Ermion Vokopola/ “Pastruesja”, fytyra e vërtetë e ”Rilindjes”

667
Incident, apo fytyra e vërtetë e Pushtetit të sotëm që ka detyruar shqiptarët të marrin masivisht rrugën e emigracionit, është ajo çfarë ndodhi dy ditë më parë në parlamentin shqiptar? U vunë në lojë deputetët tanë si të ishin në një rresht, në mbledhjen e komisionit parlamentar të ligjeve. Ishte vetë drejtoresha e lojërave të fatit, Luneda Supali, që vuri në lojë, bile edhe vetë kryetarin e Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafa. Ajo bërë të ditur se, të gjithë deputetët e Komisionit të Ligjeve, ishin në konflikt interesi me projektligjin e lojërave të fatit. Ndërsa ndërhyrjes së kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, se nuk duhej të fliste dhe cila ishte? Ajo i’ u përgjigj se ishte “pastruese”. Ndërhyrja e ligjshme deri në nervozizëm e kryetarit të ligjeve Xhafaj që kërkoi daljen jashtë të “pastruese” iu përgjigj Ministri i Financave i cili deklaroi se, “ishte një shaka” dhe se zonja ishte drejtoresha e lojërave të fatit. Një moment i turpshëm për të gjithë pjesëmarrësit që u ndodhën në atë sallë, aq sa vetë kryetari i komisionit Xhafa theksoi se këtu nuk është vend ku mund të tallesh dhe se personit në fjalë ti tregohet se çfarë përfaqëson Kuvendi i Shqipërisë. Në rajonin verilindor ku të gjithë e kanë mendjen e ngritur për të ikur drejt Gjermanisë ndodhia në parlamentin shqiptar nuk ishte një shaka, por fytyra e vërtetë e “rilindjes” që po e çon vendin drejt një mjerimi të paparë deri tani që po i detyron qindra banorë të largohen një orë e më parë drejt Gjermanisë. “Këto farë drejtuesish e parlamentarësh që me taksat tona pasurohen çdo ditë, as nuk duan t’ia dinë se çfarë ndodh vetëm disa dhjetëra kilometra larg qendrës së Tiranës, ku çdo ditë nisën në emigracion dhjetëra familje duke e çuar rajonin verilindor të vendit drejt një shpopullimi të plotë. Kështu tashmë ka fshatra që thuajse janë zbrazur fare. Nga fshati Fshat, janë larguar drejt Gjermanisë brenda 3 muajve të fundit rreth 70 për qind e banorëve. Thuajse po shpopullohen tërësisht fshatrat e gores, disa fshatra pranë qytetit të Kukësit etj. Ndonëse shifër zyrtare të largimit drejt emigracionit nuk ka, por dihet se thuajse çdo ditë tërheqin pasaportat biometrike deri në 300 persona në ditë, ndërsa radha vazhdon të jetë e pranishme çdo ditë. Në këto kushte, është e turpshme çfarë ka ndodhur në mjediset e parlamentit shqiptar, ku një punonjëse e emëruar nga “rilindasit” i vë ato në lojë. Dhe është përfaqësuesi i tyre, që i del në mbrojtje duke iu drejtuar kolegëve, se ishte një shaka. Nuk ka më turp se çfarë ka ndodhur. Ndërsa gjithçka lihet nën heshtje. Heshtet për fyerjen që u bëhet deputetëve (je se ato nuk i meritojnë fyerjet, por jo nga një drejtoreshë që e emëron dhe e mbron me pasion një koleg i tyre). Ndodhia e dy ditëve më parë në parlament evidentoi se një fluksi i madh i largimit drejt Gjermanisë i një numri të madh të banorëve të rajonit verilindor është një tregues i faktit se shqiptarët dalëngadalë po humbasin krejtësisht besimin se ky vend mund të bëhet. Pushteti familjar i ngritur nga socialistët, ndodhi idiote si ajo e parlamentit, vetëm sa nxisin përshpejtimin e largimit të banorëve nga vatrat e tyre për një jetë më të mirë. Aq më tepër kur mjerimi i ka kapur për fyti. Ndërsa monstra “rilindje” që fatkeqësisht vetë e vumë në krye të punëve po na thith edhe pikën e fundit të gjakut duke na larguar sa më larg punëve, ku po vendos vetëm bijtë e saj
Sigal