Frank Shkreli*: Pajtimi kombëtar, mbi të gjitha!

606
Sigal

Gazeta Telegraf/

Nga Frank Shkreli

Ende nuk kanë pushuar debatet dhe komentet në lidhje me deklaratat e
vizitës së fundit të Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama në Serbi – debate
këto shpesh të ashpëra, të pasqyruara jo vetëm në median e shkruar dhe vizive
midis gazetarve dhe analistëve në të dy anët e kufirit, por edhe në nivelet më
të larta politike të dy
qeverive shqiptare.  Ishin këto debate
dhe komente që disa i cilësuan si një përplasje politike, e pa parë deri më
tani midis Tiranës dhe Prishtinës zyrtare në lidhje me raportet midis
Shqipërisë me Serbinë dhe rolit që  duhet të luaj ose jo Shqipëria në
dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.  I gjithë ky debat ka
lënë  një shije shumë të hidhur në radhët  e shqiptarëve që mendojnë
se komente dhe debate të tilla nuk  kontribojnë aspak në krijimin e
raporteve vëllazërore dhe pajtimit midis shqiptarëve të rajonit, debate që
fatkeqsisht kam frikë se mund të kenë pasoja negative afatgjata për
konsolidimin e interesave të përbashkëta kombëtare të shqiptarëve në Ballkan.
Ndërkaq, një debat tjetër i ashpër u shkaktua ditët e fundit në nivelet më të
larta të politikës shqiptare, ndërkohë që Presidenti i Republikës së 
Shqipërisë, Z. Bujar Nishani dekoroi 67 nacionalistë të ekzekutuar nga ajo, që
Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë e konsideron si, “Dora
kriminale e një grupimi të bolshevikëve shqiptarë të orientuar nga të dërguarit
jugosllavë”, duke theksuar në të njëjtën kohë se dekorimi i atyre martirëve


 “Eshtë një detyrim dhe përgjegjësi historike e Shqipërisë së sotme
euro-atlantike.”  Ndërsa ka mbrojtur vendimin e tij si të merituar
përballë kritikave të ashpra — në mendimin tim të pa arsyeshme dhe të pa
nevojshme nga qarqet më të larta të qeverisë së  sotme në Tiranë për
dekorimin e këtij grupi — Presidenti Nishani arsyetoi vendimin e tij  duke
thënë se, “Ata u ekzekutuan në mënyrën më kriminale të mundshme pasi ishin
kundër shitjes së trojeve shqiptare tek të huajt” dhe se, “Ata u
ekzekutuan se kërkonin orientimin perëndimor të Shqipërisë”. Unë mendoj se
vendimi i Presidentit të Republikës për dekorimin e këtyre martirve për të
cilët vet ish-udhëheqsit komunistë kanë thënë se ishte gabim të vriteshin
se ishin të pafajshëm – është plot me vend dhe si i tillë duhet të
shikohet si një hap tjetër i Presidentit Nishani drejtë pajtimit kombëtar
aq të nevojshëm për shqiptarët dhe shërimit të plagëve —  trashëgimi
këto të një regjimi që edhe sot duket se e ruan hijen e vet, dhe jo
vetëm hijen, në institucionet qeveritare dhe në mbarë shoqërinë shqiptare. 
Presidenti Nishani, është i vetmi udhëheqës shqiptar i këtyre 25-viteve të
fundit, i cili gjatë mandatit të tij, në kapacitetin e tij si kryetar i
shtetit shqiptar, që është përpjekur të sjellë sado pak pajtim e harmoni në
shoqërinë shqiptare, duke kujtuar viktimat e komunizmit dhe duke njohur
dhe duke shprehur keqardhje dhe mirëkuptim për vuajtjet e të përndjekurve të
pafajshëm të regjimit komunist.  Prandaj reagimet e ashpra ndaj vendimit
të Presidentit Nishani për të dekoruar një grup shqiptarësh të ekzekutuar
nga regjimi enverist, shkaktojnë që të bëhet pyetja se kush dhe pse mund
të jetë dikush kundër pajtimit kombëtar?  Kujt i intereson dhe
kush i frynë erës së grindjeve të përhershme dhe frymës së mos-pajtimit dhe të
urrejtjes të vëllait me vëlla? Në interes të kujt është ringjallja e
urrjejtjes që regjimi komunist kishte ndaj kundërshtarëve të tij për pothuaj
gjysëm shekulli?  70-vjet pas mbarimit ë Luftës së Dytë Botërore, në
asnjë vend të Europës, të lindjes ose të perëndimit, nuk vihet re ky fenomen si
një vazhdim i kësaj lufte gati të thuash civile dhe urrejtjesh ideologjike
në radhët e një kombi, ashtu siç dëshmojnë debatet dhe komentet aktuale në
shoqërinë shqiptare.  Duke qenë se besoj që pajtimi kombëtar i
shqiptarëve është i doemosdoshëm, jo vetëm për një të ardhme më të mirë,
por edhe për ekzistencën dhe identifikimin kombëtar të shqiptarve, më
habiti shumë reagimi i ashpër ndaj vendimit të Presidentit të Republikës,
fillimisht nga Zëvëndës Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë,
Petro   Koçi si dhe debati për “ballistët” dhe “partizanët” i
zvilluar në Kuvendin e Shqipërisë të ënjtën, midis Kryeministrit Rama dhe
përfaqsuesve të opozitës.   Petro Koçi është shprehur se
dekorimi nga Presdienti Nishani i atyre që ai cilëson si “bashkpuntorë të
pushtuesit fashist” , “Deshmon që e djathta nuk po distancohet dot nga ish
bashkpunëtorët e fashizmit,
  
