Faik Islami/ Pse kjo lajthitje e zotit Matarela?

563
Ne, shqiptarët, kemi ndjekur gjithë simpati, pothuajse të gjithë Presidentët e shtetit Italian, kur ata kanë shprehur publikisht qëndrime, vlerësime a konsiderata, për situata të politikës së jashtme apo edhe të brendshme, por sidomos për qëndrime e vlerësime të tyre për popullin shqiptar apo dhe për fqinjët tanë. Italia, politika e saj si e një vendi të madh euriopian, komshi me neve, ka qenë përherë në qendër të vëmendjes së gjithë shqiptarëve. Kjo edhe për faktin se pavarësisht një të kaluare jo fort të largët, ku shteti Italian i kohës pushtoi vendin tonë të vogël, krejt të pambrojtur, ushtarët e saj nuk u panë kurrë si të një vendi armik. Populli Italian është parë gjithmonë me simpati dhe dashuri, prej të gjithë shqiptarëve, sepse qysh nga lashtësitë na ka bashkuar e njëjta origjinë kulture. Edhe në kushtet e izolimit tonë, këtu luheshin operat e famshme italiane dhe kanconisimat italiane këndoheshin rrugëve, prej rinisë shqiptare.
Edhe pas shembjes së sistemit, Italia u bë një strehë, për rininë shqiptare të cilët në gjirin e popullit italian gjetën familjen e tyre të dytë. Këto dhe ndihmat e mëdha, që i ka dhënë shteti Italian popullit shqiptar nuk kanë për tu harruar në jetë të jetëve. Shqiptarët kanë si perëndi të dytë të tyren, Mirënjohjen. Janë këto vlerësime e koncepte të rrënjosura thellë tek inteligjencia shqiptare, te i madh e i vogël që i bën edhe të brengosen kur marrin vesh se jo më ndonjë njeri dosido në Itali , por vetë Presidenti Matarela lajthit, ndërsa ndodhet mes Parlamentit Serb dhe tjetërson pikërisht ai, historinë e kombit shqiptar, kontributin e dishepujve të tij, të figurave emblematike të shqiptarëve, të kontributit të madh e të pazëvendësueshëm të tyre në historinë dhe kulturën perëndimore e atë italiane posaçërisht. Si të mund të na bëjë dora të mos e shkruajmë, si të na e mbajë goja të mos e themi edhe pse gjithë dhimbje, se presidenti Matarela ka lajthitur, tek sa shprehet para parlamentarëve serbë, gjithë seriozitet e guxim naiv, në njohjen e një historie të sajuar, të pandodhur, të paqenë, absurde se : “Rrënjët e marrëdhënieve tona, atyre të Serbisë dhe Italisë, janë të thella ndër shekuj, në histori. Serbia ka lindur 17 perandorë romakë, ndër të cilët veçohet figura e Konstandinit …!”
Nuk e kemi hallin se Presidenti italian bëri një lajthitje të tillë, se mundet dhe tu ndodhë udhwheqwsave, por shqetësohemi për shëndetin e Presidentit Matarela, sepse Konstandini i Madh ishte i Madh, jo sepse lindi në Iliri por sepse duke riorganizuar të gjithën një perandori, ishte pikërisht ai burrë, ajo figurë e ndritur që ligjëroi krishterimin. Dhe një katoliku të përkushtuar nuk i lejohet kurrsesi të mos e dijë se ligjëruesi i katolicizmit ishte pikërisht Konstandini i Madh …nga Iliria. Jemi më se të sigurtë, që këtë fakt, shkëlqesia e tij Presidenti Matarela e ka ditur fort mirë. Atij çoç do ti ketë ndodhur në shëndet, që lajthiti dhe përkatësinë ilire, të Konstandinit të Madh ja u dhuroi serbëve, të ardhur që nga stepat ruse, bash në vendlindjen e Kosntandinit të Madh, në Nish e në viset e tjera ilire, gati dyqind vjet pasi Konstandini pat ndruar jetë! Si të mos ketë arritur ky personalitet i lartë të mësojë se Trevat dardane – ilire ndër shekuj i dhanë Evropës, por edhe botës shumë shenjtorë, disa prej të cilëve kontribuuan në zhvillimin dhe qytetërimin perëndimor. Evropa plakë duhet t’u jetë mirënjohës ilirëve e dardanëve, si dhe pinjollëve ose pasardhësve të tyre të padiskutueshëm arbër-shqiptarëve, për rolin e tyre të jashtëzakonshëm, misionin e një plejade shenjtorësh të gjakut tonë, si: Shën Konstandini i Madh, Shën Hieronimi, Shën Justinjani i Madh, Shën Niketa e deri te e lumnushja Nënë Terezë! Skenaristët serbë të