Ëngjëll Musai: Zgjedhja e Donal Trump, Rama dhe ambasadori Lu

717
Nga 20 Janari 2017, Donald Trump mori zyrtarisht postin e Presidentit të SHBA dhe është një nga personalitetet më të fuqishme të qytetërimit botërorë por edhe I lirisë dhe mendimit të lirë. Fitorja e z. Trump është përshëndetur nga të gjithë udhëheqësit e botës dhe tashmë kanë nisur edhe axhenda e takimeve që ai do të ketë me këta liderë. Kryeministrja angleze do të jetë e para në listën e takimeve të bëra publike, por nuk ka munguar edhe deklarata e Presidentit Rus, Putin i cili shprehu gatishmërinë për t’u takuar me numrin 1 të Shtëpisë së Bardhë. I vetmi që ende nuk e ka uruar publikisht është Kryeministri Shqiptar Edi Rama, dhe kjo kuptohet për shkak të “lajthitjeve” që ky i fundit bëri gjatë fushatës amerikane, nëpërmjet deklaratave të nxituara apo të urdhëruara nga klani “sorosian” në rrjetet më të fuqishme botërore si VOA, New York Times apo takimet me Vuçiç në Serbi. Ndërsa në Klan Kosova Edi Rama më 8 prill 2016 deklaroi se: “Nëse Donald Trump do të zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipëria do të prishë marrëdhëniet që ka me SHBA, pasi ai është kërcënim për vetë SHBA-të dhe marrëdhënien e Shqipërisë me to.” Por më e rënda e deklaratave të Edi Ramës ka qenë në një intervistë për gazetarin e njohur të CNN, Richard Quest, ku Rama tha se “deklaratat që dëgjohen kohët e fundit nga Trump janë frikësuese”, dhe pyetjes së gazetarit se kishte dalë nga gjuha e zakonshme diplomatike duke folur për zgjedhjet e një vendi tjetër, Rama përsëri fletë duke i treguar liderët e tjerë evropianë dhe këshillon Donal Trump, “që të udhëtojë më shumë për të pyetur për myslimanët”. Mirëpo kjo situatë nuk duhej toleruar nga ambasadori amerikan Donald Lu, pasi po flitej për kandidatin e zgjedhjeve Presidenciale të SHBA dhe, se ndërhyrja në zgjedhje e liderëve politik të shteteve të tjera është kategorikisht e ndaluar. Atëherë si ka mundësi që përfaqësuesi më i besuar i presidencës amerikane hesht për këtë gjest të papranueshëm dhe fyes për Presidentin e SHBA? Z. Lu me të drejtë ka qenë shpesh herë kritik edhe për gjëra më të vogla si unazat e administratës dhe orët e gjyqtarëve dhe harron të denoncojë ndërhyrjen në zgjedhjet e vendit të vet nga njerëz që nuk kanë lidhje me SHBA, as si votues dhe as vëzhgues të legjitimuar nga organizma të ndryshme, përveçse asaj sikurse flitet në “Soros”. Ai bën gjënë më të mirë, që merret me kriminelët që dalin nga burgjet apo shëtisin rrugëve të lirë dhe se ne kemi nevojë për këtë artikulim të drejtpërdrejtë në thënien e së vërtetës, por si mundet që gjithë Evropa, bota mbarë, i madh dhe i vogël, ditë dhe natë flasin për hambarët me hashash që po trullosin Shqipërinë dhe vetëm Ambasadorin Lu nuk e kemi dëgjuar të flasë për këtë marrëzi të qeverisë se “Rilindjes” së Edi Ramës. Po për kriminelët, skafistë, hajdutët e xhepave, të shtëpive, ata që qarkullojnë si kaubojsë me dy pistoleta dhe që kanë mantelin e deputetit, përse nuk e vë gishtin mbi fajtorin që i solli në Parlament dhe që e ka emrin Edi Rama? A ishte Edi Rama, z.Lu ai që deklaronte me hipokrizi në takimet ku ndaheshin tapitë se ,” këtë certifikatë ta japë ky krimineli i vogël”. I përmenda këto raste të shkëputura për të treguar se për të gjitha ka një emër dhe ky është Kryeministri Rama. Nëse pas tij fshihen qarqet e caktuara të “soros” kjo nuk duhet t’ju pengojë