Ëngjëll Musai: Dështimi i negociatave me BE dhe heshtja e opozitës

117

Ëngjëll
MUSAI

Drejtor
i Gazetës “Telegraf”

ShBA dhe Evropa i kanë bërë dy dhurata
shqiptarëve, por jo politikës sonë, e cila kurrë nuk ka reshtur për të marrë
meritat. Por nëse merr  meritat për një sukses, qoftë të qeverisjes së
brendshme, qoftë edhe në arenën ndërkombëtare, sikurse është integrimi dhe
krijimi i rrethanave për t’iu bashkuar familjes së përbashkët evropiane, detyrimisht
do të pranosh edhe dështimet kur nuk arrin objektivat, qoftë ekonomike, qoftë
edhe ato integruese. Dy dhurata e pamerituara për  Shqipërinë , megjithëse
nuk i plotësonim standardet ishin futja zyrtarisht e vendit ne NATO  më 9 korrik 2008  dhe liberalizimi i vizave për qarkullimin e
lirë në Evropë nga 1 Janari 2010. Dhe këto dy dhurata u dhanë me një premtim  të qeverisë së kohës, ( Berisha) se do të
respektojmë kriteret e integrimit të vendit për në BE. Zgjedhjet e 2013-ës
mbaruan dhe Shqipëria po i drejtohet zgjedhjeve të 2017-ës, të cilat Presidenti
i Republikës i ka dekretuar që ato të zhvillohen më 18 Qershor të vitit që vjen
dhe ne jemi në të njëjtin situatë ku u gjendëm para zgjedhjeve të 2013-ës. Ato
janë 5 kushtet e vëna nga BE dhe të patolerueshme për nisjen e negociatave, të
bëra publike nga ish komisioneri Fyler dhe para 6 muajsh u paralajmëruan nga
pasardhësi i tij Johanes Hahn. Por qeveria shqiptare dhe Kryeministri Rama i
votëbesuari i 1 milion shqiptarëve i zhgënjeu, jo vetëm shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët
me reformat e tij gjysmake dhe një pjesë klienteliste. Shqipëria për katër vjet
nuk pati asnjë zhvillim në drejtim të afrimit me BE-në dhe se drejtësia, krimi,
trafiqet  papunësia, emigracioni etj,  morën përmasa katastrofike. Raporti më i
fundit dhe një herë tjetër theksoi, se  Bashkimi Evropian u thotë
vendeve të Ballkanit Perëndimor, se integrimi u kërkon që të djersijnë dhe
se Këshilli Evropian pret nga Shqipëria përmbushjen e kritereve që i janë
përcaktuar dhe se një vlerësim për verifikimin e rezultateve nuk vjen para
zgjedhjeve të 2017-ës. Pra, duhet reforma zgjedhore që qëllimisht u anashkalua
dhe zgjedhjet e lira të 18 Qershorit 2017. Ndërkohë që në një intervistë të
para pak ditëve ministri i Jashtëm Sllovak, i vendit që mbyll presidencën e
radhës së BE-së, Miroslav Lajçak, tha pas mbledhjes se, “Raporti i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së se nuk
është çështje dhurate, bëhet fjalë për punë të fortë, të besueshme e që nuk
ndalet. Shqipëria nuk duhet të jetë e zhgënjyer, por e kënaqur, tha
Miroslav Lajçak në konferencën për shtyp, pas mbledhjes së Këshillit të
Ministrave të Jashtëm të BE-së. E
rëndësishme është që Shqipëria ka dhënë rezultate me miratimin e reformës
themelore të drejtësisë dhe çfarë duhet tani është zbatimi i saj.” Duke
folur për konkluzionet vijoi, “ ka një
qëndrim shumë të qartë, se ne nuk do të na duhet të presim progres-raportin e
pranverës 2018. Ka një impenjim nga komisioni që t’i kthehet vlerësimit të
Shqipërisë, sapo të ketë rezultate konkrete. E përsëris: Ky është një rezultat
i qartë e pozitiv dhe besoj se Shqipëria duhet të jetë e kënaqur me të”..

A është
Rama përgjegjës për dështimin?!

