Engjëll Musai/ Ilir Meta dhe “kulla e Barit”

598
Sigal

Dje në  UTV neps, pikërisht, në emisionin e mbrëmjes, ku ishin të ftuar përfaqësues të protestës dhe ata të faqes zyrtare “ 1 milion shqiptarë ”, një ish- këshilltar i Metës, Nanos,  por edhe i të gjithë kryeministrave, paturpësisht hodhi tezën helmuese se protestat u nxitën nga LSI dhe  Meta. Është qesharake ta mendosh një gjë të tillë, pasi  Ilir Meta është numri dy i shtetit dhe si i tillë, ai nuk mund të kërkojë të aksidentojë veten, pasi nga makina e goditur e koalicionit të Majtë si  PS-ja  edhe LSI-ja  do të mbeten në  rrugë dhe makina e PD-së sado e prishur do t’u afrohej dhe  shpejt a vonë  do t’i kalonte. Kur dëgjon këta pseudo-analistë  që në mënyrë të paturpshme hedhin baltë të ndotur nga helmi i Assad-it mbi Kreun e Parlamentit, Ilir Metën, mendja vetvetiu të shkon tek qejfmbetjet e dikurshme të  “Kullës” që është katandisur si një mullar me bar dhe mjafton shkrepësja që ai të marrë flakë dhe të shpifë pa pikë turpi. Nëse duhet të shpërfillet iniciativa e të rinjve, që u cilësua si vlera më e madhe demokratike në këto 20 vite, kjo nuk mund të bëhet duke njollosur figurën e Kreut të LSI-së, Ilir Meta.  Argumenti i “Kullës së Barit” ishte sepse Ilir Meta takoi  protestuesit para Kuvendit gjatë protestave dhe meqenëse ai i takoi, atëherë, Meta me siguri ka ditur diçka. Por Ilir Meta u shpreh qartë dhe saktë: “Do të marrim përsipër aq përgjegjësi sa mbajnë  supet tona” .  Por  nëse “Kullës së Barit” i  ka mbetur qejfi nga Ilir Meta se i prishi kontratat me terroristët islamikë para shumë kohësh, kur ky i fundit drejtonte komitetet e kulteve dhe Meta në atë kohë Kryeministër e largoi me ceremoni, kjo është tjetër punë. Ilir Meta ndaloi para protestuesve, i takoi, u foli duke i qetësuar se transparenca nuk  do të mungojë. Pikërisht, këtë kërkuan qytetarët ndaj Ramës dhe këtë bëri edhe Meta. Pra, kur dikush vonon transparencën për shumë arsye strategjike u kritikoka, ndërsa kur një tjetër tregon transparencë u etiketoka si  organizator kundër miqve amerikanë. Por Ilir Meta  ka dhënë prova jo sot, por që në vitet ‘90 si pjesëtar i revoltave studentore dhe antikomuniste se, kauza e tij është Europa dhe demokracia amerikane.  Madje, Ilir Meta  është përplasur me shefin “Kulla e Barit”  pikërisht për faktin se, ky shef etiketonte përfaqësuesit e lartë amerikanë si “ thika pas shpine për Shqipërinë”. Por koha ka kaluar dhe  Meta, sado që përflitet dhe kërkojnë ta njollosin me lloj-lloj shpifjesh, ai mbetet simboli i vetëm i politikanit që nuk ka dërguar apo proceduar qoftë edhe një gazetar të vetëm në dyert e gjykatave.