Erdogani i “Rilindjes” dhe Gyleni i LSI

685
Engjëll Musai 
Drejtor i Gazetës TELEGRAF
Ilir Meta është bërë si Gyleni kurse Edi Rama e meriton të quhet Erdogani i Shqipërisë. Këto janë deklaratat që qarkullojnë këto ditë në shtypin e përditshëm, mediat e shkruara dhe ato elektronike. Dhe për ti dhënë fuqi kësaj teori si në hapësirë edhe në kohë janë porositur komentuesit e shtabit të Rilindjes, pasardhësit e “Mjaftit”, e të tjerë që i përkasin G-99 – çave. Këtij grupimi i bashkëngjiten milionerët e Soros dhe ca anonimë që mbahen me milionat e taksapaguesve europianë dhe të SHBA ,por që faktikisht janë bërë të pabesueshëm dhe që në Shqipëri njihen si “dëshmitarë të rremë “. Madje kur shoqatat e pavarura, gazetarët dhe portalet do marin vesh një ditë se pagat e këtyre dëshmimtarëve të rremë arrijnë nga 3000 deri 5000 euro ( apo dollarë ) në muaj do të irritohen dhe do ta quajnë si turp të demokracisë këtë diferencim që bëjnë pikërisht ata që predikojnë pavarësi dhe drejtësi. Sigurisht që këtu nuk po fusim milionat për protestat e Soros dhe shoqërive të menderosur me lloje -lloje emrash. Fatkeqësisht këto shoqata janë dështimi i vërtetë i proceseve demokratike dhe se shumica e këtyre parave kanë shkuar në destinacionin e gabuar. A ka fakte ,mund të pyesë dikush? Sigurisht që po, dhe faktet më kokëforta janë kur gratë rrihen,vriten,përdhunohen, nuk punësohen sipas meritës dhe nivelit intelektual por në disa raste sipas bukurisë dhe askush nuk proteston. Janë me qindra familje në kufijtë e mbijetesës dhe askush nuk kujtohet për ta. Janë me dhjetëra fëmijë të dhunuar dhe përdhunuar dhe askush nuk del në rrugë tu kërkojë llogari të zgjedhurve, vrasjet dhe krimi po bëjnë kërdinë dhe askush nuk mbanë përgjegjësi. Por kur i thërrasin karrigethyerët e politikës të gjithë dalin dhe bllokojnë rrugët, pavarsisht se protestuesit nuk kanë haberin pse kanë dalë dhe çfarë kërkojnë. A nuk ishte edhe rasti i disa protestuesve që dolën për gjoja reformën në drejtësi por që faktikisht jo vetëm se kishin lexuar por as kishte denjuar njeri tua thoshte me dy fjalë se çfarë përmbante kjo paketë ligjore, por kur i pyesje e vetmja gjë e sinqertë dhe me vlerë ishte fakti që ata pranonin se dolëm pasi ju përgjigjëm thirrjes së Ramës.

Qytetarët : Bimbashi i Rilindjes dhe Ismail Qemali i LSI!