ndryshe nga e majta që është distancuar qartazi dhe prerazi nga
fajet dhe
  krimet e komunizmit”, ka shënuar ai.  I
nderuari zëvendës ministër, po të ishte e vërtetë se jeni distancuar nga krimet
e komunizmit, besoj se nuk
  do ta zhvillonit këtë debat sot
për ballistët.  Ju e dini fare mirë se krimet
  e regjimit komunist të Enver Hoxhës nuk kanë të bëjnë asgjë me
luftën
  kundër pushtuesve të vendit.   Si
pjesëtar i një qeverie të një vendi antar 
i NATO-s, ju duhet ta dini mirë se vendi juaj si asnjë vend tjetër ish- komunist,
nuk është përballur as nuk kini në mend të përballeni me
 krimet e regjimit komunist. Si rrjedhim, përçarjet dhe
mosmarrveshjet që kanë pllakosur politikën dhe shoqërinë shqiptare do të
vazhdojnë duke
 ua lënë trashëgimi brezave të
ardhëshëm urrejtjen e përhershme ndaj
  njëri tjetrit.  Është kjo
një trashëgimi që me të vërtetë doni tua leni
  fëmijve tuaj, që të urrejnë gjithë bashkatdhetarët e tyre që mund
  mendojnë ndryshe, për hir të një të kaluare të tmershme? 
Fatkeqsisht
   duhet të konstatohet se pajtimi kombëtar nuk është në interesin
dhe as në agjendën kombëtare të shqiptarëve.
 Por udhëheqsit e mirëfilltë duhet ta dinë se mos pajtimi kombëtar,
madje edhe 70-vjet pas mbarimit të Luftës së Dyrtë Botërore, ka pasoja tragjike
për një popull, si kombi shqiptar.  Natyrisht se pajtimi nuk është i lehtë
 dhe paraqet sfida, pa marrë parsyshë se cili është ose mund të
ketë qenë
  konflikti.  Por pajtimi është i
doemosdoshëm, sepse në mungesë të
 pajtimit kombëtar, sidomos kur
konfliktet midis palëve janë tepër të
 
acaruara në një shoqëri me institucione
politike pa tradita demokratike
  siç është shoqëria shqiptare,
gjëndja përkeqësohet mëtej, duke çuar, Zot
 ruajna,
në konflikte të reja.  Prandaj është detyrë dhe përgjegjësi
 madhore e udhëheqsve më të lartë të vendit që me deklaratat e tyre
 
papërgjegjshme të mos i fryjnë erës së
konfliktit dhe të mos-pajtimit, por të punojnë drejt vendosjes së besimit dhe
bashkpunimit midis palëve në
 konflikt dhe shoqërisë në
përgjithsi. 
 

          

Pajtimi kombëtar është diçka që nuk mund të
imponohet nga jashtë.  Por duhet të ndërmirret nga vet shoqëria dhe
institucionet e saj.  Shoqëria
  shqiptare nuk është përballur
me të vërtetën e së kaluarës së saj
  komuniste, megjith pretendimet
e zëvendës Ministrit të Mbrojtjes, Petro
  Koçi se e majta shqiptare
“është distancuar qartazi dhe prerazi nga fajet
   dhe krimet e komunizmit”. 
Kjo Nuk është e vërtetë!  Peshkopi afrikano- jugor Desmond Tutu ka thënë
se e vërteta është thelbi i pajtimit. “Nevoja për të zbuluar të vërtetën mbi
historinë e tmershme, bën që ajo histori të
  mos përsëritet më.”   Pa pajtim, ka thënë Peshkopi Tutu,
“Njerzit nuk
  kanë sigurinë e nevojshme dhe as besimin në të
ardhmen…Qëllimi i
 pajtimit duhet të jetë, që të
krijohet një e ardhme e përbashkët më e mirë
  për të gjithë, nga një e kaluar përçarse dhe konfliktuale”, ka
thënë
 peshkopi Desmond Tutu, duke shtuar se përveç
pajtimit nuk ka alternativë tjetër për sigurimin e paqës dhe stabilitetit të
shoqërisë.
 Vendimi i Presidentit të Republikës së
Shqipërisë për të dekoruar një
 grup nacionalistësh të
masakruar nga regjimi komunist është një hap
 drejtë pajtimit kombëtar.  Merrni kurajo si burrat, jepni
dorënMerrni kurajo si burrat, jepni dorën njëri –tjetrit dhe thoni të vërtetën,
për hir të pajtimit kombëtar!