Ëngjëll Musai: Pushtetarët që kanë për “Himn” paranë dhe për “Flamur” thesin

765
Sigal

Ju nuk e njihni himnin, sepse për Ju “Himni” është paraja, ju nuk e njihni as Flamurin, sepse për ju “Flamur “ është thesi ku ruani paratë

Rilindasi dhe ideologu  Sami Frashëri: “Kur të bëhen gjithë shqiptarët, apo më të shumtit e tyre shqiptarë të vërtetë, Shqipëria atherë është bërë dhe shpëtuar nga çdo rezik”. Aktuale edhe sot.

Situata kaotike në të cilën është zhytur Shqipëria, depresioni i madh qëka mbërthyer shqiptarët, emigrimi masiv nga sytë-këmbët, arratisja me çdo mjet dhe çdo mënyrë a thua se po jetojmë në tokën e djegur dhe jo në parajsën që na ka falur perëndia , të rinjtë që po zbrazin vendin dhe nëna me lot në sy që po harrojnë ninullat për nipërit dhe mbesat dhe i janë kthyer lotve të kurbetit.Përkëtë mjafton fakti që vetëm në 2018-n kanë lindur në Itali nga familje shqiptare 10 mijë fëmijë.Politikanë batakçinj dhe qeveritarë derdimenë dhe maskarenj që e quajnë situatë normale, pasi e kuptojnë se janë ata shkaktarë të këtij kaosi dhe kësaj tragjedie 28 –vjeçare, militantë trutharë që i gëzohen batutave dhe kur shkojnë në shtëpi e kthejnë familjen në tragjedi nga varfëria dhe skamja.Nepotizëm i tejskajshëm, varfëria e ulur këmbëkryq, krimi që po bën kërdinë dhe nuk njeh,as ligje, as zakone, madje as të drejtën kanunore, papunësia masive, grabitjene pasurisë kombëtare, drejtësinë e ka zëvendësuar padrejtësia dhe meritokracia blihet nga të paaftët dhe mediokrit, pushtetarë që premtuan shëndetësi falas por dje Banka Botërorena quante si vendin e parë nëEvropë ku shëndetësia blihet me para mbi dhe nën dorë, ku ilaçet janë të skaduara dhe pa efekt, ku arsimi prodhon të pashkolluar dhe shet provimet e studentëve, ku kaosi i ndërtimeve, legalizimi i tyre u deklarua se do bëhej falas, pornë të vërtetë fadromat po i shkatërrojnë, sepse banditët e krimit që sollën në pushtet deputetët teveqelë duan shpagim, duke u prishur shtëpitë fukarenjve që mbi to të ngrihen kullat e krimit dhe pastrimit të drogës. Pensionistëveshqiptarë nuk u garantohet minimum jetik dhe social, pasi u grabiti dinjitetin qeveria i do vetëm për vota. Administratën e profesionistëve e kanë zëvendësuar me militantë të korruptuar, me shokët e shoqeve dhe shoqet e shokëve. Deputetëtligjvënës kanëshpërdoruardhe pograbisin pasurinë e këtij vendi, ndërsa si ligjbërës janë kthyer në shërbim tëoligarkëve, duke i favorizuar me akte ligjore dhe nënligjore që ata ta kenë më të lehtë të grabisin pasurinë kombëtare, minierat, naftën, detin, bregdetin, pronat e shtetit, hidrocentralet që i sollën dritën e syve këtij populli, armatimin, pyjet, pemët, rrugët, trotuaret, tregjet etj.Oligarkëvegjithçka që u sheh syri, ua kap dora. Oligarkët të gjitha këto pasuri i grabisin, jo se kanë veti fenomenale, jo se janë të mençur, përkundrazijanë idiotë, por ata kanë një avantazh se janë marrë me drogë, hashash, krime dhe me paratë e prostitucionit blenë mandatet e deputetëve dhe qeveritarëve. Dhe këta të fundit komandohen nga këta oligarkë në kurriz të popullit më të varfër nëRajon. Oligarkët nuk paguajnëtaksa, as tatime, as drita, madje edhe ujë për kombinatet dhe fabrikat e tyre paguajnë më pak se një familje e zakonshme. Dhe e dini përse nuk i paguajnë Oligarkët? Sepse në fund të vitit, ushtarët e tyre deputete dhe ministra,nxjerrin ligj dhe VKM që u falin nga 400 milionë euro detyrime. Kurse qytetari i varfër shqiptar shkon arrestohet dhe dënohet me burg, pse vendosi një llambë që të mësojnë fëmijët e tij. Sepse Oligarkët e duan këtë popull injorant dhe të paditur, sepse kështu e sundojnë më kollaj. E duan të varfër, sepse kështu e blejnë më lirë. Ja këta janë Oligarkët, produkt i kësaj politike. Oligarkët rrëmbejnë vlerat e kombit,grabisin titujt dhe vetëquhen “rilindës”. Por Rilindësit e mëdhenj që u shkrinë si qiriri për pak dritë dhe dinjitet kombëtar, tretën pasurinë e tyre për Shqipërinë, kurse këta maskarenj po shkrijnë atdheun dhe kombin për t’u pasuruar vetë bashkë me taborin e Oligarkëve.Rilindësit ishin drita dhe vezullimi i këtij vatani, kurse këta maskarenj e kanë kthyer vendin nëçiflig pazaresh dhe Kuvendin e Popullit me gjuhën që flasin në “një sallë banaliteti dhe prostitucioni, duke na treguar ujërat e zeza të familjes së tyre”.

