Elbasan/ Dritan Kaba: Marrshimin kundër krimit, pro paqes e printe Taulanti i Rilindjes

775
Ishin mbledhur me qindra qytetare, se bashku me perfaqesuesit e besimeve fetare per te zhvilluar nje marrshim pro paqes, kunder krimit.
Sa pane qe ne krye te marrshimit u vune perfaqesuesit e Rilindjes me ne krye Taulantin u larguan, duke lene shume pak njerez ne kete marrshim.
Pyeta nje nga te larguarit pse po iken, ai mu pergjigj: Nuk mund te kryesoje nje marrshim kunder krimit ata qe e mbeshtesin dhe e forcoj e krimin e organizuar. 
Nje i ri u pergjigj: nuk e mendoja qe kete tubim te tthirrur nga komunitetet fetare do ta kryesonte nje perfaqesues i asaj partie qe i vuri kazmen shtepive te Zotit dje dhe sot i perdor per teater perfaqesuesit fetare.
Nje grua qe u largua me te bijen dhe dy shoqet e saj tha: Nuk mund ta mendoja qe do e perdhosnin keshtu kete marrshim kunder krimit te organizuar duke vendosur ne krye ata qe jane padrinot politike te ketij krimi.
Nje nga te larguarit nga marrshimi, nje meso burre dukej i revoltuar per kete maskarade. Ai u shpreh: si mund te behem pjese e ketij marrshimi gjoja qytetar kunder krimit, kur ai qe e prin, dmth Taulanti, pas ketij marrshimi do iiki te shtrohet ne nje dreke te bollshme e te gjate me ata qe jane pjese e “shtabit” te blerjes se votave dhe frikesimit te qytetareve per zgjedhje. Ketej do marrshojme kunder atyre qe Taulanti do shtrohet ne dreke. Pas kesaj perdori thenien e kompozitorit Lalo, Me mire te iki te beje dreken time sa te jem ne nje rresht me ata qe e mbajne krimin ne krye te Elbasanit. Nuk ka vend per mua ne ate tavoline, u shpreh ai.
Marrshimi nga qytetar, u kthye ne nje ecje ne bulevard te perfaqesuesve fetare me deputetet socialiste dhe me nje grusht shume te vogel njerezish. Sa nje klase shkolle filloreje qe del ne eskursion per te njohur qytetin.
Sigal