Ëngjëll Musai/ Vlora, pa asgjë!

581
Pa ujë, pa drita, pa turizëm, pa rrugë, pa kryetar bashkie, pa institucionin e prefektit, pa turizëm, pa plazhe… pa asgjë! Kjo është Vlora në sezonin e verës 2016, si kurrë më parë në këtë situatë të vështirë. Ky është realiteti i përditshëm që kalojnë mijëra familje vlonjate, por edhe ata pushues që kanë filluar të vijnë në Vlorë për disa ditë pushime. Vlora është një kaos total, që nga funksionimi i institucioneve e deri në trafikun rrugor, parkimet, lëvizjen e njerëzve. Dogana mbledh shumë pak të ardhura nga përpunimi i tragetit apo anijeve në port, sepse prej vitesh, anijet e mallrave janë zhvendosur në portin e Durrësit. Institucioni i Prefektit është fare inekzistent. Kryetari i bashkisë ka shkëputur çdo kontakt pune me vartësit e vet dhe me qytetarët e Vlorës, nuk i prêt më takime për hallet që kanë. Lungomare është kthyer në një problem për qytetarët e Vlorës dhe puhuesit që kanë filluar të vijnë në bregdetin e Vlorës. Edhe rruga që kalon tek ish kampi i punëtorëve është në rikonstruksion, duke u zgjedhur për fillimin e punimeve pikërisht fillimi i sezonit turistik. Problematike është edhe rruga tek plazhi i vjetër, ku vështirë se kalohet për të shkuar në bregdetin e Nartës e Zvërnecit. 

ByPass nuk ka filluar ende dhe nuk dihet se kur do të fillojë, pasi thuhet se ka firma fituese ka problem. Situata paraqitet e vështirë edhe në lagjet e brendshme të qytetit, ku në shumë zona mungon uji i pijshëm, energjia elektrike, rrugët, ka prezencë të ujërave të zeza dhe mungesë të shërbimeve të bashkisë. Vlora është lënë në mëshirë të fatit, askush nuk mban përgjegjësi për asgjë, qytetarët nuk kanë se ku të ankohen e të kërkojnë zgjidhje të halleve të tyre. Për ironi të fatit. Megjithë situatën e vështirë të krijuar në qytet, duket se në PS e Vlorës, vazhdojnë të jenë në delirin e reformimit të kësaj partie, me emra të rinj dhe të panjohur si socialist e për socialistët tradicional. Të afruarit e rinj në emër të reformës, janë duke ndarë pushtetin të gjithë për vete. Rasti më flagrant është a i emërimit në krye të portit të Vlorës i të riut Tedi Nasto, i cili është njëkohësisht anëtar i këshillit të bashkisë dhe sekretar organizativ i PS, bashkia Vlorë. Nuk mungojnë edhe raste të tjera të nepotizmit në institucionet e shtetit, raste që janë shtuar sidomos muajt e fundit. Gjithçka ndodh kur Rama në emër të “Rilindjes” kishte premtuar se do t’i jepej fund nepotizmit me ardhjen në pushtet të tij.
Sigal