Ernad Fejzullahu: Kur nuk ka luana edhe majmunët bëhen mbret!

476
Sigal

Në fillim të janarit të
2017 pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, disa parti
politike dhe atë: BDI, koalicioni Rilindja me Besë (Lëvizja Besa ,RDK 1) si dhe
koalicioni Aleanca për Shqiptarët (Lëvizja për Reforma PSHD, RDK 2, UNITETI )
miratuan një platformë të përbashkët duke e quajtur “Marrëveshja politike e
partive politike shqiptare në Maqedoni”.

Që nga vetë emërimi i
kësaj farë “marrëveshje …’ shihet manipulimi që tentohet të bëhet sepse e
vërteta e plotë është se kjo “marrëveshje…” më saktë duhet të quhet ashtu edhe
si është “marrëveshja e disa partive politike…”.Mos emërimin e saktë se kjo
“marrëveshje …’ është e disa subjekteve politike shqiptare këtu në
Maqedoni nuk është i rastësishëm, përkundrazi që në fillim tentohet të
eliminohet zëri opozitar duke re-instaluar totalitarizmin dhe marrjen e të drejtës
se “ e vërteta dhe vetë kombi janë ata…’.Të eliminosh opozitën aq më tepër
duke marrë parasysh se në Maqedoni ekziston një opozitë e konsoliduar etnike
shqiptare thënë butë është të eliminosh parimet bazë të demokracisë liberale,
kurse thënë realisht përbën sulm mbi vlerat kombëtare.

Është fakt se Partia
Demokratike Shqiptare nuk është pjesë e kësaj siç e quajnë disa “akti historik
të shqiptarëve” e që në të vërtetë do të jetë një parodi e
radhës për shqiptarët.

Para se të analizojmë
këtë, siç thuhet “marrëveshje historike..” të disa subjekteve politike
shqiptare në Maqedoni ( jo të gjitha partitë !) nuk mund të kalojmë heshtazi pa
përmendur se:

–më në fund e pranuan
edhe këta të Bashkimit Demokratik për Integrim se qeverisja e tyre 15 vjeçare
jo vetëm ka qenë një dështim por edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë dëmtuar
interesat kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni;

–partitë e
ashtuquajtura opozitare si Besa, RDK, Uniteti dhe lëvizja për reforma PSHD mund
të jenë gjithçka, por jo oponencë e BDI-së, e aq më tepër parti në interes të
shqiptarëve;

Këto dy të vërteta
tashmë dokumentohen në të ashtuquajturën “marrëveshje…” në mes këtyre
subjekteve dhe ajo që është më e rëndësishmja për politikën e mbrapshtë dhe
antikombëtare të BDI-së gjatë këtyre 15 vjetëve Partia Demokratike Shqiptare
nuk ka heshtur duke vënë në pah këtë politikë në dëm të shqiptarëve.

Gjithashtu është thënë
se çfarë “misioni “ kishin këto parti si Besa, Uniteti, RDK dhe PSHD, për të
krijuar një virtualitet të rrejshëm politikë që u demaskua me këtë parodi që po
luhet sot e quajtur ‘marrëveshje …”

Minimumi që duheshe të
bëhet është që të thuhet se Partia Demokratike Shqiptare ka pasur dhe ka të
drejtë për qëndrimet e tyre kundrejt politikës antishqiptare të BDI-së dhe
këtyre partive tjera. Jo se PDSH ka nevojë për këtë, por vetëm kështu duke e
mbyllur një kapitull të errët për shqiptarët gjatë këtyre viteve mund të
mendojmë për mënyrë se si ta sanojmë politikisht këtë gjendje në të cilën
gjendemi.

Në këtë mashtrim të
radhës që po bëhet në kurriz të shqiptarëve në Maqedoni në mënyrë direket
fatkeqësisht u involvuan segmente të caktuar të shtetit shqiptar.

këto segmente të
caktuar të Shqipërisë, mbase i frymëzuar nga Internacionalja Socialiste me
verimet e veta u bë ‘kumbar” i kësaj farse që mund të ketë pasoja të rënda
politike për shqiptarët në Maqedoni.

Ekzistojnë dëshmi dhe
fakte, se segmente të caktuara të një partie në Shqipëri, janë përzier në
mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tërthorazi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
në Maqedoni, duke i nxitur shqiptarët të votojnë për një parti maqedonase si
dhe një partie shqiptare e afërt me këtë parti maqedonase, me orientim
ideologjikë si të asaj partie në Shqipëri.

Kjo është e pafalshme!

Këto segmente të
caktuar të shtetit shqiptar nuk ndalet me kaq, por shkua n edhe më larg duke
organizuar në Tiranë takim që ta përkujton takimet e themelimit të Partisë
Komuniste të Shqipërisë me instruksione dhe vëzhgimin e rreptë të Milladinave,
Mugoshave e Tempove. Ne takimin e Tiranës  u benë bashkë patriot e
tradhtar, të ndershëm e hajdut, islamistë e marksist –leninistë,UDBA e …

Ky ishte mesazhi i
takimit që u bë në Tiranë me këto” figura” nga Maqedonia.

Në qoftë se do të ishte
bërë testi anti-drogë mbase do të duhej ta merrnim më me seriozitet nënshkruesit
e këtij dokumenti  mirëpo pasi nuk u bë, lenë hapësirë për interpretime të
ndryshme!

Disa fjalë rreth kësaj
“marrëveshje…” të disa subjekteve politike shqiptare të Maqedonisë;

– ajo ka një
kornizë dhe ajo është “Marrëveshja e Ohrit” dhe përfundimisht që e zhbënë
tërësisht këtë farë “marrëveshje…” është respektimi në përpikëri të kushtetutës
aktuale të Maqedonisë. Dihet se me këtë kushtetutë aktuale nuk mund të
realizohet asnjë “shkronjë’ e lere më diçka në favor të shqiptarëve.

– ku e latë mekanizmin
e vendimmarrjes me konsensus si që është parlamenti me dy dhoma;

– krijimi i komisioneve
shtese për “zhvillimin e barabartë ekonomik të rajoneve…” është mashtrimi
tjetër duke mos përmendur ( me vetëdije !) mekanizmat që garantojnë realizimin
e kësaj të drejte edhe juridikisht – mekanizmi i vetos në ndarjen e drejtë dhe proporcionale
të buxhetit;

– krijimi i “ministrisë
për komunitete…”e ulë statutin politiko-formal të shqiptarëve duke i bërë ata
njësojë si romët,boshnjakët,vllahët,turqit etj;

– pse nuk hetohen
rastet tjera si vrasja e Harun Alisë dhe qindra vrasjeve tjera të djemve
shqiptar;

– mungesa e afatizimit
dhe mekanizmat në realizimin e këtyre kërkesave…

Përfundimisht, ishte
edhe një tentim për mashtrim dhe përhapjen e ‘mjegullës politike” te shqiptarët
e Maqedonisë, për eliminimin përfundimtar të opozitës etnike shqiptare  në
Maqedoni.

Si mendoni Ju, se
shqiptarët ne Maqedoni janë aq naiv sa të vetë mbytin vlerën themeltare të
demokracisë si që është opozita etnike, në rastin konkret Partia Demokratike
Shqiptare?

Zotni, kushdo qofshi Ju
po ju përgjigjem me një slogan që juve ju pëlqen shumë, por në këtë rast nuk do
t’ju pëlqeje edhe aq –“NO PASSARAN DRUGARI!” 

Ernad Fejzullahu – ish
Deputet dhe anëtar i kryesisë qendrore të Partisë Demokratike Shqiptare