Ëngjëll Musai: Faleminderit miku ynë i mirë Frank Shkreli

533
Libri më i ri me përmbledhje të shkrimeve, komenteve dhe opinioneve të Frank Shkrelit është një pasuri e vërtetë për të gjithë shqiptarët, lexuesit, kolegët e shtypit, medias politikanët, personalitetet e diplomacisë, ata që e duan fjalën e lirë, për mbrojtësit e të drejtave të njeriut, brezat e rinj që duhet ta shikojnë si rrugë të vetme për të parë të ardhmen, por edhe atë plejadë të së shkuarës që ka vuajtur nën diktatin dhe peshën e diktaturës. 
Sigurisht të shkruash për Frank Shkrelin duhen shumë faqe, sepse ai përfaqëson shkollën e madhe të lirisë dhe të drejtave të njeriut. Me mendimet, idetë e tij racionale, ai shpalos qetësinë, maturinë dhe vendosmërinë për të arritur qëllimin final, i cili ka të bëjë me lirinë dhe demokracinë e individit, kombit dhe mbarë shoqërisë. 
Një falënderim special për z. Frank Shkreli, vjen nga botuesi i Gazetës “Telegraf” z. Agim Çiraku. Në numrin e sotëm redaksia ka vendosur që hapësirën e madhe t’ua lërë miqve, dashamirësve dhe personaliteteve të shtypit, qytetarisë dhe politikës shqiptare dhe asaj amerikane . Një falënderim i veçantë shkon edhe për Shtëpinë Botuese Morava, e cila realizoi botimin e pjesës së parë të librit “Demokracia nuk pret”.

Në emër dhe me nderim nga redaksia e “Telegraf”

Ëngjëll Musai
Drejtor i Gazetës 
Sigal