Enkel Demi: Oligarkët s’kanë dhënë një kryq leku. Po ndërtohen skema përfitimi (film)

961
Sigal

1 muaj pas termetit tragjik të 26 Nëntorit, ku i mori jetën 51 personave, u pasua nga një solidaritet mes shqiptarëve për të dhuruar para për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

I pari që dhuroi 1 milion euro ishte zv.kryeministri dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli. Pak pas bërjes publike të donacionit të Behgjet Pacollit, shumë biznesmenë shqiptar u shprehën të gatshëm për të dhuruar. Duket se diçka e tillë nuk ka ndodhur nga sipërmarrësit shqiptarë, gazetari Enkel Demi ka thënë se oligarkët s’kanë dhënë një kryq leku dhe se shumë shpejt ABC-news do t’i japë emër për emër, pasi kjo gjë përbën mashtrim.

“Ka një të dhënë që është tronditëse. Shumë nga sipërmarrësit e mëdhenj kanë thënë se do japin shuma të mëdha parash, ku bëheshin fjalë për miliona euro, nuk kanë dhënë asnjë kryq leku.

Kanë dhënë projekte në 3D siç është rasti i zotit Behgjet Pacolli. Sipërmarrësit e mëdhenj siç ne i qujmë me emrin e famshmëm “oligarkë” nuk kanë dhënë një kryq leku.

Shumë shpejt ABC-news do ti jap emër për emër sepse është mashtrim i madh…ndoshta po ndërtojnë skema përfitimi… por këto, ne do përpiqemi ti zbulojmë në abcnews.al”, ka deklaruar gazetari Enkel Demi nga “Abc-ja e mëngjesit”.

Biznesmenët që premtuan miliona euro pas termetit

I pari që deklaroi dhurimin prej 1 milion eurosh ishte zv.kryeministri dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli. Ai u shpreh se me këtë shumë do ndërtohen nga kompania e tij disa pallate në Thumanë.

Nismës iu bashkua boss-i i hidrokarbureve, Shefqet Kastrati i cili premtoi se do të japë 1.5 milionë euro.

Aeroporti i Rinasit u zotua sakaq se t’i japë shtetit 1 milionë euro si donancion për të dëmtuarit nga termeti. Ndërsa biznesmeni i njohur i qendrave tregtare Samir Mane premtoi 1,2 milionë euro. Ndërsa biznesmeni i ndërtimit, Pëllumb Salillari tha se do dhuronte 1 milionë dollarë.

Ka kaluar 1 muaj por milionat e oligarkëve ende nuk janë lëvruar… ose qeveria nuk ka bërë asgjë transparente mbi këto para të premtuara me bujë…!