juve t’i tregoni publikisht shqiptarëve, se kush është në të vërtetë kryeministri dhe pse përgjegjësia e tij është shumë e madhe për vendin që po merr arratinë .Mjafton fakti që jemi ndër të parët për azil në Francë ,Holandë, Gjermani, madje më shumë se sirianët që janë në luftë. Shiko se sa kërkojnë emigrim në SHBA për të kuptuar ku e ka katandisur vendin kjo qeveri. Janë pikërisht fjalët e thëna nga ish Sekretari Kerry në takimin e Mynihut, ku theksonte se “Oligarkët po deformojnë demokracinë dhe po blejnë politikën, median dhe po bashkëpunojnë me krimin”. A nuk janë shpërthimet e Bankers Petrolium në zonat e Patos-Marinzës një kasaphanë e vërtetë? Sigurisht ua përmenda këto, sepse unë ashtu si edhe shqiptarët besojmë tek Amerika dhe, se SHBA janë dhe do të jenë vendi më i dashur për gjithçka kanë bërë për kombin tonë, sot dhe 100 vite më parë. Edi Rama shkatërroi ,dhunoi dhe po tenton të kapë drejtësinë me çdo mënyrë dhe mjet. Ndërkohë që ju po kërkoni të kalojë ligji për drejtësinë, mundohuni t’i thoni z. Rama ,se përse në gjykatën e Strasburgut dërgoi familjen nepotike të Rilindjes? Ne e duam drejtësinë, madje jemi shumë të vonuar, por ne nuk duam që t’ia heqim njërës palë dhe t’ia bëjmë peshqesh palës tjetër dhe për këtë duhet të respektojmë Kushtetutën e vendit, që të mos ndodhë si në prillin e 2008, kur kushtetuta u ndryshua dhe sot Rama dhe Berisha deklarojnë se u nxituam, pavarësisht se këto ndryshime morën bekimin e ish ambasadorit Widhers, i cili sot është larguar dhe kusuret vazhdojnë t’i heqin shqiptarët. Ju flisni për reformën, por në krye të saj keni vënë beniaiminin e diktaturës komuniste që duhet i pari të ikë nga parlamenti. Është Fatmir Xhafa, gjyqtari i Komunizmit dhe njeriu simbol i Enver Hoxhës që i jepte karafila. Dhe ky është shumë më i dëmshëm dhe më i rrezikshëm, se të gjithë deputetët ordinerë që po largohen nga hyrja në fuqi e ‘vettingut’. Flitet në mediat online, se një pjesë e përfaqësuesve diplomatikë që ushtrojnë aktivitetin në Tiranë, janë pjesë e shkollës së “ soros’, dhe kjo është arsyeja, që qeveria e Rilindjes e ka katandisur vendin si mos më keq, në shëndetësi, në rend, në trafiqe, në vjedhje, në dogana, etj. Unë jam mbrojtës i përhershëm dhe i pashtershëm i idealeve amerikane dhe popullit amerikan. E kam ngritur publikisht zërin dhe do të jem në mbështetje të tij për vlerat e lirisë dhe sakrificat e popullit amerikan, si flamurtar për të goditur terrorizmin kudo në botë . Dhe e deklaroj se do te jem i tillë përgjithmonë. Por unë nuk jam me Ju personalisht, që nën petkun e përfaqësuesit të shtetit amerikan, krijuat pakënaqësi në radhët e shumicës së shqiptarëve, pasi po shkelni mbi besimin që ata kanë qoftë edhe verbërisht tek Ju personalisht. A nuk është flagrant rasti i botuar para dy ditësh në mediat online në Tiranë, që vajza e një shtetari të lartë shqiptar, shan me libër shtëpie si një “rrugaçe’ zgjedhjen e Presidentit Donald Trump ?
Së fundmi, po i rikthehemi çështjes andej nga e nisëm. A nuk do ishte më mirë që ditën e ceremonisë të Presidentit të nderuar të SHBA, Donald Trump të ishte organizuar një ceremoni festive në sheshin Nene Tereza nga Ju si ambasador me emrin e njëjtë Donald Lu? Të jeni i bindur që shqiptarët e duan Amerikën po aq sa duan edhe Shqipërinë. Unë Flamurin Amerikan e mbaj në zyrë, por edhe në shtëpi së bashku me atë Shqiptar dhe për këtë jam shumë krenar.
Sigal