Pikërisht zgjidhjen dhe barazinë para së vërtetës kërkon Ilir Meta, por që kjo gjë nuk i vjen përshtat grupit të Rilindësve të Ramës të cilët kanë hedhur prej ditësh tezën me pyetjen: “Çfarë kërkon më shumë Meta nga Rama, pasi ky i fundit është në të njëjtën pozitë që u ndodh Erdogani me Gylen, kur i ofroi gjithçka dhe ky përsëri mbeti i pakënaqur”. Që këtu vetëkuptohet që Rama me qëndrimet dhe veprimet e veta ka ushqyer një frymë tek Rilindësit sikur ai është mëkëmbësi i Erdogani në Shqipëri por në të vërtetë këta mjerën i gënjen mëndja sepse Edi Rama as më shumë pak është si Bimbashi i Perandorisë Otomane në agoni e sipër… dhe nëse do ta konsiderojmë Ramën si të Bimbashi, pasi edhe atij i pëlqen një etiketim i tillë i bie që Ilir Meta të jetë Ismail Qemali i Shqipërisë që kërkon më shumë liri, pavarësi,drejtësi, punë dhe dinjitet për shqiptarët ,brenda familjes europiane dhe asaj të NATO-s me SHBA në krye. Që në fillim duhet pranuar fakti që Edi Rama është produkt jo vetëm i mbështetjes por edhe përkrahjes së fuqishme të Ilir Metës. Nëse Meta nuk do vendoste veton për Ramën si Kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2000, ky i fundit sot mundet që të ishte rikthyer në trotuaret e Parisit, sikurse e patë deklaruar edhe kryesocialisti Fatos Nano dhe nëse Meta i dha dorën Ramës në vitet 2000, ky i fundit u bë shkaku dhe sebepi fillimisht për largimin e Metës dhe më vonë edhe të vetë Fatos Nanos në vitet 2004-2005 dhe LSI erdhi natyrshëm në skenën politike më 2004 dhe bërthama e sajë ishin njerëzit e poshtëruar nga e majta si dhe ata që nuk e gjenin veten tek platforma e dy partive të mëdha. Pra sikurse shihet nuk është Rama ai që ka ngritur Metën por është Ilir Meta ai që solli në skenën politike Edi Ramën. E njëjta situatë po ndodhë edhe në Turqi por pasardhësit e Bimbashit të Tiranës janë kthyer në vasalë të Erdoganit, portreti i të cilit çdo ditë dhe më shumë po ngjanë me atë të diktatorëve apo sulltanëve të dikurshëm të Turqisë së vjetër.

 Nga ana tjetër vasali Edi Rama për një xhiro me makinën e Erdoganit i fali këtij të fundit rrugën e Kombit. Ka edhe të tjera si telekomi, kioskat metalike në trotuare,hidrocentralet,bankat e shumë e shumë të tjera. Por le ti kthehemi situatës së tensionuar në koalicion mes Rilindësve dhe Integruesve. Rilindasit akuzojnë LSI se ka shumë të djathtë në radhët e saj. Lind pyetja po ministrat aktualë të PS a e dini se 50 % e tyre vijnë nga forumet rinore të PD, dhe janë pikërisht këta dështakë që sollën humbjen e PS në 2005 me qëllimin final se po të sabotohej Nano dhe të humbiste, rruga e Ramës drejtë PS ishte e sigurt,pasi Meta kishte mëse 1 vit që ishte larguar nga PS dhe kishte krijuar LSI-në. Ka edhe argument të tjera që shqiptarët dhe sidomos socialistët e vërtetë nuk i harrojnë kollaj sikurse ishte Mjaft-i që dilte nëpër rrugë për të sabotuar Nanon dhe imitonin Xhoana Nanon me këpucët e Hirushes së filmave Turq aq shumë të preferuar nga Rilindësit e mëvonshëm të Ramës. Llogarite sikur sot të dali një tjetër grupim I Nanos dhe të dalë dhe të imitojë Linda Ramën duke e krahasuar me personazhin e Ajtollun-it ne filmin Ertugrul. Por G-99 kush e krijojë? Po Sorosin kush e solli në Tiranë? Po tenderët e bashkisë së Tiranës që i merrnin vetëm të djathtët! Po futjen në radhët e deputetëve dhe të drejtuesve të Partisë Socialiste të atyre që gjakosën 26 Majin e 1996, kush e bëri Meta apo Rama?! Shumicën e tyre i ke sot në radhët e PS, madje edhe ata që nxorën tanket në Tiranë ,apo furnizuan me armë bandat e paramilitarëve të PD në 1997 në Zallherë e Shkollën e Bashkuar, madje ka edhe nga ata që hapën burgjet. Socialistët e vërtetë le të marin listën e deputetëve aktualë të Rilindjes dhe do të shohin se ku kanë qenë në punë në vitet 1992-1997. Do shikoni se mbi 50% e tyre kanë qenë në poste të rëndësishme dhe shërbëtorë besnikë të qeverisë Berisha. E pra kjo është e vërteta për rilindësit aktualë ndërkohë që socialistët përndiqeshin dhe u syrgjynosën nëpër Europë. Madje Edi Rama në shpërfillje të plotë të kërkesës së ish ambasadorit të SHBA Ëidhers, pati ofruar ish- deputetët e inkriminuar dhe të përjashtuar të PD në radhët e PS. 

