Ergys Alushi: E rëndë ngjarja në Sheshin e Flamurit!

708
E rëndë ngjarja e së mërkurës, në Sheshin e Flamurit. Në qendrën historike të Shqiptarëve. Në simbolin e lirisë, në simbolin e shtetit. Aty ku të gjithë duhet të ndihen të sigurt, të ndiejnë shtetin.

Të mërkurën, aty në Sheshin e Flamurit, ndodhi gjëma, u qëlluan për vdekje dy qytetarë, dy njerëz publikë, me kontribute në fusha të ndryshme në qytetin e Vlorës. Roland Saliu, drejtor i OSSHE dhe Erven Hyseni, një prej pronarëve të televizioneve lokale në qytet, “Vlora Channel”.

Pikërisht, në sheshin qendër të Vlorës, u sfidua shteti, siguria, liria.

E rëndë vrasja, e madhe kuja, i pa rikoperueshem dëmi për familjet, shoqërinë, për vet qytetin. Qyteti është më shume se kurrë i rrezikuar, kur ndodh në qendrën historike të shqiptarëve, në orën më të populluar të mbrëmjes pranverore, mendoni se ç’mund të ndodhë në periferi, në skutat e largëta të qytetit, i cili gati përditë po përjeton ngjarje të rënda, që nga mbytjet e pazbardhura në det, vrasjet dhe trafiqet e ndryshme.

Dhe e gjitha ndodh për fajin e shtetit, të pamundësisë për t’i parandaluar ngjarje të tilla, për fajin tonë, të politikës, të harruar pas fushatave e konflikteve të saj, për ndarjen e pushtetit mbi hallet e përditshme që kanë shqiptarët, secili në jetën e vet.

E rëndë ngjarja…
Të paktën, në Sheshin e Flamurit, e rëndë situata në qytetin e Vlorës, ku përditë pritet të ndodhin ngjarje si ajo e së mërkurës, sepse qytetarët ndihen të pambrojtur e të pasigurt dhe krimi më I guximshëm se kurrë.

Ceremonitë mortore të dy viktimave, u kthyen gati në një protestë të heshtur të qytetarëve të Vlorës, të cilët në bisedat e ndryshme, flisnin me keqardhje për mungesën e shtetit, pasigurinë, situatën kritike të rendit që mund të përkeqësohet nga moment në moment.

Vlora më shumë se kurrë kërkon qetësi, siguri e më pak politikë, propagandë.
Sigal