përvetësimeve, por edhe te pagesave për filmime hollivudiane, se nuk ka asnjë dokument bindës të cilësdo periudhë apo kohë që ta provojnë se Konsandini i Madh pati prejardhje serbe. Dhe nëse dëshiron ta korrigjojë gabimin, Presidenti Matarela do te duhet të këndojë sa më të plotë jetën e Konstandinit të Madh, duhet ta lexojë veprën e Eusebit. Në veprën e tij, perandorit i bëhen lëvdime të shumta. Telibri i tij, “Jeta” , e cila është dhe vepra e fundit e Eusebit, bien në sy lëvdatat e pafundme dhe përçapjet për t’i dhënë figurës së Konstandinit ngjyrimin romantikë, sidomos në veprën tjetër “Lëvdime Konstandinit”. Në këtë vepër perandori sundimtar është paraqitur si një njeri me cilësi mbinjerëzore, që udhëhiqej në mënyrë të drejtëpëdrejtë nga Perandoria. Eusebi besonte se qe Konstandini ai që vendosi paqen, jo vetëm midis Kishës dhe Shtetit, por edhe Brenda vet Kishës. Serbët, me siguri e dinë se Konstandini i Madh ishte dardan, ilir, paraardhës i shqiptarëve, të cilëve u okupuan territoret, tokat por figurat emblematike të tyre asnjëherë edhe pse plot herë janë lodhur sa me llafollogjitë e akademisë serbe e sa me investime pranë Hollivudit, për ndonjë film ku Konstandinin e Madhe nga Iliria e duan ta quajnë të tyre.
Për një kohë të gjatë, (gjer sa dhe i shkëlqyeri President Matarela i mikloi në marrëzinë e tyre) kanë shkruar e shkruajnë se “Ky Perandor”, vetëm pse ishte i lindur në Nish (Naissus), na rrjedhka, për ta por edhe për Presidemtin italian, një mundësi e shkëlqyer, për të promovuar trashëgiminë kulturore serbe në trojet ilire bile dhe më tepër, si dhe për ta “dëshmuar”, se serbët janë popull i shenjtë biblik”. Pra vetëm pse u lind më 27 shkurt të vitit 272 nga prindërit, Konstanc Klori dhe Helena, që të dy ishin me besim paganë, në qytetin e Naissusit (Nishit) të sotëm dhe që e kanë serbët, Perandori Konstandin i Madh, na qenka serb?!Mirëpo, duke ndjekur e kënduar marrëzitë e lajthitjet në egot serbe, bindet kushdo se Sipas kësaj logjike do të mund të bëhej kërdija në transformimin e personaliteteve, nga një komb në tjetrin. Në këtë hulli logjike mjerane, do të duhej që Kanti, lindur në Konisberg, ta bënte atë… menjëherë një rus, … të rusëve!
Serbët duke vjedhur Konstandinin e Madh edhe në rastin e ndihmës që ju dha fjala e Presidentit italian, duan të lartësojnë shtatin, goxha të shkurtër, të së shkuarës së tyre. Dhe nga kjo rezulton se serbët kanë dashur e tentojnë të rrëmbejnë mite të popullit shqiptar, pasardhës i ilirëve, dhe më kryesoren, atë që e bëri Konstandini i Madh, nga Nissusi Dardan, me Ediktin e Milanos, në vitin 313. Është evidente se si fqinjë sllavë por dhe dhe grekët e shek.XIX vazhdojnë të na i vjedhin hapur figurat e shquara të historisë kombëtare, që nga Leka i Madh, Pirroja i Epirit, Jan Kukuzeli, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, Nënë Terezën…., e tani së fundi edhe Konstandinin e Madh..Adetet bëjnë por , që të mund të përfshihej në këtë lloj “hajnie” figurash të shqiptarëve edhe një President italian, këtë nuk na e kishte marrë fiqiri. Perandori Konstandin, me të drejtë është quajtur perandori më i rëndësishëm i antikitetit të vonë. Personaliteti i tij i fuqishëm hodhi themelet post-klasike të qytetërimit evropian. Mbretëria e tij ishte plot ngjarje shumë dramatike. Fitorja e tij tek Ura e Milvanit, ishte ndër momentet më vendimtare në historinë e botës, ndërsa legalizimi i tij për mbështetjen e krishterimit dhe themelet e tij të një “Rome të re”, në Rangun e Bizantit, përbën njërin ndër vendimet më të rëndësishme të bëra ndonjëherë nga një sundimtar evropian. Dhe këtë e bëri një Perandor Ilir, gjë që nuk mund të mos e ketë ditur Presidenti Matarela. Kemi të drejtën të habitemi s se si ky burrë shteti thotë mbrapsht ato që me siguri i di për mbarë !
