Frank SHKRELI/ Kongresi Amerikan gjithmonë pranë Kosovës

583
Sigal

Me rastin e 6-vjetorit të Pavarësisë

Për pothuaj katër dekada tani, anëtar individualë ose grupe anëtarësh të Kongresit Amerikan, si nga Senati, ashtu edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve, kanë folur, kanë paraqitur rezoluta dhe kanë mbajtur duzina sesionesh të posaçme dëgjimore. Fillimisht mbi shkeljet e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës nga Serbia, në favor të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për çlirimin, edhe më vonë për Pavarësinë e Kosovës, përpjekje mbështetëse këto në vazhdim ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Në këto sesione ftoheshin zyrtarët më të lartë diplomatikë, ushtarakë, e të sigurimit kombëtar amerikan si dhe specialistë të çështjeve evropiane  dhe ballkanike, për të shpjeguar politikën amerikane ndaj Kosovës. Këto sesione, shërbenin gjithashtu, si platforma për të informuar publikun mbi ato që po ndodhnin në Kosovë, dhe njëkohësisht u bëhej thirrje zyrtarëve amerikanë, për të përpiluar politika në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës, të drejtat e të cilëve shkeleshin pa mëshirë nga regjime të ndryshme serbe e jugosllave. Interesimi për fatin e shqiptarëve të Kosovës  dhe mbështetja amerikane për ‘ta, kishin marrë hovin pas demonstratave të përgjakshme të viti 1981, ku mund të kenë gjetur vdekjen afërsisht 300-shqiptarë. Demonstratat masive, të njëpasnjëshme, studentore gjatë tw 1980-ve, të shqiptarëve të shtypur nga policia serbe dhe të pakënaqur nga situata e tyre diskriminuese në çdo fushë të jetës dhe veprimtarisë së tyre nën ish-Jugosllavinë komuniste, tërhoqën vëmendjen e publikut dhe medias amerikane duke fokusuar, gjithashtu, edhe përqendrimin e përfaqësuesve të tij në Kongres mbi ato që po ndodhnin në Kosovë.  Ndër të parët anëtarë të Kongresit, që ishte në ballë të përpjekjeve për t’i paraqitur Amerikës  dhe botës agoninë e shqiptarëve në Kosovë dhe në Ballkan ishte Xho DioGuardi, me prejardhje nga arbëreshët e Italisë, i cili njëherazi siguroi edhe përkrahjen e shumë kolegëve të tij në Kongres për kauzën e lirisë dhe të drejtave të njeriut për shqiptarët në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin. Në atë kohë, fushatës së kongresistit DioGuardi iu bashkuan emra të njohur të Kongresit të asaj periudhe në mbështetje të Kosovës, përfshirë ndër të tjerë, legjislatorët e njohur amerikanë Lantos, Broomfield, Gilman, Dole dhe natyrisht, kongresisti i njohur i ditëve tona dhe përkrahës i palodhur i shqiptarëve, Eliot Engel.  Gjatë 40-vjetëve të kaluara pra, kongresistët amerikanë, nëpërmjet deklaratave për shtypin, fjalimeve në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, si edhe nëpërmjet korrespondencash zyrtare, dhe diplomatike me udhëheqës, dhe zyrtarë të lartë amerikanë e  europianë, por dhe të tjerë ndërkombëtarë, e kanë bërë të qartë vazhdimisht në të kaluarën, dhe vazhdojnë gjithnjë të theksojnë mbështetjen e Kongresit amerikan për shtetin e Kosovës si edhe për të drejtat e shqiptarëve në përgjithësi. Kjo mbështetje vazhdon edhe sot në 6-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, siç vihet në dukje edhe në letrën e ditëve të fundit dërguar Sekretarit Amerikan të Shtetit, Xhon Kerri, nga jo më pak se 40-kongresistë për integrimin e Kosovës në organizmat euro-atlantike. Letra e përpiluar nga Kongresisti i Partisë Republikane nga shteti Ohio, Majkël Turner, dhe e nënshkruar nga 40 kongresistë nga të dy partitë kryesore amerikane, republikanë dhe demokratë, përfshirë edhe Kongresistin Eliot Engel, si demokrati kryesor në listën e nënshkruesve të letrës drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit, Xhon Kerri. Në letrën e tyre drejtuar kryediplomatit amerikan, anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara e sigurojnë Z. Kerri për mbështetjen e tyre ndaj përpjekjeve të tij, që në prag të mbledhjes së nivelit të lartë të NATO-s, e cila do të mbahet në Angli, zgjerimi i anëtarësimit në NATO të jetë një prioritet për Shtetet e Bashkuara si dhe për Aleancën. Ata veçanërisht i bëjnë thirrje Z. Kerri, që në takimin e ardhshëm të NATO-s të përkrahet anëtarësimi në NATO edhe i Malit të Zi dhe Maqedonisë. Por, “Për më tepër”, shkruajnë kongresistët, “Ne ju bëjmë thirrje që të punoni me aleatët tanë në NATO, për të siguruar që Kosova, e cila në Shkurt celebron 6-vjetorin e pavarësisë së saj dhe është një mbështetëse e fortë e Shteteve të Bashkuara, t’u bashkohet fqinjëve të saj si anëtare e Partneritetit për Paqe (PfP) dhe që të ketë të përcaktuar një rrugë të qartë drejtë anëtarësimit eventual në Aleancën e NATO-s”. Njëkohësisht, kongresistët thonë në atë letër se, Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët e tyre kanë arritur një pikë kritike, ndërkohë që nevojitet marrja e masave për të siguruar rëndësinë dhe vazhdueshmërinë e NATO-s. Ata shprehen edhe në lidhje me zhvillimet e fundit në Ukrainë, ndërkohë që theksojnë shqetësimin e tyre, duke thënë se rasti i Ukrainës, ku kanë vazhduar protestat anti-qeveritare për disa muaj në favor të integrimit të vendit në Bashkimin Europian, “shënon një zmbrapsje të zhvillimeve demokratike në Europë dhe mund të krijojë mundësinë që shteteve të atij rajoni t’u bëhet presion nga forca të jashtme, të cilat përpiqen të ndajnë rishtas kontinentin dhe të minojnë vizionin për një Europë të tërë, të lirë dhe në paqe”.  Në letrën e tyre, Kongresistët amerikanë thonë se, janë gati të punojnë me Sekretarin Amerikan të Shtetit për të promovuar anëtarësimin e Malit të Zi dhe Maqedonisë në NATO. “Për më tepër”, theksojnë përsëri ligjvënësit amerikanë drejtuar kryediplomatit amerikan, “ne dëshirojmë të punojmë me ju për të siguruar që shtete të tjera të rajonit, siç është Kosova, e që kërkojnë lidhje më të ngushta me institucionet Euro-Atlantike, të kenë të hapur një rrugë të qartë, drejtë integrimit në Aleancën e NATO-s”.

