Edi Rama dhe Rilindja (PS) po i shesin Greqisë jo vetëm detin, por edhe tokën…!

893
Dylejman Karaj 
“Atdheu është atje, ku janë varret e të parëve dhe ullinjtë shekullorë.”
Në një shkrim të sajin AFP-ja kohëve të fundit, ndër të tjera nënvizonte se: “Mes Shqipërisë dhe Italisë marrëveshja ishte që eshtrat e mbi 6 mijë ushtarëve italianë të riatdhesoheshin. Por Greqia,që ka një minoritet të sajin në jug të Shqipërisë dhe në të shkuarën po edhe sot ka pasur dhe ka qëllimi aneksimi të këtij rajoni, gjithmonë ka insistuar që të rënët e saj të qëndrojnë në vendin fqinj..Trajtimi i minoritetit grek në Shqipëri ka qenë përherë burim i tensionit të lartë midis dy vendeve “- shkruan kjo agjenci. Heshtja ogurzezë e ministrave Bushati-Kotzias, së fundi në Korçë ,është treguesi më i qartë se një tradhti e re kombëtare po gatuhet nga Edi Rama dhe rilindja e tij ndaj Atdheut dhe interesave tona kombëtare. Fakti që bisedimet ndërshtetërore mbulohen me mister, tregon më së miri se bisedimet nuk janë të sinqerta dhe, për më tepër, në interesin më të mirë të Shqipërisë. Askund nuk ndodh që eshtrat e ushtarëve të rënë në luftë, të varrosen në territorin e një shteti tjetër. Ashtu si Italia, Gjermania, Anglia etj, apo çdo shtet tjetër serioz dhe që nuk ka qëllime aneksimi, eshtrat e ushtarëve të rënë në luftë i tërheq dhe i rivarros në atdheun e tyre, në vendlindjen e tyre, sepse atje ata prehen më mirë se kudo tjetër në paqe e përjetësi. Por Edi Rama dhe ministrit i tij rilindës, pranojnë që harta e varrezave të ushtarëve grekë të zgjerohet në krejt rajonin Korçë-Gjirokastër, madje ka zëra se varreza të ushtarëve grekë mund të ketë edhe në Vlorë e Berat, pra deri afër lumit Shkumbin. Përveç tokës , Greqia do të marrë edhe detin edhe shumë më tepër se sa i pati dhënë konform ligjeve ndërkombëtare qeveria Berisha, e cila padrejtësisht, u kritikua për muaj me radhë në median e kontrolluar nga Sorosianët. Pranimi i Kalit të Trojës, kaq lehtësisht, pas asnjë kusht thelbësor nga qeveria e Rilindjes , siç janë interesat e patjetërsueshme të Çamërisë, shkollat shqipe në të gjithë Greqinë, heqja e ligjit absurd të luftës, pensionet e plota për emigrantët shqiptarë në Greqi etj, bëhet me shpresën se Shqipëria do të marrë votën greke për në BE. Por kjo gjë, sa të jetë Edi Rama Kryeministër i këtij vendi nuk do të ndodhë. Evropa kërkon të tjera kushte dhe standarde për t’i hapur dyert zyrtarisht dhe nuk mund të jetë, Ok, me standardet e drogës dhe të kanabisit, të krimit dhe të korrupsionit, të cilët kanë mbuluar dheun. Lista e varrezave greke nëpër Shqipëri , nuk konfirmohet nga pala shqiptare as edhe detaje të tjera të marrëveshjes Bushati-Kotzias. Kjo heshtje flet shumë. Natyrshëm lind pyetja, ku janë patriotët dhe atdhetarët që heshtin si fija e barit…? Ku është shoku Myslym Pashaj që është tulatur nga frika e Rilindjes apo “ i blerë” prej saj që nuk e ngre zërin e tij prej “patrioti të çartur “ siç bëri me pa të drejtë, kundër ish-kryeministrit Berisha..? Ku janë Çamët dhe Partia e tyre “patriotike “ që nuk ngrihen dhe që nuk ndalojnë aneksimin e trojeve të jugut të Shqipërisë, bashkë me Çamërinë me bekimin dhe firmën në errësirë të Edi Ramës dhe sektit të zi të Rilindjes, sot për sot me varreza të vdekurish dhe nesër me kolonë grekë të gjallë ..? Një burrë i moçëm dhe i mençur më thoshte një ditë se: “ Atdheu është atje, ku janë varret e të parëve dhe ullinjtë shekullorë.”
Sigal