Foto-montazhisti i perversiteteve “Rilindëse”, që denigrojnë figurën e gruas dhe nënave

540
Përiparim HALILI
Gjatë 4 viteve në postin e kryeministrit, në vend të merrej me hallet e popullit e të vendit, “krye-rilindësi” bënte piktura në zyrë, në mbledhje qeverie, në takime më të huajt e deri në seanca parlamentare dhe me to, hapte ekspozita nëpër botë, mbasi në Shqipëri e cilësojnë bojaxhi me nivel më të ulët se ish-disenjatorët e ndërmarrjeve! Gjatë viteve të rinisë së tij përpara 1990-ës, i përzgjedhur prej ish-sigurimit të shtetit, pikturonte karikatura për vigjilencën revolucionare ndaj armiqve të brendshëm e të jashtëm, të cilët i publikonte në revistën “Në shërbim të popullit”, organ i “armës së dashur të partisë e të popullit” me emrin Sigurimi i Shtetit, që përgjonte, arrestonte e çonte edhe poetët në litar. Disa nga bashkëkohësit e tij të ish-ministrisë së Brendshme të viteve të diktaturës, kujtojnë një detaj: Kur “piktorin” e njoftonin për honorare, ai nuk i merrte ato, duke ia falur partisë për ushtarët e kufirit! Tani që është në fushatë elektorale duket e ka humbur kontrollin mendor, duke nisur të bëjë montazhe fotografike, të cilat publikon në faqen e tij elektronike! Një montazh të tillë e publikoi dje, duke vendosur një lopë, brenda mitrës së cilës thoshte se ishte futur Dr. Halim Kosova e në krahë tij kishte vendosur kreun e PD, Lulzim Bashën, me diçiturën: “Halim Kosova i bashkohet kërkimit të PD për kandidatë”. Mjafton ky palaçollëk i pështirë, për të krijuar bindjen definitive e të plotë, se kreu i “Rilindjes” është i shkalafitur mendërisht, me tru që si produkt të hershëm e së tepërmi të tashëm, ka nisur të “pjellë” vetëm perversitete, duke arritur deri në “vepra arti” të tilla! Ky fotomontazh, ka irrituar gratë shqiptare, jo ato të “rilindurat” që qeshin me perversitetet e tij në zyra e mitingje, por femrat dinjitoze që kanë lindur, rritur dhe edukuar fëmijë të nderuar, larg profilit vulgar të montazhistit që denigron aktin më sublim në jetën e një nëne, gjëra të cilat ai nuk i ka përjetuar si sakrificë dhe dashuri jetësore, mbasi ka bërë jetë tjetër në raport me gratë, shumica të lumtura, që nuk ia kanë dhënë kënaqësinë e këtij momenti, ose që e kanë përjetuar këtë moment e prag momenti nën denigrim, përmbytje psikike e akte barabarizimi fizik prej tij! Me këtë fotomontazh është tronditur gjithë shoqëria shqiptare, jo se personazh ishte një qytetar, mjek, njeri, dhe familjar e figurë publike e nderuar si Halim Kosova. As sepse personazh ishte kreu i opozitës, të cilit 3 muaj me radhë i “puthi dorë e këmbë” për ta shpëtuar nga rëndesa psikike që e kishte mbërthyer, por as sepse objekt ishte një kafshë, të cilës “nuk i arrin as tek thundra”. Problemi qëndron tek fatkeqësia, që shqiptarët dhe vendi, kanë ende në krye një dy metrosh pa 2 gramë tru në kokë! Kjo sjellje publike me manifestim aktesh të tilla, sipas një mjeku neuropsikiatër, që kishte parë fotomontazhin që denigronte aktin e shenjtë të lindjes, qoftë edhe prej një kafshe, shpjegohet me “Spondiliatrozën cervikale” e cila prek trurin dhe e bën atë jo funksional për qëndrime normale, me pasojë “pjellorinë” e qëndrimeve anormale. Ja shpjegimi i plotë profesional i bërë nga mjeku neuropsikiatër: “Spondiliatroza cervikale”, godet kryesisht moshat e rritura dhe nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë për një kohë të papërcaktuarr, por në shumicën e rasteve edhe gjithë jetën, duke çrregulluar edhe gjumin e natës. Dhimbja është më e shpërndarë sesa në rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjën mes kokës dhe qafës. “Spondiliatroza cervikale”, shkaktohet lehtësisht nga stresi, paqëndrueshmëria psikike, emocioni e tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth, ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet me emocionet intense”.
Sigal