Ja këto janë fakte dhe të vërteta të hidhura por të pamohueshme. Përse nuk flitet për deputetët që qëllimisht u vendosën në listën e PS në 2005 dhe me orientim të Ramës e sabotuan fushatën që humbja e Nanos të ishte e sigurt. Mimi Kodheli, Ametaj, Poçi, humbën qëllimisht,ndërkohë që Edi Rama bënte fushë kundër PS dhe Agron Dibrës në Pezë dhe Rrogozhinë duke mbështetur Dash Pezën e PAD dhe kjo e disa si këto çuan në humbje socialistët dhe detyruan Nanon të jepte dorëheqje. Të mos harrojmë se PS humbi për 3 deputetë. Po këtë analizë nuk ja bëjnë Ramës se nuk ka kush t’ia bëjë sepse baza socialiste çdo ditë dhe më shumë po vyshket dhe rrudhet, pasi Rilindësit nuk i lidhë gjë me socialistët e vërtetë. Ilir Meta megjithëse u goditë pabesisht nga Rama, përsëri i dha dorën Ramës duke e mbështetur më 2007 për kryebashkiak i Tiranës por Rama sapo mori bashkinë i ktheu krahët Metës dhe nuk mbajti asnjë premtim sikurse ishte ai i postit të nënkryetarit e disa të tjerë. Edi Rama është njeriu që u ulë në pazarin më të pistë me Berishën në lidhje me ndryshimet Kushtetuese me qëllimin e vetëm monopolizimin e pushtetit dhe brenda natës Rama -Berisha ndryshuan kushtetutën dhe këtë e bëri Rama për ti paraprirë zgjedhjeve të 2009, por që populli thotë se po i bëre gropën shokut bie vetë brenda dhe Rama humbi, por pavarësisht sajë ai shkeli statutin dhe me marifetet e disa liderëve tradicional u rimbajtë në krye të PS, duke përdhosur rregullat më minimale të demokracisë.

Koalicioni PS -LSI i 2013-ës, solli në Krye të Qeverisë Edi Ramën

Ky koalicion solli pas 8 vitesh opozitë socialistët në pushtet,dhe me një rezultat bindës prej 82 votash dhe 2 të blera 84, por Rama është tipik i proverbës “po kalova lumin të bëfsh kalin” dhe kështu po ndodh. Rama ka sajuar kundër aleatit të vetë lloje -lloje intrigash dhe pabesish. Fillimisht me cezë,kur vetë ja bëri peshqesh Fyles shumën prej 600 milion eurosh, ndërkohë që cezë e bleu 110 milion kompaninë dhe nuk bëri asnjë investim, veçse shiti edhe materialet e magazinave dhe këtë skandal të faljes së milionave Rama tentoi ta transferonte tek Meta. Ishte po Rama që bëri lojën e pistë më Tom Doshin ,ku ky i fundit aludonte për një atentat që do i bënte Meta. Edhe kjo rezultojë si fluckë sapuni, ndërkohë që Doshi vazhdon tregtinë e ilaçeve, madje me shifra marramendëse nën mbështetjen e Ramës. Nëse Rilindësit Rama I dhimbsen vërtetë socialistët dhe pensionistët le ti çojë një mostër të ilaçeve jashtë për analiza dhe do të shohim se çfarë përgjigjesh do ti kthejnë laboratorët e perëndimit, por ai nuk e bënë këtë dhe kjo dihet ,pasi do shpërthejë një skandal shumë herë më i madh se sa ai me babëzinë e Beqajt. Kryesocialisti Rama është arkitekti i futjes me listat e mbyllura në Kuvend të deputetëve me precedentë penalë dhe me rekorde kriminale. Edi Rama është përgjegjësi i drejtpërdrejtë i caktimit për kandidim i kryebashkiakëve të inkriminuar dhe këto e rëndojnë situatën e koalicionit dhe shkaktarë nuk është Meta por Kryerilindasi Rama. Besojë nën zë këtë e pranon edhe Vlautin edhe Donald Lu aq më tepër që dje Gjykata Kushtetuese rrëzojë kërkesën e Shukriut me brekë të grisura. Madje Rilindësit e Edi Ramës janë arkitektët e sabotimit të kandidaturave të LSI për kryebashkiakë,në 6 zona të sigurta të së majtës ndërkohë që LSI votoi në bllok pro kandidatëve si në Tiranë edhe në njësitë e tjera administrative, por Rama nuk ndihet as për Shukriun, as për Roshin, as për Prengën, as për Krujën, as për Qazon dhe as për shumicën e administratës së korruptuar dhe nepotike.