Por kjo situatë  kërkon një analizë
të thellë dhe ndjenjë përgjegjësie për dështimin, pasi vendit tonë nuk po i kërkohen
standardet ekonomike apo ndërtim fabrikash, uzinash etj. Po na kërkohet shkurt,
saktë dhe prerë: Zbatoni 5 kushtet e vëna së bashku dhe që kanë të bëjnë me
minimumin e domosdoshëm për një shoqëri sikurse janë ato që u pranuan nga Rama,
Berisha nën kujdestarinë e Stefan Fyles, i cili e kishte paralajmëruar Edi Ramën,
se me këto 5 kushte nuk ka kompromis. Këto kushte u ripërsëritën nga
komisioneri Hahn, i cili shtoi pas konsulencës në Këshillin Evropian edhe dy
kritere që janë; Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet e lira. Përfundimisht deri në
fund të qershorit 2017 nuk do të asnjë lloj zhvillimi dhe se nuk ka kalendar,
por në çdo rast vlerësimi i rezultateve konkrete nuk vjen pa u mbyllur
zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Atëherë kjo sipas evropianëve  kërkon
një analizë dhe një përgjegjësi për votën e qershorit dhe që Edi Rama duhet të
dalë dhe të japë llogari, se përse asnjë nga 5 kriteret nuk zbatoi në katër
vjet, se përse shqiptarët i nisi në azil dhe nuk hapi asnjë vend pune, se përse
Shqipëria u mbush me hashash, se përse pasuria kombëtare po jepet me tenderë 20
dhe 25 vjeçarë ose sikurse kamuflohet Koncesion ( PPP). Rama duhej të dilte
para shqiptarëve dhe për këtë dështim të mbante përgjegjësinë deri në dorëheqje.
Të mos harrojmë se Kryeministri Italian Renci dha dorëheqjen për një
referendum, po kështu bëri edhe kryeministri Anglez para disa muajsh.

Jo
1 po 7 kushte për hapjen e negociatave me BE-në

  Hapja e
negociatave për anëtarësim në BE do të varet nga zbatimi i reformës në
Drejtësi. Ky është propozimi që Komisioni Evropian i bëri Këshillit të Ministrave
të BE-së në mbledhjen e javës së parë të muajit dhjetor, por pa harruar detyrat
për katër kushtet e tjera dhe dy kriteret që kanë të bëjnë me
zgjedhjet. Edhe pse Shqipërisë nuk iu hapën negociatat, kreu i Presidencës
Sllovake të BE, Lajçak tha se “shqiptarët
nuk kanë arsye të jenë të zhgënjyer, pavarësisht dështimit të objektivit. Sipas
tij ishte vërtetë parashikim, por jo objektiv i realizueshëm, për shkak se
shumë çështje janë në lojë.” Në përmbledhjen e progres
raportit për Shqipërinë dhe që u lexua në Bruksel nga komisioneri për
Zgjerimin, Johanes Hahn theksohej jo thjesht Vetingu si miratim, por edhe
zbatimi i tij  duke filluar nga deputetët
e inkriminuar të kuvendit, ministrat e korruptuar dhe drejtorët me precedentë
penal të Rilindjes.

1-Reforma
Administrative,

2-Lufta kundër
Krimit

3-Lufta kundër
Korrupsionit

4-Reforma në Drejtësi

5-Liritë dhe të
drejtat e njeriut, shtypit, medias, pronës, të përndjekurve, romëve , minoriteteve
etj..

Janë kritere jo vetëm
të pa tolerueshme, por duket sikur BE ka vënë dorën mbi plagët e përditshme që
kanë mbërthyer prej fyti shqiptarët. Këtyre pesë kushteve iu shtuan edhe dy
kritere që janë :

 6-Reforma
zgjedhore, 

7-Zgjedhjet e lira
të 2017… 

 

Në lidhje me këto
7 detyra shtëpie ministri i jashtëm Sllovak, Miroslav Lajçak, President i
radhës së BE-së theksoi se:  “Këshilli
dhe Komisioni do të ndjekin me vëmendje zhvillimet në Shqipëri. Duhet të
zbatohet legjislacioni, të respektohet vlerat, standardet dhe parimet evropiane
dhe ato lidhen edhe me zgjedhjet. Për mua element thelbësor është
fleksibiliteti. Nuk duhet të jemi peng i një kalendari, por të vlerësojmë
gjithmonë progresin shqiptar, të mbledhim mjaftueshëm fakte dhe prova të
progresit të bërë.” Po opozita ku është, ku ka kauzë më të rëndësishme
se sa lënia jashtë Evropës dhe shikimi drejt Moskës, pse nuk mbledh gjithë
shqiptarët, shoqërinë civile, ish të përndjekur, ushtarakë që ikën nga Moska
dhe traktati i Varshavës që para 56 vitesh, partitë politike në pozitë dhe
opozitë dhe t’i trgojnë Kryeministrit Rama, se Rusia është e dashur për ty dhe
mafjen nga pas, por jo për shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit
Zi dhe Çamërisë. Ndryshe nga çfarë flitet në korridoret e
“Rilindjes” e vërteta është, se Zonja Merkel si përfaqësuese e kombit
vital Gjerman nuk mundet që të përtypë kërcënimin e Edi Ramës, se po nuk hapët
dyert e BE-së, do të lidhemi me Rusinë dhe fondamentalistët e Erdoganit. E para,
kush je ti që merr përsipër dhe del garant për këtë lloj kursi? Jam i bindur që
në rast se do të tentosh ta bësh një hap të tillë, vullkani popullor do të djegë,
dhe ty do të ndjekë fati i
ish
presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovich.