Ergys Alushi/ Vlonjatët, kampion në letra anonime!

79

Vlonjatët kanë mani për të shkruar letra anonime kundër njëri-tjetrit, por edhe në përgjithësi, për tematika të ndryshme

Teksa dëgjoja një bisedë të një ish-kuadri të lartë lokal të sistemit komunist, që fliste për letrat e shumta anonime, por edhe jo anonime që qarkullonin në atë kohë të para viteve 1990, m’u kujtua se një fakt të tillë ma kishte treguar edhe një miku im, ish-ministër në vitet e demokracisë. Por nuk ma kishte treguar vetëm ky miku im një fakt të tillë. E kisha dëgjuar edhe më parë nga të tjerë vlonjatë, por edhe jo vlonjatë, të cilët kanë punuar apo punojnë ende në institucionet qendrore të shtetit në Tiranë. Ajo që kisha dëgjuar ishte fakti se, “vlonjatët janë kampion në letra anonime”. Teksa dëgjoja edhe nga ish-kuadri i lartë i sistemit komunist, m’u krijua bindja se fenomeni për të cilin kisha dëgjuar, nuk ishte vetëm fenomen në këto vitet e demokracisë, por edhe para viteve 1990. “Vlonjatët, kampion në letra anonime”. “Nëpër ministri vlonjatët dërgojnë letra anonime sa të gjithë shqiptarët bashkë. Me letrat e vlonjatëve tregojnë barcaleta nëpër ministri”. Ishin këto disa nga shprehjet që kisha dëgjuar rëndom në ambiente të ndryshme dhe takime në Tiranë dhe në Vlorë, sa herë që biseda e sillte të flisnim për Vlorën, vlonjatët dhe “maninë” e vlonjatëve për të shkruar letra anonime kundër njëri-tjetrit, por edhe në përgjithësi, për tematika të ndryshme. Dhe në të vërtetë duhet të ishte një fenomen real përderisa e ndesh në të dyja sistemet. Apo e ndesh dhe në institucionet e shtetit këtu në Vlorë, ku nëse pyet në zyrat e informimit të publikut (aty ku ka), të thonë se, letrat janë të shumta. Në bisedën e tij, ky ish-kuadri i lartë këtu në Vlorë, tregonte plot shembuj se si dhe në atë kohë funksionin letra anonime, por edhe jo anonime, se si njerëzit shkruanin për njëri-tjetrin edhe për gjënë më të vogël, apo dhe se si nga këto letra anonime, por jo vetëm anonime, ishin dënuar apo prishur e ardhmja e shumë njerëzve. Kështu funksionon edhe sot, në demokraci, ku mesa duket vlonjatët nuk e kanë harruar “maninë” e vlonjatëve të para viteve 1990 (ose do të jenë po ata), ku qindra e qindra letra dërgohen jo vetëm në Vlorë, por edhe në Tiranë, sipas parimit “unë nuk dua lopë, por hiqja lopën edhe atij”. Tregojnë edhe për sot në demokraci, plot shembuj se si janë hequr nga puna njerëz vetëm e vetëm sepse për atë janë shkruar letra nga njerëz “që të duan mirën” apo dhe janë cenuar integriteti dhe e ardhmja e shumë të tjerëve. Kjo “mani” e vlonjatëve për letra anonime, por edhe jo anonime, padyshim që e ka një shpjegim, por këtë mbase e diskutojmë ndonjëherë tjetër, por padyshim që do të ketë lidhje me “maninë”tjetër të vlonjatëve, për t’u marrë me thashetheme.

Monica të keqen… bëj gati CV

Monica të keqen… Lëre, lëre… hall i madh a të keqen…

të drejtë ke… nuk ka punë… nuk blen njeri…

vijnë deri tek dera e dyqanit dhe largohen…

edhe kush futet brenda, shikon, provon,

pyet për çmimin dhe largohet pa blerë gjë…

Hall i madh a të keqen… Besoj se të thanë…

këtej nga ne e kanë gjetur zgjidhjen për t’i nxjerrë pushuesit e shkretë nga shtëpitë…

I fikin dritat në darkë të gjithë lagjes…

dhe për të mos ndenjur në errësirë,

detyrohen pushuesit e shkojnë tek lokali buzë detit që ka drita…

ju punon mendja shqiptarëve…

e duan lekun ata të CEZ se harxhuan dhe për fushatë a të keqen…

Monica të keqen… Berisha e nxori të gjithë familjen e vet në një foto…

Andej nga Jala u ndez keq zjarr a të keqen…

në gjirin e Sarandës erdhi dhe David Bonderman,

një i pasur nga Amerika… në Butrint shkoi edhe vajza e Billit të Klintonëve…

ata të “Agimit të Artë” erdhën përsëri në Himarë dhe bën çfarë u desh trapi…

Rama e deklaroi hapur se nuk pranon njerëz me mik për tek zyra e vet në Vlorë…

thua sikur Rama vet nuk i fitoi zgjedhjet me “mik”…

Hall i madh a të keqen…

Mos prit kot aty tek dera e dyqanit…

pastaj nuk je ti vetëm që pret… të gjithë presin…

të gjithë nuk e dinë se çfarë presin…

thonë se presin shtatorin… sikur çfarë të ishte ky shtatori a të keqen…

bëj ndonjë CV gati edhe ti, se ku i dihet… por kujdes atë “mikun”…