Edhe Kongresisti Eliot Engel nënshkroi letrën e përpiluar nga republikani Majkël Turner së bashku me 40 ligjvënës të tjerë, përfaqësues të dy partive kryesore politike amerikane dërguar z. Xhon Kerri, në mbështetje të zgjerimit të anëtarësimit të NATO-s. Zoti Engel në një koment në faqen e tij elektronike tha se edhe ai, “mbështet thirrjen e shprehur në letrën dërguar Z. Kerri, që Shtetet e Bashkuara së bashku me NATO-n të sigurojnë që Kosovës t’i ofrohet një vend në programin e Partneritetit për Paqe, në të cilin tanimë janë pranuar të gjithë fqinjët e saj, e që është aq i rëndësishëm për krijimin e vizionit tonë për një Europë të tërë, të lirë dhe në paqe,” u shpreh Kongresisti Engel.

Letra e ligjvënësve amerikanë drejtuar Xhon Kerrit, në prag të mbledhjes së nivelit të lartë të NATO-s në Britaninë e Madhe, është një mesazh i fortë, si për nga përmbajtja ashtu edhe për nga numri i madh i nënshkruesve, ndaj përkrahjes së Kongresit Amerikan për integrimin euro-atlantik të Kosovës, përfshirë anëtarësimin e saj në Aleancën e NATO-s, në prag të 6-vjetorit të Pavarësisë së saj. Shumica e përpjekjeve dhe nismave amerikane në mbështetje të Kosovës gjatë dekadave të fundit, e kishin origjinën në Kongresin Amerikan, përpjekje këto që më në fund përbënin politikën zyrtare diplomatike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara, politikë kjo që çoi më në fund në ndërhyrjen e NATO-s për të çliruar Kosovën nga zgjedha serbe dhe në pavarësinë e saj gjashtë vjet më parë dhe në njohjen e saj diplomatike. Ndonëse ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë ishte e para ndërhyrje e tillë në historinë pothuaj 75-vjeçare të Aleancës, ligjvënësit amerikanë me të drejtë i bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s që si hap i parë Kosovës t’i jepet vendi në Programin e Partneritetit për Paqe, duke përcaktuar qartë, siç theksojnë edhe kongresistët amerikanë, edhe rrugën që do të çojë në anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në Aleancën e Traktatit të Atlantikut Verior. Kjo nismë e dyzet kongresistëve amerikanë tregon se, protagonistët në mbështetje të Kosovës dhe të Shqiptarëve në Kongresin amerikan mund të kenë  ndryshuar gjatë dekadave, por është e qartë se mbështetja e Kongresit amerikan për Kosovën dhe shqiptarët është më e fortë se kurrë. A janë duke bërë Kosova dhe Shqiptarët në përgjithësi ato çfarë u takon dhe çfarë kërkohet prej tyre, për të merituar këtë mbështetje të vazhdueshme, me qëllim për të përshpejtuar integrimin sa më të shpejtë të gjithë shqiptarëve në organizmat euro-atlantike?

