Engjëll Musai: Fleckenstein, “Muri i Berlinit” dhe protesta qytetare

58
Engjëll Musai

Drejtor i Telegraf

Deklarata e djeshme e politikanit gjerman dhe anëtar i Parlamentit Europian Knut Fleckenstein bërë në konferencën për mediat në Tiranë në lidhje me protestën e opozitës se “ .. Nëse unë do të bllokoja trafikun në qytetin tim, qytetarët do të më vrisnin.” Më tejë ai shtoi se : “Demonstratat duhet të jenë, protestat janë pjesë e demokracisë, por kur përfshihet dhuna është një gjë që nuk bëhet.”. Ndjejë shumë keqardhje që një deklaratë e tillë bëhet nga një europarlamentar dhe anëtar I Partisë Social Demokrate të Gjermanisë I cili është I njohur nga shqiptarët për qëndrimin e tij të njëanshëm në argumentat pro qeverisë aktuale në vendin tonë.Sigurisht nuk po I futemi faktit dhe qëllimit nëse kjo mbrojtje është parimore apo nën influencën e qarqeve të caktuara antishqiptare apo sorosiane. Po analizojmë pikërisht këtë qëndrim që vetëm një personazh si Knut Fleckenstein nga Bad Nauheim i Gjermanisë, vjenë dhe e bënë në kryeqytetin e një vendi që ka vuajtur nga diktatura komuniste ,madje ka vuajtur më shumë se edhe vetë qytetarëte e ish-Bashkimit Sovjetik pjesë të së cilës Fleckenstein e njehë mirë pasi ai ka shërbyer në delegacionin e Komitetit të Bashkëpunimit Parlamentar BE-Rusi që nga viti 2009. Po a di ky zotëri se përse u çuan banorët e Shqipërisë ? Sepse rrugët e pambaruara, të ndërtuara pa koncesion ,u jepen privatit që ti taksojë dhe të fitojë shuma maramëndëse. Keqardhja më e madhe ka të bëjë më faktin që këtë gjë nuk do ta dijë pasi nuk themi se nuk e kupton pikërisht Fleckenstein që është edhe raportues i Parlamentit për qasjen në treg në shërbimet e porteve dhe transparencën financiare dhe që nga 2009 deri më 2014, Fleckenstein shërbeu në Komitetin për Transportin dhe Turizmin. Por shqiptarët z. Raportues i Parlamentit çohen në protesta dhe nuk vrasin njeri dhe besojë se edhe vetë gjermanët nuk do të të vrisnin pasi në Gjermani ka ligj dhe ligji është i barabartë për të gjithë. Ka shtet dhe shteti është social dhe mendonë për qytetarët e vet dhe nuk ua bllokon rrugën më taksa maramëndëse dhe me trarë si ato të Hitlerit gjatë luftës së Dytë Botrore. Gjermanët z. Fleckenstein nuk do pranonin një qeveri dhe politikanë që mbjellin të gjithë vendin me hashash dhe nuk ndëshkohet askush. A është kjo normale ? Nëse qeveria Merkel apo edhe ajo e Shrëderit do ta mbushte Gjermaninë me hashash ,çfarë do bënte populli z.Knut ? Po a e imagjinon z.Knut që çdo bënin organet e drejtësisë nëse grupi parlamentar i partisë në pushtet nuk i heq imunitetin ministrit të brendshëm të implikuar në trafikun e drogës dhe që makina e tij personale është përdorur nga trafikantët e drogës brenda dhe jashtë teritorit? E pra z.Knut kjo as që bënë vaki në Gjermani dhe jo më të kalojë me ‘naivitet “ nga ana juaj kur u pyetët për çështjen Tahiri, duke thatë se : “Nuk mendoj kështu, nëse çdo kush bën punën e tij është në rregull. Ne nuk jemi prokurorë në Bruksel.” Plotësisht dakort që nuk jeni prokuror, por pse kur doni Ju z.Knut bëheni gjyqtarë si në rastin e “bllokimit të rrugës” . Dhe çfarë gjyqtari,si ata të diktaturës që gjykoni për “dënim me vrasje”, ndryshe nga çfarë mendon qeveria dhe kancelarja Merkel. Po a ndodh në Gjermani z. Fleckenstein që të dalë “largqoftë” Kancelarja Merkel dhe me fjlaë fyese të tallet me gjermanët duke i krahasuar me organet e trupit ?! As në imagjinatë nuk e shkon do për mend.Po pse ndodh në Shqipëri dhe Ju që sjeni prokuror por që arsyetoni si gjyqtar, përse heshtni. Nëse një qytetar gjerman do paguante vetëm për pagesën mujore të ujit të pishëm 100% të pagesës që merë në muaj si asistencë sociale ,çfarë do të bënin ? Nëse fatura mujore e dritave është e barabart me pensionin mujor të një qytetari apo sa trefishi i pagës si përkrahje sociale çdo bënin qytetarët gjerman ? Ka edhe marrëzira pa fund si deputet të inkriminuar,Kryebashkiak trafikant, drejtues policie në krye të trafikut ndërkombëtar të drogës, tonelata heroine dhe kokaine që hyjnë e dalin në porte por nuk ka asnjë të arrestuar përveçse 23 veta që u rrëmbyen në mes të natës pse protestuan për të drejtën më themelore në botë lëvizjen e lirë në rrugë. Si përfundim keqardhja nga qëndrimi juaj z. Fleckenstein është e dyfishtë: E para për ato që u thanë më lartë dhe e dyta se ju vini nga një vend që shembja e murit të Berlinit shërbeu si simbol i lirisë dhe jo si “ ndëshkim me vrasje’ ,çka ju deklaruat dje në Tiranë.