Qeveria dhe Ministrat e Kabinetit Rama

Në pamje ministritë e LSI-së duken të mëdha, por në të vërtetë LSI ka çelësat e kashtës dhe se buxheti i të gjitha ministrive të LSI është shumë herë më i vogël se 1 drejtori e vetme PDIU së Idrizit, i cili duhet pranuar se pabesisht vazhdon të mbajë mandatet e listës shumë emërore të PD, por që është e preferuara e Ramës. Socialistët e ndershëm duhet ta dinë se të gjitha ministritë e LSI kanë në total një buxhet prej 90 milion eurosh në vit. Vetëm Drejtoria e ISSH që drejtohet nga Partia PDIU ( Idrizit) ka një fond prej 600 milion eurosh në vit. Ja dhe një shembull tjetër: Ministria e Integrimit që drejtohet nga Klaudia Gjosha ka 65 punonjës dhe një fond prej 3 milion eurosh në vit, ndërsa Drejtoria e ISKSH ( sigurimet shëndetësore) që drejtohet nga partia çame e PDIU së Idrizit ka një fond prej 170 milion eurosh në vit dhe rreth 15 mijë punonjës në të gjithë vendin. Ja kjo është e vërteta dhe se këto janë të gjitha lojërat e pista që bënë Rama dhe pastaj e kërkon të keqen tek LSI. A e dini ju vëllezër socialist se Kryerilindasi Edi Rama ka vendosur në krye të kësaj drejtori ISKSH-së me 170 milion euro çdo vit ,Vjollca Brahon e cila në kohën e PD, deri në 2013 ishte drejtoresha e ISSH ( sigurimeve shoqërore ) dhe së bashku me Boden kanë fyer dhe diskriminuar ish-ushtarakët. Janë shkaktarët e bllokimit të pensioneve dhe përpiluesit e Aktit Famkeq Normativ që detyruan ish-ushtarakët të mbeteshin nëpër dyert e gjykatave duke I trajtuar si kulakë. Ka dhe të tjera por këto radhë të shkruajtura nuk janë për ju Rilindës të menderosur dhe trullosur nga tymi I hashashit por këto radhë janë për ish-ushtarakët të cilët do të mbeten nderi dhe krenaria e Kombit Shqiptar. Ish ushtarakët i shërbyen atdheut ditë dhe natë, në diell dhe në dimër, në ditë pushimi, feste dhe pune, në tokë, në ajër dhe në det dhe nuk lejuan ti preket një pëllëmbë nga toka e të parëve, ndryshe nga PD-ja që shitën ujërat dhe Rilindësit që po shesin pasurin me koncesione. Madje LSI është gjendur e zhgënjyer nga Rama sepse ministritë e LSI po zhvishen çdo ditë duke ua marrë drejtoritë me argumentin se po krijohen drejtori të reja. 

