Evropa sot: Paqja dhe prosperiteti përballë populistëve dhe euroskeptikëve

186

Përballë sfidave të së ardhmes me konkurrencën globale në rritje, vendet evropiane gjithnjë e më shume do të duhet të bashkohen rreth vlerave dhe parimeve më të mira të BE-së. Euroskeptikët, populistët edhe radikalët do te shfaqen e rishfaqen shpesh herë të dobët dhe herë të”fortë” por asnjëherë aq të fortë sa ta vrasin projektin 74 vjeçar që u solli popujve të Evropës paqen e qëndrueshme dhe prosperitetin në rritje

Prof. Dr Arben Malaj – Lektor i Integrimit Evropian

Projekti i BE-së kishte dhe ka një mision fisnik, ai u ideua mbi gërmadhat e Evropës që lëngonte nën plagët e thella dhe të përgjakura të nacionalizmit të sëmurë, miliona evropianë të pafajshëm u bënë mish për top nga mentaliteti luftë-prodhues i forcave?

Sot pas 74 viteve Evropa e “pashpresë” përfaqëson një nga komunitetet më të zhvilluara në botë. Kjo sepse shumë shpejtë pasluftës së dytë botërore, liderë me vizion, baballarët themelues të BE-së pavarësisht se disa ishin fitues dhe disa humbës u bashkuan dhe u përkushtuan për paqen dhe prosperitetin.

Vetëm pesë viteve më vonë ata u ulën në tavolinën ku bashkuan vizionin dhe përgjegjësitë e përbashkëta për eliminimin e luftërave, për shndërrimin e industrisë së çelikut dhe qymyrit, nga industria në shërbim të luftës në industrinë e paqes.

Në këtë marrëveshje të parë u vunë themelet institucionale të BE-së, projekt që synonte deri edhe Shtetet e Bashkuara të Evropës. Por vendet e BE-së edhe pse shumë të zhvilluara janë të vogla dhe disa prej tyre shumë të vogla të përballojnë konkurrencën në rritje BRICS ku janë bashkuar Kina, India, Rusia, Brazili, Turqia, Afrika e jugut etj.

Evropa është sot një prej kontinenteve më të zhvilluara, modernizimi i ekonomisë gjermane, holandeze, britanike dhe shumë vendeve të tjera i dha këtyre vendeve një epërsi në eksportin e mallrave dhe shërbimeve ne ekonominë globale aq sa vetëm Gjermania deri para pak viteve ishte eksportuesi më i madh në botë krahasuar edhe me ekonominë kineze.

Një vend me 80 milionë banorë konkurronte dhe tejkalonte aftësinë eksportuese të Kinës me 1.2 miliard banorë. Në rrënjët e përparimi të BE-së është liria e mendimit, liria e te shprehurit, liria e veprimit, liria për të jetuar sipas disa parimeve thellësisht demokratike.

Reduktimi i deficit demokratik dhe rritja e qeverisjes me pjesëmarrje janë sfida të rëndësishme ku çdo qytetar kur jep votën e tij në çdo votim lokal, kombëtare apo evropian fiton të drejtën të jetë ”aksioner” në mirëqeverisjen e bashkisë ku jeton, të vendit të tij dhe të Evropës së Bashkuar,

Qeverisja me pjesëmarrje e bënë demokracinë funksionale në rast të kundërt liderët politikë sidomos në vendet me institucione të dobëta, e injorojnë qeverisjen me pjesëmarrje dhe tentojnë gjithnjë e më shumë të mos qeverisin bazuar tek arsyeja dhe ligji por të qeverisin sipas interesave të grupimeve që i sillnin në pushtet dhe i keq-përdorin politikanët për përfitime abuzive deri në nivelin e kapjes së shtetit.

Një nga debatet më kritike që ka sot në BE është rritja e deficitit demokratik. Çdo vend që kërkon dhe aplikon të bëhet vend anëtar i BE-së ka pranuar njëkohësisht me dorëzimin e kërkesës zyrtare edhe dorëzimin e një pjesë të sovranitetit të tij në varësi nga shkalla e integrimit, deri tek dorëzimi total i sovranitetit për politikat monetare kur aplikon të bëhesh pjesë e eurozonës, ku shtetet anëtare humbasin/dorëzojnë një nga dy kolonat e politikave ekonomik,politikat monetare.

Përballë këtij shqetësimi në rritje për thellimin e deficitit demokratik në BE, sepse ndërsa votuesit zgjedhin qeveritë e vendeve të tyre vendimet i marrin burokratët dhe institucionet e BE-së, ku ndërsa BE ka një buxhet simbolik jo më shumë se 1.2% e GNI por nëpërmjet traktateve dhe direktiva të ndryshme imponon rregulla unike/evropiane për rreth 80 % të aktivitetit të vendeve anëtare, sfida kryesore e BE-së pas zgjedhjeve të 26 Majit 2019 do te jete reduktimi i deficitit demokratik të institucioneve të saj.

