Ëngjëll Musai: Qymyri i “Rilindjes” po s’të dogji, të nxin

578

 

Ëngjëll
Musai,


Drejtor i “Telegraf”

 

Asambleja  e
Rilindjes nuk u mblodh si zakonisht tek Xibraku aty afër varrezave te Dëshmorëve
te Kombit  por përkundrazi   asambleistët u takuan në qendër të
Kryeqytetit për të treguar se dëshmori  i
radhës të mos përdorte si metaforë edhe objektin e pavdekësisë dhe që i përkiste
“Nënës Shqipëri”. Sigurisht analizën e Koços e bën vetë ish miku i
Kryeministrit Rama, pasi ata ia dinë më mirë njëri tjetrit dhe se ne nuk duam të
futemi në lojën e tyre, e cila sikurse flitet lart e poshtë është thjesht një
parashutë për t’i hapur rrugën largimeve të tjera, kryesisht të fortëve apo të
inkriminuarve të grupit parlamentar të Rilindjes. Por ajo që na bëri më shumë përshtypje
kishte të bënte me faktin, se Edi  Rama
artikuloi një hipotezë që vetë e ka krijuar, por që tentoi ta shiste si shqetësim
të Rilindasve të tij. Ai pak a shumë u shpreh, se: “Një pjesë e socialistëve na
kanë zënë postet dhe një pjesë tjetër na kanë turpëruar me abuzimet financiare
duke prishur imazhin e koalicionit”

T’i
analizojmë shumë shkurt pa marrë atributet partiake, se nuk e kemi këtë të
drejtë, por duke parë shqetësimin besojmë dhe mendojmë se ky shqetësim është
mbarë kombëtar dhe se shigjetat janë për rilindësit e qeverisë dhe të maxhorancës.
Nëse do t’i vëmë ballë për ballë 
ministrat atëherë do të shohim se realiteti është krejt ndryshe. Nëse do
të krahasonim  Ilir Beqajn me Prof.
Edmond Panaritin apo Saimir Tahirin me Sokol Dervishin, Klajda Gjosha me Hariton,
Kodhelin  apo Ditmir Bushatin e linjës,
Lefter Kokën me Arben Ahmetajn dhe grupin e Check up nga pas tij?! Pa koment le
t’i bëjnë vetë qytetarët krahasimet. Ka gati 10 kryetarë bashkie LSI dhe 40 janë
Rilindës. Krahasojini me radhë si nga ana e babëzisë edhe nga ana e precedentëve
kriminalë dhe përsëri përgjigjen ta japë sovrani më 18 qershor 2017. Kur i
pranë vëmë Deputetët e LSI dhe deputetët e PS do të shohim se gjysma e rilindësve
janë të zhytur kokë e këmbë në krime. Kjo sa për të kujtuar pikën e parë të 5
kushteve të BE dhe që është reforma administrative.

Në lidhje
me punësimet, ajo që mund të thuhet pa frikë ka të bëjë me faktin, se LSI nuk dërgon
emigrantë jashtë por i punëson, ndërsa shqetësimi i votuesve të Rilindjes është
i drejtë se ministrat, deputetët, drejtorët dhe bashkiakët e PS nuk punësojnë
njeri pa marrë “taksën” për vendin e punës

 

Ndarja e ministrive dhe drejtorive.

 

 
Bujqësia :
Këtë  dikaster 
e ka LSI por kësaj ministrie iu morën; ujërat,  bordi i kullimit
etj.

Ministrisë
së Bujqësisë meqenëse është e LSI i janë hequr AKU, e cila është tre herë më e
madhe se sa vetë ministria e Bujqësisë. Është paradoks por e vërtetë, që për
zonën e nën Shkodrës planifikohen nga shteti në një ish komunë sot njësi
bashkiake 20 milionë leke për kanalet që përmbytin tokat ndërsa  30 milionë për udhëtim jashtë shtetit për
krishtlindjet. Është paradoks por buxheti i ministrisë së bujqësisë që ka sëmundje
bagëtish, përmbytje, projekte, për tokën, pemët, ushqimet blegtorale, pijet dhe
lëngjet, laboratorët e kontrollit në qendër dhe në rrethe, të gjitha këto bashkë
me drejtoritë e tjera që nuk po i përmendim, bashkë  me rrogat e personelit  kanë një buxhet  vjetor 13 milionë euro. Vetëm Ministria e
Inovacionit dhe Teknologjisë të Milena Haritos, e besuara e Ramës dhe njëkohësisht
e afërmja familjare e tij ka një buxhet prej 150 milionë eurosh në vit. Kaq
mjafton të mos bësh më koment.


Transportet: Fondi i rrugëve u copëtua..
Ne katër copa  e gjysmë;  Ministria e Transporteve me një gjysmë
drejtorie të  rrugëve, u forcua FSHZH, u riformatua Fondi Zhvillimit Rural
që varet nga Zv/Kryeministri Peleshi dhe ministria e Turizmit, e cila ka marrë
shumë kompetenca të Ministrisë së Transporteve. 
Drejtoritë e ujësjellësve dhe ujit të pijshëm iu kaluan bashkive, duke
ua hequr Ministrisë së Transporteve. Pra, ministrisë së LSI i ka akorduar 40
milionë euro për infrastrukturë dhe 250 milionë që duhet t’i kishte kjo
ministri i ka marrë dhe shpërndarë Peleshi me shokë.

 

Ministria e Drejtësisë: Kthimi i Pronave menaxhohet nga ish
shefja e kabinetit të Ramës, Përmbarimi i është shkëputur duke kaluar në menaxhim
privat. Hipotekat janë dhënë me koncesion miqve të kryeministrit që
administrojnë cigaret, koncesionin e analizave mjekësore etj. Drejtoritë e
Noterëve janë fuqizuar dhe janë privat në bazë dhe me vet administrim në qendër.

 Ministritë
e Integrimit dhe Mjedisit;
 kanë nga
60 punonjës secili dhe me çelësat e kashtës në dorë pasi  kompetencat i ka marrë Bushati si ministër i
Jashtëm dhe pyjet nga 1 janari iu kalojnë përsëri bashkive që i ka PS.

Sigal