Frank Shkreli: Putini nuk është aleat i Amerikës

578
Sigal

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara në Washington ka filluar procesi për miratimin ose jo të emërimeve të kabinetit të ardhshëm të presidentit të zgjedhur Donald Trump-përfshirë edhe Rex Tillerson, i emëruar për Sekretar Amerikan të Shtetit. Ndërkaq, një grup prej 17 ish-udhëheqësish, përfshirë presidentin e Bullgarisë Rosen Plevneliev, politikanësh dhe mbështetësish të demokracisë nga mbarë Evropa Qendrore dhe Lindore, i kanë dërguar (të hënën) një letër të hapur* Z. Trump, në të cilën thonë se udhëheqësi rus, “Vladimir Putini nuk është aleat i Amerikës” dhe as “Partner i besueshëm ndërkombëtar”. Ata i bëjnë thirrje administratës së re amerikane që të mbështesë Ukrainën dhe të kundërshtojë aneksimin e Krimesë nga Moska. Në letrën e tyre, ata paralajmërojnë se do të ishte “Një gabim i madh në qoftë se u jepet fund sanksioneve të tanishme kundër Rusisë, ose të pranohet ndarja dhe skllavërimi i Ukrainës”, theksojnë udhëheqësit europianë në letrën e tyre drejtuar Z. Trump. Një gjë e tillë, shkruajnë ata, do të demoralizonte aleatët e Amerikës në rajon dhe njëkohësisht do të destabilizonte edhe ekonomitë e tyre. Për më tepër, një masë e tillë sipas tyre, do të dobësonte besimin e aleatëve ndaj Amerikës në Evropë dhe më larg.
Ata shkruajnë, se e mirëpresin zgjedhjen e Z.Trump si president i 45-të i Shteteve të Bashkuara dhe janë të gatshëm të bashkëpunojnë me administratën e re për të përforcuar aleancën transatlantike, por njëherazi paralajmërojnë, se në qoftë se Donald Trump vendos të bashkpunojë me Putinin, një gjë e tillë, thonë ata, do të ketë pasoja të rënda negative, si për Evropën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nën udhëheqjen e Putinit, i shkruajnë personalitetet evropiane Donald Trump-it, “Militarizmi rus, luftërat, shkelja e traktateve dhe premtimet e rreme nga ana e Moskës, e kanë bërë Evropën një vend më të rrezikshëm” se përpara dhe theksojnë se Rusia nuk ia do të mirën Amerikës. Si aleatët tuaj, shkruajnë ata, ne ia duam të mirën Amerikës. “Kur Amerika na ka bërë thirrje në të kaluarën, ne iu përgjigjëm. Ne ishim me ju në Irak. Ishim me ju në Afganistan. Ne u përballën së bashku me rreziqe dhe sakrifikuam bijat dhe bijtë tanë, së bashku me ju. Ne kemi mbrojtur sigurinë tonë të përbashkët transatlantike, në një front të përbashkët. Kjo është ajo që e bën Aleancën tonë të fortë. Kur Shtetet e Bashkuara janë të forta, të gjithë ne jemi më të fortë, së bashku”, shkruajnë ata në letrën e hapur drejtuar presidentit të ardhshëm të Amerikës.
Në të vërtetë letra e dërguar të hënën Presidentit të zgjedhur Trump, është shumë e ngjashme me letrën që një grup personalitetesh europiane-lindore i kishin dërguar Presidentit Barak Obama kur ai filloi nga detyra si president i Shteteve të Bashkuara, Janarin e vitit 2009, në të cilën ata kishin shprehur shqetësimin e tyre se, “Vendet e Europës Lindore dhe Qendrore nuk ishin më në qendër të vëmendjes së politikës së jashtme të Amerikës”. Në atë letër, ata kishin paralajmëruar gjithashtu administratën e re të Presidentit Obama se, “Rusia po sillej si një fuqi revizioniste që ndjekë një agjendë (politiko-ushtarake) të shekullit 19, por me taktika dhe metoda të shekullit 21”.
Është interesant fakti se pesë nga nënshkruesit e letrës drejtuar Z. Donald Trump këtë javë, kishin nënshkruar edhe letrën dërguar Presidentit Obama në fillim të mandatit të tij, Janarin e viti 2009, duke shprehur të njëjtat shqetësime mbi rolin e Rusisë putiniste në Evropë. Nënshkruesit e letrës drejtuar administratës së re Obama, ndërkohë që ajo kishte njoftuar “një fillim të ri” në marrëdhëniet e Amerikës me Rusinë, kishin paralajmëruar se si pasojë, vendet evropiane do të humbnin besimin tek Shtetet e Bashkuara dhe se “një fillim i ri, ose “reset button” siç e kishte cilësuar ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, për marrëdhëniet me Moskën, sipas nënshkruesve të letrës, do të shkaktonte një dobësim të lidhjeve transatlantike.