Kongresisti republikan Mike Turner                         Kongresisti demokrat Eliot Engel

 Letra drejtuar Sekretarit të shtetit Xhon Kerri dhe emrat e kongresistëve që e kanë nënshkruar

February 5, 2014

The Honorable John Kerry

Secretary U.S. Department of State

2201 C Street , NW

Washington, DC 20520

Dear Secretary Kerry,

As we approach the 2014 North Atlantic Treaty Organization (NATO) Summit hosted by the United Kingdom, we encourage your continued efforts to make enlargement a key priority for the United States and the Alliance. Furthermore, we believe the United States should continue its close partnerships with the aspirant countries of Georgia, Macedonia, Montenegro and Bosnia-Herzegovina, as well as with other countries in Central and Eastern Europe which seek closer relations with the U.S. and NATO. In particular, we urge you to support membership for Montenegro and Macedonia at this year’s summit, to encourage continued progress in implementing the Membership Action plan (MAP) for Bosnia-Herzegovina, and to advocate granting a Membership Action Plan (MAP) to Georgia. Additionally, we urge you to work with our NATO allies to ensure that Kosovo—which in February celebrated the sixth anniversary of its independence and is a staunch supporter of the United States—joins its neighbors as a member of the Partnership for Peace (PfP), and has a pathway for eventual membership in the Alliance.

In the 25 years following the end of the Cold War, the countries of Central and Eastern Europe have sought independence, democracy, and partnerships with the United States and NATO. Through various collaborative efforts—many led by NATO—meaningful reform initiatives brought about great economic growth, more accountable governance, and the rule of law for millions of Europeans. And for the past two decades, NATO’s spirit of collective security has been the bedrock of stability in the region.

It is our firm belief that the genuine prospect of NATO membership for the current group of aspirant states will further strengthen democratic institutions and values and increase stability and security in the region.

 In contrast, failure to recognize and reward their significant efforts could discourage aspirant countries from pursuing further democratic reforms and weaken their commitment to partnering with Euro-Atlantic institutions. In addition, the Ukrainian government’s recent decision not to sign a long awaited association agreement with the EU—in defiance of the popular preference for European integration—raises concerns about back-sliding on democracy and the possibility that states in the region will be pressured by outside forces seeking to divide the continent and undermine the vision of a Europe whole, free, and at peace.

The United States and its Allies have reached a critical point in which action is necessary to ensure NATO’s future relevance and viability. As we approach the 2014 Summit, we stand ready to work with you to promote the accession of Montenegro and Macedonia to the Alliance, and to advance the membership prospects of Georgia and Bosnia-Herzegovina through the MAP process. In addition, we would like to work with you to ensure that other states in the region, such as Kosovo, which seek closer relations with Euro-Atlantic institutions, have a clear path toward integration with the Alliance.

We appreciate your continued commitment to NATO and await your response on the issue of enlargement at the 2014 summit.

 Sincerely,

 Michael R. Turner                                                       Eliot L. Engel

MEMBER OF CONGRESS                                        MEMBER OF CONGRESS

 Bill Keating                                                               Doug Lamborn

MEMBER OF CONGRESS                                       MEMBER OF CONGRESS

 Mike Michaud                                                            John Shimkus

MEMBER OF CONGRESS                                       MEMBER OF CONGRESS

 Tom Cotton                                                               Gary Peters

MEMBER OF CONGRESS                                        MEMBER OF CONGRESS

 Mo Brooks                                            Paul Cook

MEMBER OF CONGRESS                                        MEMBER OF CONGRESS

 Robert B. Aderholt                                                      Alcee L. Hastings

MEMBER OF CONGRESS                                         MEMBER OF CONGRESS

 Adam Kinzinger                                   Bill Shuster

MEMBER OF CONGRESS                                    MEMBER OF CONGRESS

 Madeleine Z. Bordallo                      Jim Bridenstine

MEMBER OF CONGRESS                                         MEMBER OF CONGRESS

 William Enyart                                                           Trent Franks

MEMBER OF CONGRESS                                        MEMBER OF CONGRESS

Tom Marino                                                Eddie Bernice Johnson

MEMBER OF CONGRESS                                        MEMBER OF CONGRESS

 Albio Sires                                            William Lacy Clay

MEMBER OF CONGRESS                                       MEMBER OF CONGRESS

 Mark Meadows                                                           Brett Guthrie

MEMBER OF CONGRESS                                        MEMBER OF CONGRESS

 Candice S. Miller                                 Bill Pascrell

MEMBER OF CONGRESS                                        MEMBER OF CONGRESS

 Tom Latham                                         Jeff Miller

MEMBER OF CONGRESS                                        MEMBER OF CONGRESS

 John Larson                                                               Steve Stivers

MEMBER OF CONGRESS                                        MEMBER OF CONGRESS

 Alan Lowenthal                                                   Billy Long

MEMBER OF CONGRESS                                         MEMBER OF CONGRESS

 Ami Bera                                                  Gregory W. Meeks

MEMBER OF CONGRESS                                        MEMBER OF CONGRESS

 Brian Higgins                                                             Grace Meng

MEMBER OF CONGRESS                                         MEMBER OF CONGRESS

 Bennie G. Thompson                             Kerry Bentivolio

MEMBER OF CONGRESS                                         MEMBER OF CONGRESS

 Gerry Connolly                                                           Frank Wolf

MEMBER OF CONGRESS                                         MEMBER OF CONGRESS