Frank SHKRELI/ Qetsohuni të gjithë , 2013 nuk është 1992

568
Sigal

Është ndezur media dhe interneti, por edhe politikanët shqiptarë kanë dalw nga binarët e trenit me reagimet e tyre nga një deklarate të ditëve të fundit të ambasadorit amerikan në Tiranë, z.Aleksandër Arvizu, i cili duke komentuar mbi zgjedhjet e qershorit në Shqipëri, citohet të ketë thënë pardje në Jalw të Vlorës se:  “Zgjedhjet e 23 Qershorit, 2013 ishin historike dhe po ashtu si ato të vitit 1992, ishin shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi sollën ndryshimin”.  Po të lexosh reagimet ndaj kësaj deklarate duket sikur ambasadori Arvizu hodhi një bombë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Tani, pa marrë parasysh deklaratën e ambasadorit Arvizu, duhet të jemi të qartë, por edhe të sinqertë se Shqipëria e vitit 2013, nuk është Shqipëria e vitit 1992, në asnjë mënyrë, as nga pikëpamja e zgjedhjeve, as nga pikëpamja e asgjëje.  Sa për informacion, për ata që ndofta nuk e kanë parë Shqipërinë e vitit 1991-1992, ose për ata që me dashje dhe për dobi politike,  preferojnë të harrojnë të zezat e regjimit komunist të Enver Hoxhës, unë isha atje me delegacionin e parë e diplomatik amerikan në atë kohë dhe u garantoj se Shqipëria eksodit ndryshon me Shqipërinë e viti 1992, si dita me natën, nga çdo pikëpamje, për më mirë.

Ai qw mendon ndryshe e ka humbur busullën e arsyes dhe të gjykimit të së drejtës dhe të vërtetës. Nuk jam i sigurt se çfarë ka dashur të thotë ambasadori Arvizu me deklaratën e tij në Vlorë, por jam i mendimit se edhe ai e sheh tani se mund ta ketë thënë këtë gjë në një mënyrë tjetër dhe nuk është vonë që të thotë, “Vvhat I actually meant to say is…..”, ( ajo që në të vërtetë desha të thoja është…..). Sepse edhe ambasadorët, njerëz janë, bëjnë gabime, gafa dhe jam i sigurt se z.Arvizu e pranon se, edhe ai në kapacitetin e tij si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe më parw gjatë karrierës së tij, ka thënë gjëra që mund t’i kishte komunikuar ndryshe. Por ambasadori duhet të jetë i kujdesshëm dhe t’i matw fjalët me kujdes sidomos në një atmosferë të polarizuar politike dhe mediatike si ajo e Shqipërisë. Duhet të jetë i vetëdijshëm, se çdo fjalë që ai thotë do të interpretohet për tua përshtatur qëndrimeve dhe interesave politike të momentit të palëve të ndryshme politike dhe medias shërbwtore të tyre. Është i çuditshëm fakti se edhe sot pas 20 vjet marrëdhëniesh midis Shteteve te Bashkuara dhe Shqipërisë, klasa politike shqiptare, por edhe media që e ndjekë e përkrahë atë, ende nuk e kanë kuptuar  esencën e zhvillimit dhe qëllimin e këtyre marrëdhënieve.  Fatkeqësisht, shpeshherë edhe   ambasadorët amerikanë, dashtë e pa dashtë, kanë renë viktima të këtij mentaliteti politik e mediatik, ku ecuria e këtyre marrëdhënieve dhe deklaratat e ambasadorëve amerikanë, duke u nxjerrw krejtwsisht nga konteksti, përdoren nga njëra ose tjetra palë për qëllimet e tyre politike të momentit.

Fatkeqësisht, kështu ndodhi edhe kësaj radhe.  Ajo që tha Arvizu në Vlorë, jo vetëm atribuohet atij me seriozitetin më të madh, sikur ai i vuri vulën, e tha Arvizu, tani nuk e luan toka! Por, për më tepër, për të përdorur këtë deklaratë për qëllimet e veta politike kundër palës tjetër, thuhet se, ambasadori Arvizu e bëri ketë deklaratë në emër të Shteteve tw Bashkuara.  Madje, ministri i ardhshëm i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, duke komentuar deklaratën e ambasadorit Arvizu në Vlorë, në një përpjekje shterpë për të përfituar pikë për partinë e tij nga një gafë, tha se Arvizu flet në emër të Shteteve të Bashkuara. Duke iu referuar qeverisë në ikje, ministri i ardhshëm shqiptar tha se ata: “Nuk duan të kuptojnë që ambasadori është përfaqësues i Presidentit dhe flet në emër të SHBA-ve?! “