Deficiti demokratik në rritje në BE- është bërë një ushqimi i bollshëm për euroskeptikët, populistët dhe radikalët. Këto parti apo grupime politike keq-përdorin problemet reale që kanë votuesit në vendet e BE-së ku me kryesore janë:

  1. emigracioni i jashtëligjshëm;
  2. papunësia e madhe tek te rinjtë
  • aktet terroriste ne vendet e tyre;
  1. pabarazinë dhe varfërinë;
  2. shkurtimin e përfitimeve sociale nga paketat antikrizë etj., duke premtuar se dalja nga BE s me do tju kursej buxhetin, sepse nuk do të paguajnë më për vendet e varfra të BE-së dhe këto kursime ata mund ti përdorin për shërbimin shëndetësorë apo rritjen e financimeve per kohezionin social.

E vërteta është krejt ndryshe, sepse këto vende kërkojnë të dalin nga BE por duan të ruajnë aksesin për te shitur, importuar dhe investuar në tregun e përbashkët evropian, I cili është një nga më të mëdhenjtë në botë dhe këtë akses nuk e fitojnë dot duke qenë jashtë BE-së pa paguar një kontribut vjetorë në buxhetin e BE-së.

Pra siç rezultoi me BREXIT, premtimi për kursime të mëdha buxhetore për t’i përdorur për sistemin shëndetësore rezultoi një premtim/gënjeshtër politike.

Dalja nga BE i bënë vende e saj më të vogla, të cilat përball konkurrencës globale mund të kenë zhvillime ekonomike, sociale dhe politike të përkeqësuar. Jo rastësisht BE-së I janë bashkuar gjithnjë e më shumë vende të reja, përherë më të varfra se vendet themeluese.

Projekti I paqes dhe prosperiteti I BE nisi me 6 vende me rreth 170 milion banorë, sot BE ka 28 vende me 540 milion banorë. Përballë konkurrencës globale në rritje dhe tepër agresive, BE duhet të zgjeroi partneritetin tregtare me SHBA dhe Kanadanë.

Çdo thellimin i integrimit që sic theksoj presidenti francez Macron është prioritet i prioriteteve për BE-në imponon reforma të thella që reduktojnë deficitin demokratik, reduktojnë distancën midis votuesve dhe atyre që marrin vendimet për ta.

Reforma demokratizuese që sjellin votuesin më pranë vendim marrjeve të rëndësishme në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet peticioneve dhe ky është ndryshim thelbësor i Traktatit të Lisbonës 2007 dhe me votë të deleguar nëpërmjet euro-parlamentarëve por edhe të qeverive dhe parlamenteve të tyre.

Përballë sfidës së reduktimit te deficitit demokratik, BE herë pas here ka riparë deri edhe traktatet e saj për të rritur demokracinë me pjesëmarrje dhe për të bërë votuesit evropian, aksioner me zë ndikues në qeverisjen e BE-s.

Traktati i Lisbonës 2007, rriti ndjeshëm qeverisjen me pjesëmarrje, për herë të parë u përfshin parlamentet e vendeve anëtare në njohjen e drafteve të ligjeve për t’u miratuar nga parlamenti i BE dhe parlamentet e vendeve anëtare kanë të drejtën ligjore të shprehen për to me tre opsione:

  1. miratim ne shumice;
  2. propozim amandamente permiresuese
  3. mosmiratimi

Në vartësi nga raporti midis numrit të vendeve që janë dakort dhe atyre jo dakord parlamentet e vendeve anëtare i “nxjerrin” BE-së, karton të kuq kur nuk e miratojnë, të verdhë kur propozojnë amendamente përmirësuese dhe karton të jeshil kur bien dakord.

Traktati i Lisbonës ka edhe një kontribut tjetër shumë të rëndësishëm për qeverisjen me pjesëmarrje të BE-së, ai uli ndjeshëm pragun/numrin e votave që duhen për t’i paraqitur BE-së një peticion për ndryshim, përmirësim të traktateve, politikave, instrumenteve implementues dhe mundësinë për të propozuar edhe alternativa te reja.

Pra, aktualisht vetëm 1 milionë banorë në 540 milion banorë të BE-së, mund të marrin pjesë drejtpërdrejtë në qeverisjen e BE-së nëpërmjet peticioneve të cilat kanë detyrim imponues për tu futur në procedurën ligjore për diskutim. Evropa e së ardhmes do të jetë gjithnjë e më shumë demokratike, e qeverisur nga demokracia me pjesëmarrjen e qeverisur nga votuesit e saj dhe jo nga elitat e saj.