Dritan Kaba: Kori i “sorrave” të “Soros” kërkon arrestime

593
Sigal

Avokati qesharak Ngjela, ky megafon i ndryshkur i reformës sorosiane në drejtësi, e cila u përmbyt nga ujërat e Venecias kërkon publikisht arrestimin e politikanëve.
Atë që nuk e arritën dot nëpërmjet manovrave të turpshme për kapjen e sistemit të drejtësisë, korri i sorrave, e kërkon me deklarata boshe të interpretuara nga ky bufon  Avokati sorosian, kërkon arrestimin e politikanëve që nuk e kanë honepsur asnjëherë Sorosin dhe as i janë lëpirë duke bërë, herë kodoshin, herë shërbëtorin, herë kurvën me pagesë, herë klounin e oborrit te tij. Të trembur deri në fobi të frikshme nga ardhja e Presidentit Trump në krye të SHBA, kanë lajthitur deri në atë derexhe, sa të nxjerrin mallin e kohës së prindërve të tyre kriminelë duke kërkuar arrestime publike.

Kjo furtunë sorosiane në gotë, do vazhdojë edhe pak ditë.

Saktë edhe 15 ditë, epoka e tyre përfundon.

Në 20 janar nuk do kenë më gjoja shoqëri civile të paguara nga paratë që Sorosi i vjedh Shqipërisë nga borxhi i saj i jashtëm.

Më 20 janar nuk do të ketë më financime të grupeve sorosiane nga USAID, që me ato para bëjnë orgjitë e tyre politike, jo vetëm, dhe paguajnë këta mendjepjerdhur.

Sondazhet e paguara nuk ju bëjnë më punë.

Kjo amalgamë parazitësh, të paaftësh, hajdutësh dhe laviresh do marrë fund me 20 janar.

Dielli i tyre ka filluar të perëndojë.

SUKSESE NË JETË!