“Tetë vjet më vonë, është e qartë se, marrëdhëniet e Amerikës me Rusinë”, siç shprehen edhe 17 personalitetet evropiane në letrën e tyre drejtuar këtë javë Presidentit të zgjedhur Donald Trump, “shkaktojnë gjithnjë ankth, pasiguri dhe shqetësim, sidomos për vendet e Evropës Lindore dhe Qëndrore. Në këtë frymë shqetësimesh ata i bëjnë thirrje, “Administratës së re Trump dhe Kongresit Amerikan që të jenë të vendosur në mbështetje të objektivave dhe interesave tona të përbashkëta: paqës, fuqisë transatlantike dhe lirisë.”
“Të bashkuar”,-theksojnë ata, “ne mund të përballemi shumë lehtë me kleptokracinë e dobësuar të Rusisë, por të ndarë e të përçarë, siç kemi parë tepër qartë vitet e fundit, të gjithë ne jemi të rrezikuar… Ne u bëjmë thirrje miqve tanë Amerikanë që të forcojnë dhe jo të dobësojnë lidhjet tona transatlantike. Ukraina ka nevojë për mbështetje. Shtetet në periferi (me Rusinë) kanë nevojë për një mbështetje të përhershme dhe të vendosur nga ana e Amerikës. Por mbi të gjitha, Rusia duhet të dijë se kur sulmohemi, ne jemi më të fortë dhe jo më të dobët”, nënvizojnë ata në apelin e përfshirë në letrën e hapur dërguar Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili fillon detyrën pas ceremonisë së betimit me 20 Janar, 2017.
Ndërkaq, ditën e parë të dëshmive të tij të mërkurën, para Komisionit të Senatit Amerikan për Punët e Jashtme, i emëruari për Sekretar Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson u zotua, se do të “rivendosë rolin udhëheqës amerikan në botë”, duke theksuar se duhet të jemi të qartë në lidhje me marrëdhëniet me Rusinë. “Rusia sot”,-u tha ai senatorëve, “përbën një rrezik. Ajo invadoi Ukrainën, përfshirë Krimenë dhe njëkohësisht shkeli ligjet e luftës. Por ishte edhe mungesa e rolit udhëheqës amerikan që e la derën hapur për këtë (invadim)”, shtoi ai. Në përgjigje të një pyetjeje mbi marrëdhëniet ruso-amerikane para Komisionit të Senatit, Z. Tillerson theksoi se “Nuk ka të ngjarë që të jemi miq me rusët. Ne nuk ndajmë të njëjtat vlera, por ka mundësi për një marrëdhënie ndryshe, me qëllim uljen e temperaturës në konfliktet që kemi sot” me Rusinë. “Dialogu është kritik për këto gjëra, ashtu që situata të mos dalë jashtë kontrollit”, u tha senatorëve i emëruari i Z. Donald Trump për Sekretar Amerikan të Shtetit, Z. Rex Tillerson.
Letra e 17 përfaqësuesve europiano-lindorë drejtuar administratës së re amerikane është një shprehje e justifikueshme e shqetësimeve të mëdha anë e mbanë Evropës në lidhje me përhapjen e influencës ruse në ish-vendet komuniste dhe më gjerë, përfshirë edhe vendet e Ballkanit, ndërkohë që kohët e fundit janë shtuar përpjekjet propagandistike dhe aktiviteti diplomatik i Moskës, anë e mbanë kontinentit evropian. Shqetësimet e tyre janë të justifikuara dhe meritojnë vëmendje nga administrata e re. Askush nuk i njeh rusët më mirë se Evropa Lindore dhe Qendrore.
“Evropianët kanë të drejtë. Ata kishin paralajmëruar administratën e Presidentit Obama mbi rreziqet e angazhimit me Rusinë”, thotë për gazetën Washington Post, Peter Doran, zëvëndës president i Qendrës së Analizave të Politikës Evropiane të analistit të njohur Janusz Bugajski, me qendër në Washington. Tashti, theksoi ai, përballë një mundësie tjetër për marrëdhënie të reja me Rusinë, “Vendet evropiano-lindore dhe qendrore po paralajmërojnë presidentin e ri amerikan që të mos bëjë të njëjtat gabime të paraardhësve të tij.”
Gazeta Washinton Post shkruan, se ndërsa administrata Trump po përgatitet të marrë fuqinë në dorë, shpresohet se njerëz me përvojë dhe të aftë në radhët e administratës së re, do të argumentojnë me vendosmëri dhe bindshëm, në favor të mbështetjes dhe të ruajtjes së marrëdhënieve transatlantike dhe që Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë pranë dhe me aleatët e tyre evropianë, me të cilët Amerika, për dekada me radhë, ka ndarë interesat dhe vlerat e përbashkëta. Marrëdhëniet me Putinin nuk duhet, në asnjë mënyrë, të bëhen në kurriz të interesave dhe sigurimit të aleatëve amerikanë në Evropë, përfundon gazeta me influencë e kryeqytetit amerikan, Washington Post.

