Ëngjëll Musai: Vaksinimi të nisë nga “Rilindja”

538
Sigal

Pedonalet e
fushatës 2017 dhe shkollat e mbyllura në mandatin e fundit të  Rilindje

 

Shqiptarët
votuan masivisht në 2013 të majtën shqiptare duke i dhënë plot 1 milion vota, të
mjaftueshme për të mirëqeverisur dhe për të mos pasur asnjë shqetësim në lidhje
me numrat që do t’u duheshin për të kaluar ligjet në Kuvend. Madje ky votim
plebishitar ishte edhe shpresa e fundit, se Shqipëria do të ndryshonte falë
besimit tek premtimet elektorale të vetë kryesocialistit Rama gjatë fushatës.
Do legalizojmë falas banesat, do mbyllim universitetet që prodhojnë diploma pa
vlerë, do kemi një shëndetësi moderne, do të kemi infrastrukturë bashkëkohore,
do hapim 300 mijë vende pune, do luftojmë korrupsionin, do luftojmë trafikun e
drogës, do nisim aksionet për mbylljen e lojërave të fatit, stop abuzimit me
energjinë elektrike, do respektojmë vendimin e kushtetuese për ushtarakët, do
largojmë PD-në nga SHQUP-i që e zuri forcërisht, duke shkelur ligjin e FA, do rikthejmë
dinjitetin e ushtarakëve, do respektojmë të përndjekurit politike, e shumë e
shumë premtime, të cilat as më shumë dhe as me pak dolën mashtrime. Nuk ka
legalizim falas, por aplikuesit nuk do paguajnë  paratë e dorëzimit të dokumenteve  të cilat ishin dorëzuar vite më parë,
universitete u selektuan dhe miqve të qeverisë iu dhanë doktoraturat sikurse
UET-së  duke marrë monopol miliona euro,
pasi aksioner flitet, se është futur vellai i një shtetari të lartë të Rilindjes,
studentët nuk u futën me meritokraci,  por fituan mediokrit dhe militantët që zaptuan
universitetet dhe degët më të mira,  ndërsa
talentet dhe ata pa përkrahje shkuan me para tek privati. Shëndetësinë , mos e
dhëntë zoti, se të gjithë e dinë, se si është katandisur me koncesionet e
grabitjes dhe babëzisë të check-up, analizave, sallave kirurgjikale dhe veglave
të kirurgjisë etj. Infrastruktura ka mbetur atje ku ishte dhe asnjë rrugë e re
nuk ka nisur dhe asnjë projekt i nisur nuk ka përfunduar si ; rruga Tiranë-Elbasan,
Fier -Levan, Lushnje – Berat -Skrapar, rruga e Arbërit, Rruga e Pogradecit, apo
Pogradec -Korçë, Milot-Durrës, Lezhë-Shkodër, rruga e bregut apo Tepelenë-Kardhiq-Sarandë,etj.
U premtuan 300 mijë vende pune, të cilat jo vetëm që s’u hapën, por morën arratinë
edhe 450 mijë qytetarë, që nga dita kur “Rilindja” mori pushtetin. Të dytët për
azil në gjermani, të parët arritëm në Francë para ca ditësh, të tretët në
Holandë duke sfiduar edhe vendet e luftës, si Sirinë dhe Irakun. Po të
llogarisim që çdo vit aplikojnë 200 mijë për  në SHBA , dhe mijëra për azil në vendet e BE-së
 shifrat janë më shumë se alarmante. Për
krimin dhe korrupsionin nuk ka nevojë për koment, se shqiptarët i ndeshin për
ditë, si vrasjet ashtu edhe fushat me drogë dhe skafet apo makinat që po
zbarkojnë në dete dhe rrugët e Evropës. Punësimi dhe nepotizmi në
administratën e Rilindjes i shtohen edhe klanet dhe sekte  brenda qeverisë, sikurse janë “çobenët’ e Ramës,
Peleshit, Haxhinastos, Pilos, Priftit etj .Për këtë Korçarët i dinë më mirë se ç’bëhet.
Sekti i Soros ka zënë prej fyti  shtetin,
pasurinë kombëtare, bashkitë, shkollat, naftën, shëndetësinë, dhe çdo fushë të
jetës së vendit tonë. Të tjera premtime si ushtarakët, lojërat e fatit me
aksionin e famshëm, kthimi i pronave , të përndjekurit gjithçka një falsitet
dhe mashtrim paskrupullt për të cilat Edi Rama nuk ndjen pendesë  pavarësisht, se uragani popullor, kur të nisë
nuk do ketë zot dhe perëndi që ta ndalë.

 

Fasadat e
pushtetarëve

 

