E keqja po del, dizenjtorja dhe skilipeci po ikin

104
Nga Ilir VATA
Kohët e fundit ka pasur reagime brenda PD-së nga eksponentë të lartë që nuk i janë ndarë partisë më të madhe në vend për 27 vite, madje kanë pasur poste të majme dhe kryesore, si brenda strukturave organizative të PD, ashtu dhe në detyra të larta të shtetit. Jo rrallë herë këta eksponentë janë shfaqur furishëm dhe gjithçka e kanë bërë për interesa të tyre dhe pushtetin personal dhe ndër vite ata kanë dalë në forma të ndryshme, si eksponentë të rebelimi në 1997 dhe në kohë të PD-së u bë ministra, po ashtu “dizenjatroja”, ish-spiunja e sigurimit të shtetit, ka ngritur kryet aq lart, sa ta shohin të gjithë se nuk shkon në Kavajë. Ka dhe të tjerë që janë pjesë e kësaj kryeneçësie të detyruar, sepse sigurimi i shtetit i do në në detyrë për ta mbajtur opozitën të lidhur me të shkuarën, për të vrarë, pronarët, të përndjekurit dhe vetë të djathtën, por tanimë që PD është në sprovën e votës së lirë dhe në betejë më një mazhorancë të stërmadhe të orientuar për të riardhur në pushtet, spiunët po bëjnë kundërshti. Opozita e bashkuar si asnjë herë ka në dimensionin e saj kauzën e votës së lirë dhe është në të drejtën e saj të vazhdojë betejën deri në përmbushjen e detyrimit të saj përballë mbështetësve dhe shqiptarëve, se nëse opozita nuk është e shëndetshme qeveria është e fortë dhe në dëm të qytetarëve, fytyra e opozitës është shëmbëlltyra e qeverisë. Një tjetër spiunë i PD-së është dhe karafili, që ka hyrë dhe ka dalë nga PD sa herë ka dashur dhe tanimë do edhe pushtetin, në fakt jo ai por sigurimi i shtetit, që ndiqet nga pas nga Boshurja, Teveqeli, Lapanjosi, Ushkuri, Fruthi, Rrunaku, Cjalpini, Skilipeci, Korani i Myzeqesë, i Vogli, Ndërsyesi (që tashmë ka hyrë në zgjedhje) dhe i gjithë ky grupim që vegjeton në PD kërkon diversitet dhe ky është nja fat i madh për opozitën, sepse më në fund lideri Basha nuk do merret më me skuthllëqet e PD-së, por me platformën e tij opozitare, qeverisëse nesër. Deklarata e mëhershme e liderit opozitar se të gjithë kandidatët do të kalojnë në sitë me të kaluarën e sigurimit të shtetit dhe të dekriminalizimit spiunët nuk ndihen të qetë dhe kërkojnë me çdo kusht që Basha të dështojë me shpresë se ata do të vegjetojnë si më parë, por si duket ora e tyre ka ndaluar këtu, pikërisht te platforma Basha, pasi i kanë ngrënë shumë kohë duke u marrë me ta, në vend që të ishte marrë me hapjen e PD-së. Por gjithmonë ka një durim, dhe si duket lideri opozitar Basha do të pastrojë PD nga spiunët, do hapë partinë për të gjithë, duke bashkuar të djathtën në të gjithë dimensionin e saj për t’u përballur me qeverinë dhe pushtetin. Dizenjatorja po shkruan më në fund aktin e fundit të shërbimit të sigurimit të shtetit, pikërisht atë që i kanë thënë për të bërë diversitet në momentin final për të përçarë PD, por gabohet, është akti më i pastër i daljes së të keqes nga PD, një domosdoshmëri që në fakt duhet të kish ndodhur me kohë. Opozita është në të drejtën e saj mazhoranca të krijojë kushte për ta bërë opozitën të jetë e rehatuar në punën e saj, jashtë presionit apo provokimit, por dëgjimit për të përmirësuar klimën politike në shërbim të shqiptarëve dhe të ardhmes së Shqipërisë, sepse spiunë nuk ndihmojnë as opozitën as pushtetin.