Frank Shkreli*: Fotolajm me rastin e ditëlindjes së At Gjergj Fishtës

508
Sigal

 E Diela e 23 Tetorit shënoi 145-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës.  Flamuri i kombit valvitet
pranë bustit të vetmuar dhe të autorit të “Lahutës së Malcisë” të harruar, para
shtëpisë gërmadhë ku dikur banonte poeti kombëtar, At Gjergj Fishta – dhe siç shihet
në fotografinë më poshtë, në shkatërrim e sipër.  Megjithëse shteti shqiptar shtëpinë e Fishtës
e kishte përcaktuar, sa për sy e faqe, me statusin “Monument Kulture” ç’prej vitit
1991, por i lënë pas dore për një çerek shekulli të të ashtuquajturës demokraci
shqiptare – duke venë në dukje urrejtjen e turpshme shekullore të qeverisë komuniste
të shekullit të kaluar dhe të qeverive post-komuniste shqiptare të këtij çerek shekulli,
ndaj At Gjergj Fishtës. 

 

Veni re kontrastin e theksuar të lënies
pas dore nga qeveria shqiptare, të shtëpisë ku jetoi Fishta – me lajmin që u perhaps
të djelën, në ditën e 145-vjetorit të lindjes së Gjergj Fishtës, sikur donin t’ia
fusnin gishtin në sy Fishtës – se Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama dhe Ministrja
e Kulturës Mirela Kumbaro me “enturazhin” shoqëruese të ministrave dhe deputetëve
të zones ishin për vizitë në Gjirokastër për të pare zhvillimin e një numër projektesh.
Dhe jo vetëm çfardo objektesh, por projekte që synojnë në “Restaurimin dhe rijetëzimin e banesave të Shkrimtarëve,
Gjirokastër”, project ky i cili parashikon, ndër të tjera, ndërhyrje në strukturën
e brendshme dhe të jashtme në 20 banesa të trashëgimisë materiale, për të evidentuar
dhe konservuar vlerat historike dhe artistike të tyre, bazuar në modelin e
shtëpisë së Kadaresë, njofton media shqiptare. Zonja Kumbaro ka pohuar se përveç
kësaj “kemi një projekt tjetër për të restauruar 20 shtëpitë që ju i keni njoftuar
tashmë, që i kemi quajtur Rrjetin e Shtëpive të Shkrimtarëve, sipas modelit të shtëpisë
së Kadaresë”.

 

Lexuesi arrin vetë tek përfundimi se sa të
përkushtuara janë institucionet e qeverisë dhe të shtetit shqiptar ndaj ruajtjes
së kulturës shqiptare dhe ndaj kujtesës së atyre që e bënë këtë kulturë –
trashgimtarëve të cultures arbërore dhe mbrojtësve të vlerave dhe interesave të
kombit shqiptar – trashgimtarëve, siç është At Gjergj Fishta I harruar. 

 

Ndoshta është pak e rëndë ta them, por fatkqësia
e këtij kombi është se përfaqësuesit e saj politikë, me entuziazëm, kanë kërkuar
dhe kërkojnë pajtimin me sllavët, me grekët, me turqit me rusët, me kinezët, me
italianët, me gjermanët, madje Enver Hoxha i dha shtjelme dhe Zotit për të adhuruar
djallin. Duket sikur, shqiptarët janë vëllezër me të gjithë, ndërkohë që nuk mund
të pajtohen me At Gjergj Fishtën, i cili për ‘ta vazhdon të jetë gjithnjë
“tradhtar”, “fashist”, ndër të tjera – por shqipot nuk mund të pajtohen as me
njëri-tjetrin, fatkeqësisht. 

 

Kjo situatë, me të vërtetë kërkon një reflektim
të thellë shpirtëror, nevojit një rishqyrtim historik e të thellë të udhëkryqit
ku gjenden sot shqiptarët për rivendosjen e vlerave morale dhe atdhetare, por edhe
të përcaktimit të interesave afatgjata të kombit, bazuar në këto vlera dhe në kujtimin
e bartësve historikë të kombit shqiptar të këtyre vlerave, siç ishte At Gjergj
Fishta.

 

Kujdes se kini humbur rrugën në oborr,
siç thotë fjala popullore!

 

 

Kryeministri
shqiptar Edi Rama dhe ministrja e Kulturës, Kumbaro të djelën në Gjirokastër për
të pare nga afër zhvillimin e projektit të, “rijetëzimit të shtëpive të shkrimtarëve
në Gjirokastër”.