Endrit Brahimllari: Qytetarët, misioni ynë

987
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, takim me strukturat e LSI-së në Korçë

LSI në Korçë, Endrit Braimllari: Detyra jonë, të jemi pranë çdo qytetari për çdo zgjidhje që kërkojnë

-Një LSI më e organizuar është siguri për stabilitetin e vendit
-Vendi nuk ka nevojë për arrogancë, por ka nevojë për punë dhe shërbim
-Forca e LSI-së buron te korrektesa dhe besnikëria, te solidariteti dhe energjia pozitive
-Detyra jonë, të jemi pranë çdo qytetari, aleanca jonë është aleanca me qytetarët

Veprimtaria kontaktuese e LSI me struktura e saj politike, konsiderohet si mundësi komunikimi i hapur me qytetarët. Në kuadër të këtij kontakti me strukturat dhe anëtarësisë së saj, LSI ka qenë prezent në Qarkun e Korçës, ku drejtues të lartë të kësaj partie, kanë bërë takime bashkëbiseduese me anëtarësinë dhe banorët. Lëvizja Socialiste për Integrim, sipas njoftimit zyrtar të kësaj selie, mblodhi në një takim strukturat e saj në Qarkun e Korçës. Të pranishëm në këtë bashkëbisedim pune ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Endrit Braimllari i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti, si dhe nga deputeti i Qarkut të Korçës, z. Pirro Kapurani. Gjatë mbledhjes së zhvilluar me strukturat, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Endrit Braimllari, duke folur para të pranishmëve e vuri theksin tek organizimi i strukturave të LSI-së në Qarkun e Korçës. Sipas Braimllarit, një LSI më e organizuar, aktive e kompakte është një siguri për stabilitetin e vendit. Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, u shpreh se vendi nuk ka nevojë për arrogance, por vetëm për punë dhe marrje përgjegjësish, me qëllimin për t’u dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve. Sipas drejtuesit të lartë të LSI, zotit Braimallari, konfirmohet fakti, që “LSI ka një ekip të fortë e veprues në Korçë, ka një ekip të organizuar e gjithëpërfshirës, që është pranë çdo qytetari, në çdo moment e për çdo problem që ka lidhje me jetën dhe punën e tyre veçmas si qytetar, apo si komunitet e grupe sociale. “Ne, theksoi në takim zoti Braimllari, do të vazhdojmë rrugën e strukturimit dhe të hapjes së LSI-së, sepse një LSI më e organizuar është siguri për stabilitetin e vendit. Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së theksoi se “Forca e LSI-së buron te korrektesa, solidariteti dhe energjia pozitive që kanë strukturat, anëtarët dhe drejtuesit e kësaj partie. Detyra jonë si drejtues qendror të LSI dhe si drejtues lokal është vetëm ky objektiv: “Të jemi pranë çdo qytetari t’i dëgjojmë dhe t’i shërbejmë, të bashkojmë të gjithë energjitë në shërbim të tyre, sepse aleanca jonë është aleanca me qytetarët”.