Edhe në xhepat e shpuar të fukarenjve këta futin duart!

630
Bardhyl Berberi


Klasa politike në Shqipëri është në një lëvizje të gjerë reformash. Kanë ngelur dhe shtatë nene për t`u miratuar ndërkohë që në Dibër do të përplasin brirët e majta me të djathtën për kryetarin e ri të bashkisë pas skandalit Shukriu. Këtë e quajnë si një betejë apo test të keqqeverisjes nga e djathta … Ka ardhur koha që të gjitha palët të gjejnë rrugën, se nga duhet ecur në kohë dhe hapësirë, se cila është e mira dhe cila është e dëmshmja për të ecur me ritmin që kërkon koha. Koha si nocion të konsumon pushtetin sa më shumë të abuzosh me atë. Gjithsecili çdo mëngjes pret një ditë më të mirë se ajo që ka kaluar … Palëve në parlament ju është dhënë shansi i fundit që të dëshmojnë para qytetarëve apo opinionit se ata do të mbrojnë interesat e gjëra të atyre që ju kanë dhënë besimin për t`i përfaqësuar në parlament … Por, nëse ata nuk do ta luajnë siç duhet dhe t`i kalojnë edhe ato 7 nene por personalisht shikoj një malore shumë të fortë do të nxirren njëmijë e një justifikime për t`i shtyrë në pafundësi realizimin 100 përqind të reformës në drejtësi rolin e tyre për të afruar vlera të vërteta qytetare të miratojnë reformën në drejtësi Po cili takëm… Flitet për pasuri marramendëse të pushtetarëve të sotëm dhe atyre të djeshëm… 

Ja ky takëm ka frikë nga burgu. Një ditë më tha një i moshuar kemi ngelur pa një lekë në xhep megjithatë këta politikanët tanë janë çmendur pasi na futin duart edhe xhepat e shpuar të pantallonave tonë duan të na vjedhin të ardhmen e fëmijëve tanë duke na poshtëruar çdo ditë… Këta jo vetëm duan që të na vjedhin por duan të na mbushin mendjen se kjo është për të mirën tonë dhe kur nuk na mbushin dot mendjen na hiqen si të fyer që nuk i kuptojmë dot… Këta e kanë kthyer vjedhjen në epidemi dhe duhen ngritur qendra rehabilitimi për këtë takëm politikanësh… Nuk kemi parë kurrë tek politikanët tanë që ndershmëria e tyre të rritet së bashku me pasurinë e tyre, përkundrazi ka ndodhur e kundërta… kemi tmerrësisht të pasur duke abuzuar me detyrën… Një gjë duhet të dihet mirë nga të gjithë ata se aspirata të universalizmit të një rendi demokratik, nuk pranon që të vegjetojnë të paaftë dhe dështakë që lundrojë të qetë dhe merren vetëm me emërime nëpër dogana e tatime apo në arsim e shëndetësi. Ka plot intelektualë që kanë mbaruar universitetin shtetëror kanë bërë masterë dhe doktoraturë jashtë shtetit dhe lihen pa punë dhe janë punësuar një takëm që kanë mbaruar universitete private të mbyllura. Si ka mundësi? Kjo sjell venitje të shpresave në masën e gjerë të njerëzve të cilët nuk e shohin më deputetin apo të zgjedhurin e tyre si njeriun e shpresës që do tu zgjidhi hallet por si një menaxher të emërimeve sipas shijeve dhe preferencave të tyre ku jo pak herë ata bëjnë emërime skandaloze për miq e shokë dhe për familjarët dhe këta deputetë apo kryetarë partish ju kthehen në një ferr të vërtetë dhe mallkojnë veten që ju kanë dhënë votën. 

Po jetojmë kohë të ndryshimeve të mëdha. Është lehtë të zbulosh të paaftët , siç është lehtë të gjenden të aftët dhe të ndershmit.Të gjykosh drejt, të zgjedhësh midis mirësisë e ligësisë kjo është gjithë ajo që nevojitet për të qenë njeri. Dikur politika ka qenë pasion ndërsa sot është kthyer në zanat për të fituar para duke zhvatur të tjerët. Le tu sjellim një shembull të thjeshte: Fondi i zhvillimit ka dhënë një fond prej 870 milion lekësh për rikonstruksionin e një shkollë 9 vjeçare në periferi të Pogradecit. Me aq lekë thonë specialistët mund të bësh katër shkolla të reja të asaj kubature … Një shkollë me 120 nxënës dhe çdo ditë pakësohet numri i tyre pasi ajo është lagjja më e varfër e qytetit dhe familjet ikin në emigracion…! Nuk ka nevojë për koment dikush do ti bëjë duart pis aty… Në fakt edhe dielli perëndon edhe për ata të cilët mendojnë se janë të pazëvendësueshëm që duhet të vetëm të kenë ngritje, ndërsa rënia është ajo që duhet tu ndodhi të tjerëve vartësve të tyre që i ndërrojnë si gurë shahu nëse ju prishin ndonjë ekuilibër të vendosur nga ata vetë … Koha ka treguar që edhe sunduesit më të egër ju ka ardhur situatë të ballafaqohen me rënien personale, me pafuqinë e tyre, me faktin se edhe për ata dielli perëndon. Në demokraci secili është i lirë të kandidojë, e madje edhe të bëhet pushtetar, kryeministër, president a diçka tjetër gjithkush. Por s’duhet të shpërdorojë pushtetin, kompetencën, të drejtën. Ai duhet të qeverisë me ndershmëri dhe duhet të luftojë që të mbetet njeri deri në fund, ndryshe do të ketë një përfundimi të keq … Një fjalë e urtë në Mokër thuhet: Në karrigen e madhe që ulesh mos u gëzo, se po të ishte e mirë ajo nuk vendoseshin të ndenjurat mbahej mbi kokë…
Sigal