Ëngjëll Musai/ Dr. Halim Kosova, simbol i kryeqendrës së viseve shqiptare

520
Dr.Halim Kosova nuk do jetë thjeshtë simbol i Tiranës, por edhe i kryeqendrës së të gjitha viseve të shqiptarve. Është koha duke patur parasysh edhe ndryshimet e fundit teriotoriale që kryeqyteti yne të ketë në krye të saj një njeri punëtor, me vizion dhe të përkushtuar. Humanizmi i kultivuar i Dr. Kosovës ndaj qindra dhe mijëra nënave dhe fëmijëve në Tiranë dhe anembanë Shqipërisë ka bërë të lumturohen këto familje dhe t’i jenë mirënjohes në jetë të jetëve këtij njeriu të mirë. Ai është ndryshe nga shumë politikanë të tjerë që me hipokrizinë dhe marrëzinë e tyre i përçmojnë qytetarët, i vjedhin, i grabisin apo i mashtrojnë ata. Ai është ndryshe se nuk ka lidhje me horrat, as me batakçinjtë, as me ata që e shikojnë popullin apo qytetarët nga lartë dhe nga larg. Ai është përditë mes halleve dhe shqetësimeve të tyre, mes vuajtjeve dhe sakrificave, në shtëpitë e tyre si në gëzime ashtu edhe në halle. Ai është në klinikë me bluzën e bardhë të humanizmit, në rrugët me shi, në bulevard me çadër në dorë dhe çantën e vizitave, e cila do ta ndihmojë të sjellë në jetë një fëmijë në një familje pa dallime ngjyrash, bindjesh politike apo zona krahinore. Ndaj dhe shoqëria jonë e mbështet Dr. Halim Kosovën jo thjesht si pushtetar, por si fenemon dhe model të njeriut të thjeshtë, human dhe të njërit prej atyre qindra –mijra që takojmë çdo ditë në rrugë, kafe, por edhe në zyra. Këta njerëz sot janë shumë pak, por nesër do bëhen shumë më shumë dhe ne do i rikthejmë Shqipërisë fytyrën e vërtetë të njerëzve të ndershëm, humanë, patriotë dhe nacionalistë. Janë qindra dhe mijëra banorë të Tiranës që do e mbështesin pa më të voglën mëdyshje njeriun që të gjithëve u ngjan me vëllanë, prindin apo djalin e tij. Dhe Tirana që ka nevojë kaq shumë për të rigjetur vetveten do ta mbështesë Dr. Halim Kosovën, pasi ai është i të gjithëve, mes të gjithëve dhe për të gjithë… Suksese dhe zoti ju bekoftë në misionin tuaj 4 – vjeçar, Dr. i mirë Halim Kosova!
Sigal