Janë harxhuar
miliona për zbukurimet e qytetit por njerëzit janë pa ngrohje, pa dru zjarri
dhe për më keq që nga 1 Janari u rrit paturpësisht edhe çmimi i gazit.
Harxhohet karburant dhe mjetet futen në kaos pasi rrugët kryesore te qyteteve
dhe qendrat e tyre bllokohen për t’i dhënë suport disa tregtarëve të lojërave të
lidhur me familjarët e pushtetit lokal e qendror të Rilindjes duke bllokuar
sheshin Nënë Tereza. Nuk po them që bllokon edhe bizneset edhe universitetet e
dijes kthen në vende të pavlerë. Lulishtet janë të zëna nga lejet e ndërtimit të
Ramës dhe një pjesë të Bashës për klientët që hanë bukë dhe joshin të dyja palët
si PS edhe PD. U bllokua lulishtja tek PD duke i dhënë fund zgjerimit të unazës
së vogël të Tiranës apo lulishtja para Fakultetit ekonomik,ku nga njëra anë
hidhen me tritol ndërtimet e ca fakirëve dhe nga ana tjetër jepet leje për bosët
 e klanit dhe zamove të krye qeveritarëve.
E pra të harxhosh miliona për dritat dhe të lësh shkollat pa ngrohje  është
më shumë se kriminale. Po deshët dalim edhe pak më larg se bulevardi në rrugën
Idriz Dollaku ,Tiranë ku banojnë rreth 10 mijë banorë dhe nuk është vënë dorë, ferrat
mbulojnë pallatet, lavazhe pa fund, dhe baltë deri në gjunjë .Ujësjellës-kanalizimet
marrin lekët, por pusetat tek pallatet e burgut janë të hapura dhe uji ikën lumë.
U çanë për kanale të reja dhe mbetën pa u asfaltuar, ndërkohë që bashkia na
shet mend për ca pemë të mbjella diku në periferi dhe që duhen vetëm për të
justifikuar grabitjen e parave. Me foto dhe pamje do ua bëjmë publike drejtuesve
të UKT Tiranë dhe rrugëve të bashkisë këto pamje skandaloze.

 

Harxhohen
miliona për koncerte dhe nuk ke vaksina


Nuk ka turp më të madh që të merresh gjithë dhjetorin me propagandën e
koncertit të Dolit duke harxhuar miliona  sponsorizime mediatike, ndërkohë
që kjo fushatë mediatike duhej bërë për rrezikun e gripit dhe mbrojtjen ndaj
tij. Vetëm para dy ditësh ministria e Shëndetësisë u kujtua të jepte këshilla për
gripin, rrezikun dhe mbrojtjen. Ndërkohë që milionat e koncertit të shkonin për
blerjen e vaksinës që para dy muajsh dhe jo tani. Pasi po rrezikohet jeta e
qytetarëve dhe vdekjet po trokasin çdo ditë në derë. Fakti që vaksina po
injektohet tani në kohën e pikut të epidemisë, përbën një  tmerr  të vërtetë. E thënë  më  thjeshtë për popullin: Vaksina është virus i
dobësuar që duhet të përdoret si ilaç mbrojtës, para se të fillojë epidemia, me
qëllim që organizmi të rrisë aftësinë mbrojtëse kur të  preket nga virusi
real. Po u përdor ,pasi ka filluar epidemia dhe je prekur nga virusi atëherë virusi
mbiforcohet dhe bëhet deri vdekjeprurës. Ata, që për biznes kryejnë një krim të
tillë, që shkakton vdekje duhet të paditen e dënohen me burgim, kushdo qofshin…



Ka para për
stadium dhe hotele brenda stadiumit, por nuk ka para për shkolla



Harxhohen
miliarda për stadiume ku do shkojnë e festojnë 20 mijë tifozë dhe lë pa shkollë,
në  kushte mjerane dhe me turne 650 mijë
nxënës dhe studentë. Se janë  shkollat me
turne,  ndaj u paralizua vendi. Po ku
ndodh jashtë një gjë e tillë. Më ftohtë dhe më keq është në Austri, por shkolla
vazhdon. Po ti ke edhe  universitetet dhe
masterat  me turne. Dhe ti paratë I bën stadium,
hotele në mes të stadiumeve, parkime gjigande poshtë stadiumeve, të cilat i
japin fitime e miliona disa batakçinjve të qeverisë së sotme dhe asaj të
djeshme të Berishës, pasi të dyja palët janë të zhytur në zullume. Përse nuk e
bëtë universitet të sporteve ndërtesën në stadium, por e bëtë hotel?! Dhe
Universitetin e sporteve e bëje një shkollë moderne të mesme  dhe çliroje gjithë zonën e Zogut të zi, të 21
Dhjetorit, zonës së re rreth fushës aviacionit dhe kështu liroje ¼ e Tiranës
nga ngarkesat. Të njëjtën gjë duhej bërë edhe me godinën e ish Mihal Durit
tek  Rruga e Kavajës apo magazinat e
Poligrafikut tek Ali Demi, tek Uzina Dinamo dhe kaq mjafton që brenda vitit të
lirohen dhe të sistemohet gjithë arsimi me ambiente e godina. Por nuk duan,
sepse më shumë interes dhe fitim kanë t’i japin me koncesion. I dha PD dje dhe
si hyri një gjemb në këmbë, vazhdon t’i japë edhe sot PS. Asnjë hetim për lejet
e Ramës nga pasardhësi i tij Demokrat. Asnjë ngacmim nga Veliaj për periudhën e
z.Basha. Përfundimisht të dyja palët në heshtje mbështetin njëri tjetrin dhe
koha do të tregojë, se të dyja palët, si beniaminë të Xhorxh Sorosit, do të
tentojnë të bëjnë  koalicion pas
zgjedhjeve te qershorit 2017, pasi kështu mbajnë njëri tjetrin në treg. E keni
parë që Rama apo Basha të artikulojnë një fjalë për Soros?! Asnjiherë nuk do ta
dëgjoni se të dy janë nxënësit e tij. Ndajëdhe ushtarakët nuk marrin dot
pensionin që meritojnë  ndaj pronarët nuk
marrin dot pronën, por shikojnë si shpërndan Tan Lame tapitë e tyre, ndaj të
burgosurit politikë po arratisen dhe po digjen me benzinë, ndaj shqiptarët po
marrin rrugët e kurbetit, ndaj intelektualët dhe specialistët po aplikojnë në
SHBA dhe në vendet Perëndimore… Ndaj dhe urimi për 2017 tashmë dihet “Suksese
në jetë!”…