Frank Shkreli: Engjëll Musai, rol kyç në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe zhvillimit demokratik të Shqipërisë

644
Pas vlerësimit nga kongresisti amerikan Eliot Engel nga New Yorku, i cili për nder të z. Engjëll Musai dhe kontributit të tij në lidhjet dypalëshe shqiptaro-amerikane valëviti flamurin amerikan, duke thënë se nëpërmjet punës së gazetës “Telegraf” z. Musai shërben si zëri i arsyes dhe drejtësisë, në mbështetje të vlerave amerikane për demokraci, drejtësi, liri dhe barazi”. Në nder të zotit Musai ka folur edhe ish-Drejtori i Voas për Euroazinë, Frank Shkreli, i cili e cilëson si të merituar dhe nder të veçantë që zoti Musai është nderuar me valëvitjen e flamurit amerikan. Nderimi juaj nga Kongresi Amerikan ishte i merituar, promovimi i lajmit ishte detyrë për mua. Besoj është hera e parë që Kongresi Amerikan, në këtë mënyrë ose në ndonjë mënyrë tjetër të ketë nderuar një media shqiptare si gazeta “Telegraf” dhe Drejtorin e saj, z. Engjëll Musai, “Për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe zhvillimit demokratik të Shqipërisë. Nëpërmjet punës së gazetës Telegraf, z. Musai shërben si zëri i arsyes dhe drejtësisë, në mbështetje të vlerave amerikane për demokraci, drejtësi, liri dhe barazi”. Për këtë duhet të jesh krenar, pa marrë parasysh xhelozinë nga kolegët e gazetave të tjera. Motivacion më të bukur nuk ka! Urime dhe njëherë, dhe ta gëzosh!
Sigal