S’ka lojë!  Këtë, sipas z. Bushati, e vulosi ambasadori amerikan, Shqipëria e 2013-s është si Shqipëria e 1992 dhe tani jemi ne kalorësit e këtij vendi që do ta bëjmë Shqipërinë lule.  Në qoftw se ministri i ardhshëm i Punëve të Jashtme i Shqipërisë , i cili do të ketë përsipër zhvillimin e këtyre marrëdhënieve , mendon se Amerika nuk ka  probleme të tjera veç të udhëzoj ambasadorin e vet në Tiranë se çdo të thotë çdo ditë dhe se deklarata e  z. Arvizu në Vlorë, është me të vërtetë qëndrimi zyrtar i Amerikës, atëherë… Besoj se edhe vet ambasadori Arvizu do të thonte se për çdo gjë që prononcohet në Shqipëri, ai nuk shprehet me doemos në emër të Shteteve të Bashkuara.  Por është e vërtetë se ai është përfaqësues i Presidentit dhe i administratës amerikane në fuqi, por nuk besoj që ai të jetë  këshilluar me Departamentin e Shtetit Amerikan për  komentin, tani famëkeq, që ai bëri duke krahasuar zgjedhjet e vitit 1991 dhe ato të këtij viti.

Nga ana tjetër, maxhoranca në ikje, të pakën nëpërmjet një zëdhënwsje, Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, e cila sipas medias shqiptare vuri në shënjestër përfaqësuesin amerikan për deklaratën e tij në Vlorë,  u shpreh ashpër dhe në mënyrë denigruese ndaj  ambasadorit amerikan duke thënë se: “Një vend të madh nuk e përfaqëson dot një njeri i vockël!  Për më tepër me miopi të theksuar historike e politike”.  Ndonëse, zoti Arvizu kësaj radhe, pa dashje, mund të ketë shkaktuar vet ketë rrëmujë në media si dhe reagimet e ndryshme politike me deklaratën e tij të pakujdesshme në Vlorë, edhe kësaj herë si gjithherë më parë, ato që thotë një përfaqësues amerikan , lëvdohen nga njëra dhe kritikohen e denigrohen nga tjetra palë, varësisht interesave politike partiake të momentit. Fatkeqësisht, kjo bëhet nga të dy palët, gjithmonë pa marrë aspak parasyshë interesat afatgjata të mbarëvajtjes së  marrëdhënjeve strategjike shqiptaro-amerikane, për kombin shqiptar. Kështu ka ndodhur me secilin ambasador amerikan në Tiranë gjatë këtyre 20 vjetë marrëdhënjesh diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe kombit shqiptar.  Fatkeqsisht asnjëri prej tyre nuk është larguar nga Tirana, pas mbarimit të mandatit të tyre, pa kritika nga njëra ose tjetra palë.  Ky trajtim, megjith të metat që mund të kenë pasur ata si njerëz dhe si diplomatë, nuk është i denjë për përfaqsuesit e një vendi e miku të madh që vetëm ia ka dashur dhe ia do të mirën kombit shqiptar. Marrëdhënjet diplomatike miqësore të Shteteve të Bashkuara me kombin shqiptar nuk qenë dhe as nuk janë me një parti politike ose me një tjetër, as me ndonjë politikan ose grup politikanësh, por me popullin shqiptar dhe në interesin afatgjatë të shqiptarëve. Prandaj, qetsohuni, Amerika do të jetë aty, si gjithmonë për kombin shqiptar, për derisa Shqiptarët të dëshirojnë një gjë të tillë.  Në të njëjtin takim në Vlorë foli edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, (BE) Ettore Sequi, i cili nënvijoi sfidat me të cilat përballet Shqipëria për antarësimin e saj në BE, ku ai theksoi  veçanërisht zgjidhjen e çështjes së pronësisë, një çështje këjo gjithnjë e pazgjidhur për shumë shqiptarë dhe njëra nga trashëgimitë e zeza të sistemit komunist që u rrëxua më 1991. Politikanët shqiptarë dhe media që i shërben atyre, do bënin më mirë që tu kishin venë veshin më me kujdes fjalëve të ambasadorit Sequi, që Shqipëria të plotësojë standardet dhe kërkesat evropiane për antarësim – gjë që për çdo politikan të ndërgjegjshëm shqiptar — duhet të jetë një përparsi këjo e interesit kombëtar për të gjithë  – në vend që të harxhojnë kohë e të prishin kot nervat nga një “lapsus linguae” e ambasadorit amerikan.

Ish Drejtor I VOA-s pwr Euro-Azinë