Ëngjëll MUSAI/ Koncesioni “burg”, që duhet të strehojë ministrat dhe deputetët

560
Çtë mbjellësh do të korrësh. Është kjo një postulatë e thënë dhe e trashëguar gojë pas goje nga populli. Çuditrisht kjo mu kujtua dje teksa shikoja një grup deputetësh që godisnin me vezë qeveritarët e pamandatë që kapardiseshin në tribunën e parlamentit. Kjo situatë nuk është as më shumë dhe as pak se sa fillimi i asaj që sot në Kosovë po shkonë drejtë fundit,por edhe një paralajmërimë se durimit i ka ardhur fundi. Disa e cilësuan popullin dele, disa e cilësuan të mefsht por të gjithë harruan se sado i butë të jetë një popull ai përbënë në fund të fundit një uragan. Edhe deti është i butë , i bukur dhe i dashur për të gjithë .Por pikërisht ky detë i butë sa vetë pika e ujit kur fryhet dhe acarohet kthehet në cunam dhe pikërisht këto pika uji marin përpara dhe shkatërrojnë kështjella të tëra prej betoni apo anije të fuqishme prej çeliku. E pra, paralajmërimi i djeshëm ndajë qeverisë fillojë me vezë si një xhestë se fundi mund të jetë edhe më tragjikë nëse zërat do të bien në veshin e shurdhër të pushtetarëve apo sikurse ka filluar të quhet të oligarkve të Tiranës. Dhe ne shqiptarët kemi një arsye më shumë se të gjitha parlamentet e botës se gjërat dimë ti zgjidhim me vezë por dimë edhe ti zgjidhim me “grykën e topit” ashtu sikurse ndodhi në kohën e Luftës së Dytë Botrore kur asambleja kuislinge u goditë nga kodrat e Myshqetasë. E pra historia vonon por nuk harronë. Pikërisht kjo qeverisje dhe ky grupim politikë me emrin e vetëpagëzuar “Rilindje” as më shumë e as më pak po merë reston e asaj që ka hedhur avadanë prej vitesh. Janë këta Rilindas që çuan në opozitë dikur të majtën,humbën qëllimisht mandatët,vinin në zona në emër të PS dhe bëni fushatë kundër tyre, hidhnin letra higjenike në rrugë,vendosnin tabela dhe këpucë tip “hirushe ‘ në xhamat e makinave etj. etj. Nëse do ti bëjmë një rikthim në vite e djathta po përdorë të njëjtat taktika dhe të njëjtën strategji që përdorën pikërisht këta që sot kanë kapur të gjitha pikat strategjike të ekonomisë, privatizimeve, koncesioneve, postet e ulta dhe të larta,rendin ,sigurinë,detin,ajrin, tokën, ministritë,burgjet dhe gjithçka që i jepë jetë qytetarisë dhe jetës së shqiptarëve. Kanë kapur spitalet, ilaçet, doganat, karburantet dhe së fundi edhe rrugët ku do parkohen makinat. Me pak fjalë u thonë shqiptarve gjithçka do e uzurpojmë që juve t’ua bëjmë jetën e mërzitshme dhe ju të ikni nga sytë këmbët. Dhe kur kjo gjë ndeshë në rezistencë , në lojë futen skafistët, kriminelët e rrugës dhe të parlamentit, banditët e liruar nga burgu, trafikantët e drogës dhe sojë e sorollopi që i mbanë këta në këmbë duke i furnizuar me pluhur të bardhë dhe miliona. Ndaj dje të parët që thyen frikën ishin deputetët e opozitës . Megjithse të vonuar por më mirë vonë se sa kurrë. Shqiptarët e një vendi të bukur me diellë dhe me detë, me fusha dhe me male,me ujra, lumenj dhe hidrocentrale nuk mundet të jetojnë në varfëri dhe dergjen dyerve të spitaleve duke dhenë shpirt.Të futen në burgje sepse nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë,të arrestohen,burgosen dhe varen në qeli,të mbifaturohen për ujin kur Europa e ka pothuajse falas. Një faturë uji arrinë në 30 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që përkrahja sociale arrinë në 45 mijë lekë. Kjo është fatkeqsi dhe tmerrë. Ndërkohë që fëmijët e shqiptarve flenë pa bukë dhe me tragjedinë e Migjenit , fëmijtë e parisë së Tiranës flenë mbi thasët e parave. Shume pushtetarë,qeveritarë dhe deputetë mendojne se paraja sjell lumturine. Ky eshte nje gabim i zakonshem, por jo i pariparueshem. Me para mund te blesh shume gjera materiale, vec paqes se brendshme dhe lumturise. Rregullat kryesore qe te sjell lumturine jane: Ti besosh vetvetes, te vertetosh me optimizem ngjyrat e jetes, te reagosh me energji ndaj tatepjetave te jetes. Gjithe lumturia qendron ketu dhe ne pjesen me te madhe eshte ne duart tona, mjafton ta dish ta presish…. Ndajë sot më shumë se kurrë është koha që një pjesë të mirë të deputetë që po mbajnë peng integrimin e vendit por dhe të qeveritarëve të korruptuar ti japim me koncesion në burgje dhe dhomat e izolimit. Koha e qeveritarve mbaroi dhe ka nisur ajo e qytetarëve shqiptarë…. 
Sigal