—Për ata që mund të jenë të interesuar, ja versioni anglisht i letrës së 17 personaliteteve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, dërguar të hënën Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Dear President-elect Trump:

We-decision-makers and public figures from across Europe – welcome your election as America’s 45th president. We are eager to work with your administration to sustain our powerful transatlantic Alliance, jointly defending our way of life at a time of great peril.

Russia’s continuing efforts to destabilize Ukraine, and its illegal annexation of Crimea, threaten the peace, predictability and security that Americans and Europeans created together through our victory in the Cold War. We are concerned that the prospect of a new grand bargain with Russia will endanger this historic achievement.

It would be a grave mistake to end the current sanctions on Russia or accept the division and subjugation of Ukraine. Doing so would demoralize those seeking a Euro-Atlantic orientation for that country. It would also destabilize our Eastern neighborhood economically and give heart to extremist, oligarchic and anti-Western elements there.

The wider damage would be grave too. The aftershocks of such a deal would shake American credibility with allies in Europe and elsewhere. The rules-based international order on which Western security has depended for decades would be weakened. The alliances that are the true source of American greatness would erode: countries that have expended blood, treasure and political capital in support of transatlantic security will wonder if America is now no longer a dependable friend.

Have no doubt: Vladimir Putin is not America’s ally. Neither is he a trustworthy international partner. Both of the presidents who preceded you tried in their own ways to deal with Russia’s leadership in the spirit of trust and friendship. Big mistake: Putin treated their good intentions as opportunities.

Under Putin, Russia’s record of militarism, wars, threats, broken treaties and false promises have made Europe a more dangerous place. Putin does not seek American greatness. As your allies, we do. When America called on us in the past, we came. We were with you in Iraq. We were with you in Afghanistan. We took risks together; sacrificed sons and daughters together. We defend our shared transatlantic security as a united front. This is what makes our Alliance powerful. When the United States stands strong, we are all stronger – together.

A deal with Putin will not bring peace. On the contrary, it makes war more likely. Putin views concessions as a sign of weakness. He will be inclined to test American credibility in frontline NATO allies, such as Estonia, Latvia, Lithuania and Poland. He may use not only military intimidation, but also cyber-attacks, energy and economic pressure, espionage, psychological warfare, disinformation and the targeted use of bribery. As Russia’s neighbors, we are familiar with these techniques. Countering them requires greater strength, solidarity and resolve from the West – not more accommodation.

As your treaty-bound allies, we appeal to Americans in the new U.S. Administration and Congress to stand firm in the defense of our common goals and interests: peace, Atlantic strength, and freedom. United, we are more than a match for Russia’s ailing kleptocracy. Divided, as we have seen all too clearly in recent years, we are all at risk. For decades, our unified Alliance has been the bulwark of European security. We appeal to our American friends to strengthen, not weaken our transatlantic ties. Ukraine needs support; the frontline states need your constancy and resolve. And most of all, Russia must see that when we are attacked, we grow stronger, not weaker.

Sincerely,

1. Traian Băsescu
2. Carl Bildt
3. Mikuláš Dzurinda
4. Mátyás Eörsi
5. Iulian Fota
6. István Gyarmati
7. Toomas Hendrik Ilves
8. Rasa Juknevičienė
9. Ojārs Ēriks Kalniņš
10. Paweł Kowal
11. Janusz Onyszkiewicz
12. Rosen Plevneliev
13. Karel Schwarzenberg
14. Radosław Sikorski
15. Petras Vaitiekūnas
16. Vaira Vīķe-Freiberga
17. Alexandr Vondra