Ministria e Drejtësisë është pa Kthimin e Pronave sepse atë e ka ish shefja e kabinetit Rama, Hipotekat u kthyen në shoqëri, Përmbarimi u privatizua, Drejtoria e Rrugëve është ndarë në tre pjesë dhe fondet më të mëdha i ka “Fondi I Zhvillimeve Rurale “ që varen nga zv-Kryeministri, pjesën tjetër e ka Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe përfundimisht emrin e ka LSI por fondet I ka PS. Ka edhe të tjera sikurse është tek Bujqësia ku Autoritetin Kombëtar të Ushqimit që është sa 3 ministri e ka partia Çame e Idrizit dhe ministri Panariti dredh zinxhirin sepse edhe qengjat I ble Rama. Ministrisë Mjedisit ju hoq bregdeti, ju hoqën rezervuarët dhe ujërat duke ja kaluar bashkive. Ja pra këto janë të vërteta që duhet ti dinë socialistët dhe jo ato që thonë miliarderët e Rilindësve. Socialistët por edhe Rilindësit duhet ta dinë se shqiptarët janë pa bukë dhe se rritja 2 % deri në 3 % është e vërtetë por kjo nuk është për qytetarët e thjeshtë, kjo është për një grup miliarderësh që marrin tendera dhe çojnë me çanta miliona tek zyrtarët diku në orët e pasdites. Ndërsa Rilindësit duhet të binden se asnjëherë LSI nuk e ka penguar Edi Ramën të blejë palmatë, harxhojë miliona për udhëtime, të shohë ndeshje basketbolli në Amerikë dhe ku ti dojë qejfi, të shkojë në Turqi, të dërgojë ministrat në Rusi, të tentojë të marrë meritat e kombëtares, të marrë pjesë në panairin e djathit dhe të gjelave, të hapë ekspozita pikture dhe zhgarravinash anembanë botës, të bllokojë investimet që përmbytin tokat dhe të mos I dëmshpërblejë ata. Të fyejë ish të përndjekurit dhe të tallet me ushtarakët. Ramën nuk e ka ndaluar njeri të pushtojë ekranet dhe poshtërojë fjalën e lirë,të marrë makina me qera për qeveritarët, të harxhojë miliona për festival muresh, të marrë 1.5 miliardë euro borxhe për të mobiluar zyrat,apo të mbrojë ministrat nga skandalet,vjedhjet dhe babëzisë nëpërmjet koncesioneve. Rilindësit do binden por do jetë shumë vonë se Edi Ramën nuk e pengon askush ti lërë spitalet boshë dhe pa ilaçe, të digjen në spitale, të mos ketë mjekim për të sëmurët me kancer, të gënjejë për punësimin dhe për rrjedhojë 100 mijë shqiptarë ikën në Europë vetëm këto 9 muaj dhe 200 mijë aplikuan për në Amerikë, madje Edi Ramën nuk e ka ndaluar asnjë njeri që në bashki të ketë Shukri, Roshë e kodoshë pa fund, dhe në parlamente të ketë atentatorë, vrasës, trafikantë, skafistë,hajdut xhepash, shtëpish dhe gjithçka tjetër mjafton që të jenë ordinere.

Mbyllja

Gjatë kohës që po përgatisja të hidhja këto mendime në lidhje me situatën e tensionuar por edhe për raportet mes Rilindësve dhe LSI, mu kujtua një fabul e një plaku të vjetër nga Vlora ,të cilën vendosa ta tregojë ndoshta edhe për ta kuptuar më lehtë atë çka u mundova me modesti të parashtrojë më lartë. Fabula fletë për kafshët e pyllit të cilat vendosën të festonin ditëlindjen e mbretit të tyre “Luan”. Dhe pasi I ftuan të gjithë nuk harruan që të thërrisnin edhe gomarin. Ky I fundit meqë erdhi vonë në skenën e argëtuese dhe politike të kafshëve të pyllit e mori me nge dhe gjatë rrugës gjeti një lëkurë “Luani”. E veshi duke harruar se ajo me të cilën ishte mbuluar, përfaqësonte fuqinë, mençurinë dhe vlerat e jetës në atë lloje shoqërie. Kur vajti në vendin që do zhvillohej ceremonia të gjithë menduan se kishte ardhur mbreti I vërtetë dhe po bërtisnin për lavdinë e tij. E sistemuan tek vila e mbretit “ Luan” dhe I dhanë të hante dhe të pinte me lugë,me garuzhde dhe me tasë, por pas disa ditësh “Luani” po vinte vërdallë vilës dhe kjo gjë u vu re nga kafshët e pyllit, të cilat u shqetësuan sepse menduan që diçka nuk po shkonte tek mbreti Iityre. I thanë nëse ishte I kënaqur me ushqimin apo donte diçka tjetër? Jo, i thotë mbreti. Po për të pirë mos do diçka të veçantë? Jo përsëri përgjigjet mbreti. Do të tregojmë ca barcaleta apo do të sjellim disa kamera televizive? Jo dhe jo përsëri mbreti. Po aman çfarë do o mbreti “Luan, I thanë kafshët në korë? Dhe mbreti “Luan “ vendosi të flasë duke thënë : Aman more miq se kamë tre ditë mezi po durojë. Dua të pëllasë. Këto ishin fjalët e fundit të mbretit “Luan” por edhe fjalët e fundit që bindën kafshët e pyllit se ai që I shërbyen nuk ishte vërtetë mbreti “Luan” por kishin të bënin me një gomar.
Sigal