Ëngjëll Musai/ LSI dhe pazarxhiu i PS

59
U bënë disa ditë që grupime të caktuara kanë dalë me teorinë se Edi Rama duhet të largohet nga koalicioni me LSI dhe të gjejë mënyra të reja apo vota që do e mbanin në lundrim anijen e Rilindjes. Sigurisht që kjo është shumë e vështirë, pasi anija ka aq shumë vrima sa nuk i bënë më derman as zoti dhe as perëndia. Me pak fjalë kjo anije është e destinuar të mbytet pasi misioni i atyre që e morën ishte i tillë, fundosja e sajë pa namë e nishan. Dhe këtë dorë të fundit me sa duket po ja japin ata që e dorëzuan me marifet tek këta batakçinjtë dhe që për interesa personale dhe klienteliste apo të lejeve të ndërtimit i shitën idealet e së majtës. Po të shikojmë këto ditë flasin ish strukturat e nomenklaturës që nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë pritur dhe përcjellë kryetarët e radhës në godinën e PS.

 Pikërisht këta persona që fatkeqësisht disa janë edhe intelektualë, vazhdojnë të mjelin deri në pikën e fundit qumështin dhe gjakun që i rriti dhe i mbajti në këmbë socialistët shqiptarë. Janë këto figura të lodhura që po degradojnë dhe po bëhen gazi i botës, pasi e ngrehina apo anija e së majtës ka marr të çarë dhe fundi i sajë do të jetë tragjik. Këta marifetçinjtë janë ata që duhet ti tregonin vendin “Rilindësve” për nepotizmin, vjedhjet, abuzimet, korrupsionin galopant, papunësinë, koncesionet, trafiqet, drogën, rendin e shpërfytyruar, krimin, shkollat e shkatërruara dhe tarifat e tyre marramendëse që po rrjepin shqiptarët. Ja pikërisht këto duhet tu thonë rilindësve dhe krerëve të sajë këta “ustallarë” të nomenklaturës dhe jo të vazhdojnë për çarjen pasi këtë parim e dinë mirë dhe nëpërmjet tij sundojnë më lehtë. Përse nuk u kërkohet llogari liderit për zbatimin e Statutit, përse nuk u respektua ai? Përse Fatos Nano kur humbi dha dorëheqje dhe nuk “Rikandidojë” ndërsa Edi Ramës ju dha torta në tavolinë ditën që koiçidojë dorëheqja e humbjes me ditën e lindjes. Një deputet i PS më tregonte para disa ditësh se disa nga këta që sot i dalin në krahë Ramës janë bërë miliarderë dhe për interesat e tyre po jargaviten në çdo cep, në çdo media dhe çdo faqe të shtypit të shkruar.

 Në një të ardhme jo të largët do të tregojë me fakte konkrete se si një nga drejtuesit e vjetër të PS që priste për të marr dy leje ndërtimi i tregonte rrugën Ramës se si duhej të manipulohej partia, dhe në lojën që duhej të bënte nëpërmjet hapësirës që lejonte Statuti i partisë socialiste Madje do t’ju them edhe për një deputetë tjetër që vajti dhe ja mori nga dora tekstin e dorëheqjes që Rama po shkruante dhe ja grisi, ndërkohë që këtij të fundit ju mbushën sytë me lot nga solidariteti i hajdutëve dhe interesaxhinjve që e rrethonin por që në fund të fundit nuk kishin lidhje me partinë socialiste se vinin nga strukturat e administratës së partisë Demokratike. Por, çudia më e madhe ka të bëjë me incidentin me tortën që priste në dhomën me drita të fikura, nga ajo që sot është ministër e kabinetit të tij. Ka edhe disa ngjarje më të hershme por ato kanë të bëjnë me krijimin e statutit të partisë kristjan-islamike (KIS) ku Rama shikonte, Ngjela diktonte dhe i ndjeri Klosi shkruante në makinë shkrimi, përfundon rrëfimin e vetë deputeti socialist.