Ëngjëll Musai: Regresistët dhe raport-progresi i BE

519

Drejtor i Gazetës Telegraf

 

Stefan
Fyler ish-komisioneri për zgjerimin është larguar, por me sa duket paska lënë
litarin jashtë për qeverinë Rama, e cila ose nuk e kuptoi deklaratën e tij të
fundit ose qëllimisht ka menduar, se do e kalojë duke krijuar insinuata të
ndryshme sikurse ndodhi ajo e para disa ditëve, kur Kryeministri Rama,
shantazhoi BE dhe zonjën Merkel në të përditshmen gjermane
Allgemeine Zeitung
ku i përmendte gogolin Rus, nëse BE nuk i hap derën e Evropës. Sigurisht kjo është
papërgjegjshmëri dhe për më tepër e përsëritur. Të dalësh në televizionet më të
fuqishme botërore si CNN, VOA, në gazetat më prestigjioze si dhe në konferencat
e shtypit gjatë takimit Vuçicc –Rama në Beograd, dhe të fyesh shumë rëndë
presidentin e SHBA është më shumë se fatkeqësi kombëtare. Të fyesh një shtet
fqinj si Greqia që mban 900 mijë shqiptarë apo të bësh deklarata të nxituara
kundër udhëheqjes Kosovare kjo pastaj kërkon një kontroll më të specializuar.
Po çfarë kërkojnë shqiptarët nga qeveria e vet? As më shumë dhe as më pak,
mbajtjen e premtimeve të bëra gjatë fushatës elektorale.


pari:
Reforma administrative, e cila nisi dhe ka mbetur
thjesht tek ndarja me 61 njësi vendore dhe asnjë hap përpara për të bërë
funksional ligjin. Kam parasysh hipotekat, kadastrat, çmimet e truallit etj.


dyti:
Reforma në drejtësi, e cila është primare ka mbetur
në vend , pasi pavarësia e gjyqësorit ka vlerë kur kjo kapet nga klanet e
pushtetit. A nuk ishin të tilla edhe kandidaturat që vajtën për Gjykatën e
Strasburgut?


treti:
Luftë kundër krimit, po krimi po bën kërdinë, droga
ka zëvendësuar grurin dhe vrasjet pa autor konsiderohen “larje hesapesh”. Pra,
krimi i di kush i bën vrasjet por shteti jo?!


katërti:
Luftë kundër korrupsionit dhe për këtë duhet një
ligj dekriminalizimi, i cili u miratua, por 13 deputetë dhe kryetarë bashkie të
emëruar drejtpërdrejtë nga Edi Rama dhe që, fatkeqësisht nuk janë socialistë, janë
ende në detyrë, megjithëse kanë precedent të rënda kriminale. Vetë
kryebashkiaku jep dorëheqjen, por Edi Rama, pas kafesë me të në lokalet e
rrethinave të Kavajës, trembet të firmosë shkarkimin e tij.


pesti:
Të drejtat e njeriut, liria e shtypit, e ish të përndjekurve,
pakicave, romëve, biseksualëve etj. Janë ende probleme të mprehta e të theksuara
dhe gjithçka e bërë deri më tani është thjesht bojatisja e radhës e shtetarëve.

Këtyre 5
kushteve të Stefan Fyles, i cili deklaroi që para tre vjetësh, se po nuk u
zbatuan harrojeni Evropën, BE dhe sidomos Gjermania i ka shtuar edhe dy çështje
të tjera të rëndësishme Ato janë;

Së gjashti: Reforma
zgjedhore

Së shtati:
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Pikërisht
këto dy të fundit na kujtojnë 17 Dhjetorin e 2013-ës kur Këshilli i Evropës
shtyu për 6 muaj statusin e vendit kandidat, për ta dhënë atë më 24 qershor
2014. Në të njëjtën situatë jemi aktualisht dhe këtë e paralajmëroi edhe
Komisioneri Johannes Hahn 6 muaj më parë. Pikërisht zbatimin e këtyre pikave kërkon
edhe BE, të cilën “Rilindasit mavi” të Tiranës po e shikojnë si një padrejtësi
dhe jo si një kusht të domosdoshëm për pranimin e vendit në BE. Duhet të binden
të gjithë, pa përjashtim; si qeveria edhe opozita, se shqiptarët nuk duan
reforma formale, sa për t’i bërë qejfin të huajve. Ne duhet të bindim veten dhe
të gjitha partitë, se këto reforma i shërbejnë vendit por jo hajdutëve dhe batakçinjve
të sotëm apo të djeshëm.

 

Sigal