Ju deputetë, ministra dhe ministresha pretendoni se jeni ajka e kombit, por jeni e kundërta e kombit, ju pretendoni se jeni krerët e këtij populli, por zagari edhe pse leh nuk mund të bëhet kurrëçoban, ju hiqeni si paqësor, por popullin po e përzini me dru. Ju hiqeni si nacionalistë,por tokën,detin po e shisni, dhe heronjtë e kombit po i tradhtoni tek otomanët e vjetër dhe shovinistët e rinj. Ju shitët luftën dhe gjakun e dëshmorëve dhe ngritët në piedestal fundërrinat e kombit,bashkëpunëtorët enazi-fashizmit dhe ata që tradhtuanatdheun dhe vodhën pasurinë e bankat njëlloj si ju sot. Ju politikanët dhe qeveritarët që betoheni për flamurin dhe Kombin, po përdhosni ngjyrat e simbolit dhe Babanë e Kombit e keni fshehur në një qoshe,a thua se ndiheni të turpëruar pse shpalli mëvetësinë dhe Pavarësinë e Kombit, dhe që kur digjet flamuri i kombit nga miqtë tuaj,ju ngroheni dhe nuk keni kurajën të flisni një fjalë. Ndaj dhe ju deputetë të menderosur dhe qeveritarë të babëzitur po e shisni Shqipërinë pjesë –pjesë dhe copa-copa.Ju nuk e njihni himnin, sepse për ju “Himni” është paraja, ju nuk e njihni as Flamurin, sepse për ju “Flamur “ është thesi ku fusni paratë. Ju “rilindësit” e sotëm më shumë ngjani me Esat Pashët, Ahmet Zogët dhe Mit’hatët. Ju e doni popullin vetëm 1 muaj para zgjedhjeve,sa për t’u marrë votën dhe pastaj me këtë votëiu vendosni zgjedhën në qafëqytetarëve. Ju u merrni votën me një thes miell dhe pasi kapni pushtetin së bashku me financuesit tuaj “Oligarkë’numëroni paratë, kurse votuesi-popull, numëron recetat me ilaçet e zemrës. Ja këta jeni ju. Por Shqipëria është e shqiptarëve qëpërfaqësohen nga Ali Asllani i madh, shqiptarët janë pasardhësit e Skënderbeut dhe Ismail Qemal Bej Vlorës dhe jo e juaja, jo e maskarenjve. Ju po shkatërroni mundin e brezave të këtij kombi duke harruar historinë,traditat dhe zakonet.Asnjë brez shqiptar nuk mund të bëjë për vete mundin dhe sakrificën e brezave të mëparshëm, sepse mundi dhe sakrifica e të gjithëve, historikisht janë një zinxhir i gjatë që përshkon kohën dhe nga shkëputja e një cope zinxhiri këputetjeta e një kombi, gjë që është e pamundur të mendohet, sepse atëherë nuk do të kishim histori objektive. Dhe Historia ose është e drejtë dhe objektive ose nuk është fare Histori.” Por ju e bëtë kur rehabilituat të gjithë tradhtarët e vjetër dhe të rinj. Ju putheni me Vuçiçët dhe grekët, me turqit dhe maqedonasit, me malazezët dhe rusët, ndërsa nëShqipëri keni futur përçarjen dhe armiqësinë,sepse kështu u intereson antishqiptarëve. Ju harroni se veçdashuria mund ta bëjëShqipërinë nuse, ndaj ta duam të gjithë që ta kemi një zonjë të vërtetë. Dhe Shqipëria do të bëhet, sepse ka me mijëra dhe miliona djem dhe vajza që e duan mëmëdheun, të varfër portë ndershëm, pa bukë,por me shëndet të pastër, të pa indoktrinuar dhe të padroguar dhe, mbi të gjitha,plot krenari që janë shqiptarë.