Rreth përkatësisë dhe figurës të Konstandinit të Madh, të dhëna me rëndësi të dorës së parë na japin autorët si: Euzebiu, Eutropi, Aureliani, Bozoni, Prisku, Zosimi, Valesiani, etj. Për kompletimin sadopak të këtij portreti kanë punuar e dhënë kontribut disa enciklopedi botërore, si dhe studiues e historianë modernë, të huaj dhe shqiptar, si: T. Momzen, R. Mamulen, Edit Durham, Zef Mirdita, Majkël Hart, etj. Konstandini i Madh shihet si sinonim i devotshëm dhe urrejtjes, i shenjtë në sytë e disave, keqbërës në sytë e të tjerëve, përgjegjës, për funksionimin e kishës dhe shtetit, fuqi shpirtërore, strumbullar i një epoke të re, mizore e mashtrues. Shumë pikëpamje janë dhënë mbi këtë njeri, i cili sundoi 31 vjet në njërën nga perandoritë më të mëdha të botës!
Perandori Konstandin, me të drejtë është quajtur perandori më i rëndësishëm i antikitetit të vonë. Personaliteti i tij i fuqishëm hodhi themelet post-klasike të qytetërimit evropian. Mbretëria e tij ishte plot ngjarje shumë dramatike. Fitorja e tij tek Ura e Milvanit, ishte ndër momentet më vendimtare në historinë e botës, ndërsa legalizimi i tij për mbështetjen e krishterimit dhe themelet e tij të një “Rome të Re”, në Rangun e Bizantit, ndër vendimet më të rëndësishme të bëra ndonjëherë nga një sundimtar evropian. Figura e Shën Konstandinit na vjen e zgjuar nga Lashtësia dhe vjen në kohën tonë si njëra nga prej e personaliteteve qendrore të krishterimit, të kulturës e të qytetërimit evropian, nga njëra anë dhe si personalitet, veprimtaria historike, politike dhe ushtarake e të cilit bënë pjesë edhe në botën shqiptare. Gjithsesi edhe kësaj radhe në kohët moderne ashtu sikundër ishte ndër shekuj te letrat ilire, arbërore e shqiptare, kjo figurë vjen për të ndriçuar atë thënien sokratiane të përjetuar ndër shekuj: “njihe vetveten”. Emri i Shën Konstandinit vjen edhe zgjeron edhe njëherë krenarinë tonë për përkatësinë e tij ilire së bashku me gjithë ata emra iliro-shqiptare të shenjtorëve. Serbët duke vjedhur Konstandinin e Madh, duan të lartësojnë shtatin e tyre jo aqë në përmasë, por që nuk besojmë se do tu hyjë fort në punë një lajthitje e Presidentit Italian.ja u do buza por I pengon hundda tek sa rreken të marrin e përvehtësojnë figurën symbol të krishterizmit në botë, që e bëri Konstandini i Madh nga Nissusi Dardan, me Ediktin e Milanos në vitin 313, dhe për të “dëshmuar” se ata janë popull qiellor.Një llaf në këmbë u tha Zoti Matarela por sërbët me syrin e tyre grabitës edhe të perandorit-shenjtor, Kostantinit të Madh, tundën sallën duke kujtuar se arritën të ëndrruarën. Ka kohë që sllavët fqinjë dhe grekërit e shek.XIX vazhdojnë të na i vjedhin hapur figurat e shquara të historisë kombëtare që nga Leka i Madh, Pirroja i Epirit, Jan Kukuzeli, Gjergj Kastriotin – Skenderbeun, Nënë Terezën…., e tani së fundi iu kanë vënë syrin edhe Konstandinit të Madh..Mirëpo kjo që atyre u tha dhe u “dha Z. Matarela “ ishte vetëm sa një lajthitje….Lajthitje të tilla lëshuar mejdanëve të Ballkanit prej figurave me goxha peshë evropiane, nuk i sherbejnë frymës evropiane të popujve të ballkanit. 
Sigal