji, Lecturer of International Relations NYU, Editor for
Bletashqiptare.com

 Gerard Toal, Virginia Tech, National Capital Region

 Samuel Totten, Professor Emeritus, University of Arkansas, Fayetteville

 Sarah Wagner, Associate Professor of Anthropology, George Washington
University

 Martin Shkreli, former Chairman of the Board for the National Albanian
American Council

 Frank Shkreli, former Eurasian Division Director of the Voice of America

 Adisada Dudic, Attorney, Human Rights Advocate, Srebrenica Genocide Survivor

 Meto Koloski, Macedonian American Human Rights Advocate

 Elmina Kulasic, Human Rights Advocate

 Steve Rukavina, Croatian American Activist 

Klara Buda, former Head of the Albanian Department of Radio France
Internationale, Paris, March 1999–2010.