Ëngjell Musai: Reforma e Drejtësisë, nën “kthetrat” e Soros

579
Mediat Maqedonase dhe Bullgare kur folen për fondacionin Soros deklaruan se ,Soros erdhi në vëndet tona si kalë troje dhe u shtri si oktapod. Për këto raste ne shqiptarët kemi një shprehje po kaqë të bukur dhe të mënccur jetgjatësia e të cilës nuk ka kufizim në hapsirë, kohë dhe ccfardollojë sistemi: “Më mirë djepi boshë se sa shejtani brënda”. Është kjo një nga ato perlat popullore që sot ka vlera më shumë se kurrë. Shqipëria dikur quhej simbol I shqiponjave por që fatkeqsisht ,Shqipja jonë dykrenare po zëvendësohet nga korbi dhe qyqa. Ndoshta figurative por është realitet ku korbi nga larg dhe qyqja brënda shqipërisë e ka bërë këtë vend të flaës me vete dhe të marë rrugët e arratisë. Në këto 48 orët e fundit për ccudi dhe për koiccidencë në shtypin shqiptarë analistë pjestarë të grupimit të korbit të zi I janë kthyer idesë të përfundimit të reformës në drejtësi. Po mirë ,kush është shkaktarë dhe pse po vonohet reforma.? Kush janë këta “kokfortë “ apo “ kokdërra “ që mbajnë peng reformimin e drejtësisë shqiptare ? Sigurisht njeriu gabon një herë dhe kjo mund ti ndodhë gjithkujt,por kur njeri vazhdon të “gabojë” për herë të dytë , të tretë dhe me radhë atherë gjërat nuk janë rastësi apo mosdije por janë të qëllimshme dhe me pasoja të rënda për interest e vëndit dhe të kombit. E njejta gjë ka ndodhur këto ditë kur grupimi I SOROS ,përgjegjës për katrahurën dhe kaosin në të cilin është future drejtsisa shqiptare po kërkonë ti rikthehet projektit të vetë për të kapur dhe gjynjëzuar përfundimishtë dhe uzurpuar sistemin e drejtësisë.

Objekti I sektit sorosian është mirëorjentuar nga disa segmente qeveritare të cilat pasi kanë grabitur,vjedhur,shkatërruar,marrë dhe dhënë me tendera 10 vjeccarë ( por që e quajnë koncesione) pasurinë kombëtare, po përpiqen ta ccojnë vendin në buzë të greminës në mënyrë që ta marin fare lirë edhe atë pak pasuri që mund ti ketë mbetur. Grupi Sorosian që ka uzurpuar komisionin e ekspertëve të (pa)varur , ka rinisur sulmin për të realizuar projektin fillestar të studiuar,paguar dhe sponsorizuar prej Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ( SOROS). Qëllimi sipas tyre është thellimi I reformave dhe kapia sa më shpejtë ,madje para zgjedhjeve që po ofrojnë të gjykatës dhe prokurorisë.Kjo kapje do të bëjë që të nisë gjuetia e shtrigave ndaj konkurentëve si dhe tu mbyllet goja kundërshtarve sipas ligjeve të Muxhahedinëve. Soros ky armikë I madhë I shqiptarve ,I ngjashëm me bashibozukët po punon me kuislingët shqiptarë në këmbimë të ccorbës më të cilën janë ushqyer për vite me radhë. Ndajë dhe shqiptarët po zgjohen ashtu sikurse janë zgjuar edhe popujt e ballkanit ,të Europës Lindorë dhe asaj Perndimore. Jo vetëm kaq por edhe Azia e largët dhe Kina po I tregojnë vendin klanit Sorosian ,duke I deklaruar publikisht se e ka të humbur betejën më vendin më të madhë nga popullsia dhe rritja ekonomike. Grupi Sorosian I mirëpaguar nga Fondacioni por edhe nga qeveria ka hedhur idenë se reforma duhet bërë urgjentisht duke u justifikuar me faktin se Bashkimi Europian po rrit trysninë ndaj politës së Tiranës. Është e vërtetë se Parlamenti Europian I ka kërkuar para dy ditësh qeverisë shqiptare që të ulet urgjentisht në tryezë dhe së bashku me opozitën dhe faktorët e tjerë të politikës të krijojnë mundësitë që shqipëria të ketë një gjyqsor të depolitizuar , politika të heqë dorë nga emërimet klienteliste , pavarsi të gjyqsorit,të mediave, autocensura dhe të rikthehet liria dhe besimi I biznesit tek gjyqsori. Pikërisht këto harron të përmend grupi sorosian në fletushkat dhe qarkoret që po shpërndanë ditë e natë me qëllimin finalë errësimin e vetëdijes së shqiptarëve. 

Shqiptarët janë pa bukë ,këta deklarojnë se kemi zhvillim që na ka zili edhe bota,shqiptarët po vriten dhe po gjenden të groposur në male dhe lumenjë ,dhe ekipi I Fondacionit deklaron se kemi rendin më të mirë në ballkan.Njerzit po dergjen rrugëve dhe koridorev të spitaleve pa ilacce dhe këta thonë se kemi shëndetsinë më të mirë, njerzit nuk kanë ilacce dhe klani sorosian merë koncesione miliarda me të famshmet check up , qytetet përbyten, tokat dhe prodhimet po I merë lumi dhe këta thonë se po rregullojmë hyrjet e qyteteve me pllaka dhe ndricim ( tender). Ja pra këto dhe shume e shume te tjera janë product I grupit të Sorosit dhe për ti shpëtuar drejtësisë, grabitjeve dhe maskaradës duan me ccdo kushtë të kapin gjykatat dhe prokurorinë. Komisioni Xhafa me qëllimë dhe në mënyrë të djallëzuar ja delegoi përgatitjen e reformës një grupimi I cili ishte product i Fondacionit Soros dhe është paguar ndër vite nga ky fondacion. Paketa e fundit e ndryshimeve u dërgua pranë komisionit të Venecias jo si një e tërë por me tre mendime të kundërta. PD dhe LSI shprehën kundërshtinë e vetë por pretendimet e tyre ligjore dhe profesionale ishin një zë që ran ë veshin e shurdhër të ekspertëve të ( pa ) varur maxhorancës tërësisht sorosiane. Nëse kushti I Komisionit të Venecias është të gjendet consensusi ccuditrisht grupi I Fondacionit Shoqëria e Hapur ( soros) vazhdonë dinakri ti qëndrojë strategjisë së kapies së institucioneve të pavarura të gjyqsorit. Me këtë ligj e vetmja gje që ka mbetur është vetëm emërimi I atyre që e përgatitën këtë ligjë. Do të ishte më e drejtë që ky ligj të kalonte me miratimin e të gjitha forcave politike parlamentare dhe se në fund duhet vendosur një klauzolë: Ekspertët e nivelit të lartë apo sekretaria teknike që e përgatiti këtë project të mos pozicionohen në asnji nga këto poste për 5 vjetë. Kjo do të ishte më e ndershme dhe më e moralshme. Nëse një gjë e tillë nuk realizohet atherë sovrani është ai që do tu tregojë të gjithë mashtrusve, kolaboracionistëve dhe fallxhorve vendin që kanë . 
Sigal