Frank SHKRELI/ Gëzuar dhe për shumë vjet 28 Nëntorin

84

“Bota që kur është zënë, Shqipëria gjallë ka qenë”, ka thënë Naim Frashëri, dhe gjithnjë gjallë do të jetë! 102 vjet Shqipëri! Më në fund në liri! Shpallja e Pavarësisë është festa më e madhe e çdo kombi, e sidomos për Shqipërinë dhe për shqiptarët, ndonëse ajo erdhi pas disa shekujsh nën Perandorinë Osmane, pushtimesh të huaja dhe vuajtjesh të brendshme. Gjatë gjithë historisë, kombi shqiptar i qëndroi besnik trashëgimisë së vet kombëtare, duke kundërshtuar dhe duke luftuar armiqtë dhe pushtuesit që donin t’ a zhduknin nga faqja e dheut. Ëndrra shekullore për liri që digjte në zemrat e shqiptarëve, më në fund u realizua më 28 Nëntor, 1912, kur kombit shqiptar, ngritja e Flamurit kuq e zi të Gjergj Kastriotit-Skënderbe në Vlorë, i gëzoi sytë dhe zemrën shqiptarëve kudo.  Fatkeqësisht ky gëzim nuk zgjati shumë, pasi kombi shqiptar u gjet prapë para një historie fatzezë të shekullit të kaluar, histori e cila ka lënë plagë të rënda në trupin e kombit që sot e kësaj dite ia kanë ngadalësuar hovin drejt një të ardhme më të mirë. Por, festa kombëtare e 28 Nëntorit duhet të shërbejë si një frymëzim dhe burim fuqie, megjithëse njerëzit mund të ndihen të lodhur dhe të zhgënjyer sidomos nga çerek shekulli i kaluar, 25-vjet pas shembjes së komunizmit. Por, me gjithë këtë nuk duhet harruar se kombi shqiptar mbijetoi regjimin më të egër komunist në Europë dhe se gjatë gjithë historisë është përballur me probleme të llojllojshme dhe tragjedi të vështira, e që më në fund ia ka dalë qëllimit. Por mjaft me të kaluarën e vështirë! I takon këtij brezi të shqiptarëve, të kësaj klase politike në Shqipëri, në Kosovë dhe në të gjitha trojet autoktone në Ballkan, që më në fund të lënë mënjanë, të heqin dorë njëherë e mirë nga dallimet dhe interesat vetjake dhe partiake dhe të shikojnë drejtë interesave të përbashkëta, me qëllim që të ndërtohet një bashkësi vëllazërimi dhe të ideali kombëtar, ashtu siç e donin Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Buletini e tjerë, në vitin 1912. Është përgjegjësi morale e këtij brezi që të bëjë ç’ mos që të fillojë përpjekjet për të krijuar bazën e një bashkëjetese, besë e bashkim me njëri tjetrin, për një komb ashtu siç e këndonin Naim Frashëri, At Gjergj Fishta dhe të tjerë. Kurrë më parë në historinë e tij, kombi shqiptar nuk ka qenë në gjendje më të mirë dhe më të përshtatshme se ç’ është tashti që të harmonizojë dhe bashkërendojë mundësitë dhe aftësitë e veta për krijimin e një shteti modern, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, në përputhje me interesat kombëtare, në përshtatje të vlerave perëndimore dhe në bashkëpunim me organizmat euro-atlantike. Në këtë mënyrë dhe në këtë ditë të lavdishme të historisë së kombit shqiptar, ju që sot kini privilegjin dhe nderin të keni në duart tuaja frenat e fatit dhe të ardhmen e shqiptarëve,  jo vetëm që me një bashkëpunim më të ngushtë politik do të nderonit Atdheun dhe lavdinë e atyre patriotëve që shpallën Pavarësinë e kombit shqiptar më 28 Nëntor 1912,  por njëkohësisht do të ringjallni ndjesitë dhe shpresa të reja për një rilindje të vërtetë për mbarë kombin shqiptar, si pjesë e asaj familjeje të madhe trako-ilire, që sipas At Gjergj Fishtës, ishte “në nam e në zë në historinë e fiseve dhe të kombeve”. Ka ardhur koha që kombi shqiptar, me nder e krenari, përsëri, të zërë vendin që meriton dhe që i takon në radhët e fiseve dhe të kombeve të lira dhe të përparuara. Ky brez i kësaj klase politike që sot është në krye të kombit shqiptar, duhet të jetë i vetëdijshëm se këtë borxh ia kanë atij brezi patriotësh të zgjedhur të kombit, të cilët nën rrethana shumë më të vështira se sot, gjetën mënyra bashkëpunimi me njëri tjetrin për t’i hapur kombit shqiptar rrugën e lirisë si dhe ditë fatlume të pavarësisë, që gëzon sot kombi shqiptar në dy shtete. Njëkohësisht, ata i kanë borxh edhe brezave të ardhshëm që të mos shkelen dhe mos të nëpërkëmbet mundi, djersa, sakrificat dhe parimet e Rilindësve që i dhuruan kombit  pavarësinë! Të pakën kjo është dëshira ime e sinqertë nga Amerika e largët dhe besoj e shumë shqiptarëve kudo në botë.

Për shumë vite gëzuar 28 Nëntorin, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kerry mesazh urimi për Pavarësinë: Shqipëria vend aleat dhe partner

 

 

 

 

 

From: “U.S. Department of State”  ……..

Date: Wed, 26 Nov 2014 14:08:06 -0600

To: 

 

Subject: Europe and Eurasia: Albania’s National Day

 

Albania’s National Day

 

Press Statement

John Kerry
Secretary of State

Washington, DC
November 26, 2014

 

On behalf of President Obama and the people of the United States, I congratulate the people of Albania as you celebrate your 102nd Independence Day on November 28.

Albania is a strong and reliable NATO ally and a force for stability in the Western Balkans. I thank the Albanian people for their support of the ISAF and Resolute Support missions in Afghanistan, as Well as their immediate and valued contributions to the global coalition to counter ISIL.

The United States continues to actively support Albania’s efforts to meet the requirements for joining the European Union. I commend your progress on the path toward full Euro-Atlantic integration.

On this special ocasion, the United States stands with you as a steadfast partner and ally.
 

=====================================================================

Nga: “Departamenti Amerikan i Shtetit”
Data: Mër, 26 nëntor 2014 14:08:06 -0600
Për: Frank Shkreli….
Lënda: Evropa dhe Euro-Azia: Dita Kombëtare e Shqipërisë

John Kerry
Sekretari i Shtetit
Ëashington, DC
26 nëntor 2014

Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, uroj popullin e Shqipërisë me rastin e 102 vjetorit të pavarësisë më 28 nëntor. Shqipëria është një aleat i fortë dhe i besueshmëri NATO-s dhe një forcë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Falënderoj popullin për mbështetjen që i dhanë misionit në Afganistan dhe kontributin e tyre të çmuar dhe të menjëhershëm në koalcionin global kundër Shtetit islamik. Shtetet e Bashkuara vijojnë të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur kriteret për tu bërë pjesë e bashkimit Europian. Ju uroj progres në rrugën drejt integrimit të plotë euro-atlantik,: shkruan Kerri. Në fund të mesazhit sekretari amerikan i shtetit garanton se SHBA do të mbetet një partner dhe aleat i qëndrueshëm i Shqipërisë, “me këtë rast të veçantë, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju si një partner dhe aleat të patundur”.