Engjell Musai: Edhe vetë Shtrausi do të ndihej i turpëruar

694
Sigal

Një koncert që do më
gëzonte sinqerisht sikur të ishte organizuar nga një menaxhment normal,
profesional. Apo një nismë personale e artistëve austriakë ose e ambasadës
austriake. Por e konturuar në programet elektorale të Edi Ramës, siç bëri me
Diasporën, gjelat e detit të pensionistëve apo marifetet e pritshme të radhës,
m’u duk më shumë një kurth ndaj qytetarëve të këtij vendi, këtë herë jo me
dajren e tij, por me artistë nga Vjena, plot lodra fjalësh. Kështu “koncerti i
Filarmonisë së Vjenës” një ditë pas atij në Sallën e Artë në Vjenë, siç e kam
dëgjuar nga Rama dhe Velia ishte vërtet e kundërta e tij. Një koncert që
mashtroi, tradhtoi, përbuzi dhe përçau, artin dhe artistët shqiptarë. Një
koncert që më shumë se në skenë, performoi prapaskenën e pistë të politikës së
dështuar kulturore të Edi Ramës dhe mediokren e mbrojtur nga ai vetë, Kumbaro.
Një koncert që mori padrejtësisht qindra miliona nga paratë e shqiptarëve për
të fyer dhe depersonalizuar artistët e shkëlqyer shqiptarë anembanë botës, duke
ndritur emrin e Shqipërisë, që mund të mblidheshin me këtë rast në një orkestër
mbarë shqiptare. U ndjeva keq tek mendoja Florian Vlashin, Tedi Papavramin,
Alban Pengilin; të gjithë solistët. Një koncert Mashtrim, nga një instrumentist
i mirë, por realisht orkestre, që s’ka luajtur kurrë si solist me Filarmoninë e
Vjenës, por një violinist në formacionin e saj, që mbase do mbetej si çdo
muzikant tjetër pa atë grupin e tij me katër vetë që performoi dhe solli
muzikën ballkanike për një audience mbarë botërore që afron Filarmonia e Vjenës
ku ai ishte i ftuar si pjesëtar i grupit të tij në sekuencat e pauzave. Por mbi
të gjitha, ajo që më bëri të ndihesha i fyer, ishte fakti se një orkestër e
formuar enkas, që luan për herë të parë në Tiranë nën drejtimin e Shkëlzen
Dolit, fyeu edhe publikun e kulturuar që priste Filarmoninë e Vjenës dhe Zubin
Metën. Do ishte 1 mijë herë më e ndershme të performonte Shkëlzeni me grupin e
tij prej 4 vetësh, sesa të gënjente për të mbushur me materie mish-mash Turp!
Një turp që as talenti i tij, as Shtrausi i repertorit nuk e meritonte. Kaq
shumë para, kaq shumë mashtrime! As Vjena, as imazhi i përdhosur i Filarmonisë
së saj nuk e meritonin këtë turp që i bëri “elita” shqiptare, stina fushatore
evropiane ala shqiptare, për hir të manisë së sëmurë të një kryeministri
maniak, që nuk do t’ia dijë se si jetojnë, sa paguhen, si vlerësohen artistët e
tij, të rinjtë … Si qytetar i këtij vendi refuzoj reklamat kaq të kushtueshme
kur shqiptarët kanë halle të urisë dhe pasigurisë ,ndërsa kurvat politike
krihen… 

Do të ishte në nderin e qeverisë që të kishte organizuar një mbrëmje gala me të
ftuarit e Vjenës, orkestrën simfonike të RTSH dhe të gjithë orkestrantët që sot
ndodhen jashtë në universitete apo institucione dinjitoze. Të kishte madje në
këtë mbrëmje gala trupën e baletit të TOB apo baletmaestro që sot shkëlqejnë
kudo në botë dhe të gjithë së bashku të krijonin një tjetër imazh për vendin që
ka prodhuar dhe furnizuar botën me artistë dhe talente. Ku janë tenorët shqiptarë
me Agim Hushin, Inva Mulën etj. Ku janë dirigjentët shqiptarë. Ja këto donin
shqiptarët në këtë fillim viti dhe askush nuk do të thoshte se, përse u
harxhuan ato para të shkreta, madje do e uronin dhe bekonin qeverinë shqiptare.
Por fakti që Galeria Kombëtare e Arteve ka një fond vjetor sa 1/3 e shpenzimeve
të Koncertit Doli është më shumë se një skandal. Akoma edhe më i rëndë është
fakti që TOB prokuron foni dhe ndriçim me fondet e shtetit ndërkohë që
specialistët tanë të këtij institucioni rrinë pa rroga. Përse të mos blihen
pajisje bashkëkohore të infrastrukturës në TOB (foni, ndriçim) por i jepen këto
miliona ca të huajve që nuk i dihet se ku i kanë të regjistruara kompanitë dhe
bizneset e tyre?! …..

…… Ndaj do ishte 1
mijë herë më e ndershme të performonte Shkëlzeni me grupin e tij prej 4 vetësh
sesa të gënjente për të mbushur me materie një mashtrim të Edi Ramës. Turp! Një
turp që as talenti i tij, as Shtrausi i repertorit që u luajt në skenë nuk e
meritonte. Fatkeqësi për taksapaguesit shqiptarë që iu grabitën kaq shumë para,
kaq shumë…