Dritan Borshi: Divjakë-Ksamil, 300 ton drogë gati për në Itali

544
Trafiku i drogës, biznes i kupolës së “Rilindjes” që lejohet në Shqipëri dhe kapet në Itali, Greqi, Turqi, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni 
Në vijën bregdetare Divjakë-Ksamil, gati 300 ton drogë e paketuar për në Itali
Prej 4 muajsh është lënë i lirë trafiku i hashashit prodhim shqiptar, i lejuar nga kupola e “Rilindjes” e cila ngarkoi me mision policinë e shtetit që ta organizonte importin e farës së kësaj bime narkotike dhe ta mbronte kultivimin e saj edhe me policitë rajonale dhe me bandat e paguara e të pajtuara për këtë biznes kriminal. Mbjellja e hashashit në afro 80% të territorit të vendit, jo vetëm në tokat bujqësore, por edhe në kodra, male, pyje e përrenj, ishte një skemë e ndërtuar dhe e zbatuar me produktivitet prej shefave të “rilindjes” e cila edhe vilte të ardhurat prej këtij biznesi të shfrenuar në masën 70%, mbasi pjesa tjetër racionohej mes mbjellësve, punonjësve, mbrojtësve shefa policie, që siç është deklaruar e kishin kuotën 30% të çdo rrënje bime, për të cilën deklaroni se ua jepnin shefave të tyre në Tiranë! Pas vjeljes, prodhimi është presuar, paketuar e bërë gati për treg. Tregu i hashashit në Shqipëri, për 1 kilogram u ul me poshtë se 1 metër kub dru zjarri, ndaj dhe sytë e trafikut të komanduar nga bosët e kupolës së “rilindjes” janë drejtuar matanë kufirit tokësor e detar shqiptar. Këtë mësymje droge në tregun jashtë kufirit shqiptar e provon edhe fakti, që përditë kufijtë dhe territoret e vendeve fqinje kapen sasi të mëdha droge prodhim shqiptar. Çdo ditë ka lajme që vijnë nga policia italiane, greke, maqedonase, kosovare, turke, malazeze e deri gjermane dhe austriake, sipas të cilave kapen trafikantë shqiptarë e të huaj që tentojën të fusin drogë shqiptare në portet, aeroportet dhe kufijtë e tyre tokësorë! Ata njoftojnë vetëm rastet që kapin, por publikojnë edhe hetimet që bëjnë, për sasi droge që futen e nuk kapen. Kujtojmë që 20 ditë më parë, shërbimet policore kufitare greke, publikuan skandalin, që bandat trafikuese të komanduara nga Edi Rama kanë bërë gati për trafikim në tokën greke mbi 34 ton drogë të gatshme për treg! Burimet policore italiane, po kështu kanë njoftuar se kanë të dhëna për një rrejt trafiku droge nga Shqipëria, të lejuar na policia shqiptare e cila “po gdhihet e ngryset” në vijën kufitare bregdetare shqiptare, në pritje të transportit të lëndës narkotike! Po kështu edhe shërbimet sekrete kosovare, malazeze e maqedonase dhe ndërkombëtare që veprojë në rajon, japin alarmin e “vigjilencës” në kufi, për të zbuluar, ndalur e kapur drogën në qindra tonelata, që është gati për t’u futur nga Shqipëria! E vetmja që nuk e “hap syrin” e të shikoj trafikun e dogës shqiptare që kalon ose që është “magazinuar” në kufi, ose më saktë që e “mbyll syrin” qëllimisht, dihet që është policia shqiptare e cila ka në dorë edhe kufirin detar, tokësor e ajror, edhe rendin, edhe anti-krimin edhe forcat speciale, edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, madje edhe forcat “Shqiponja”, të cilat në vend të jenë “sy-shqiponja” hargalisen me rripin e sigurimit të makinave në qendër të Tiranës dhe me kalamajtë e lagjeve që thyejnë ndonjë xham apo që shkarravisin kazanët e plehrave me karikaturat dhe emrat e ministrave! 
Çfarë ndodh? Burime nga SHISH, na bëjnë me dije, se 3 ditë më parë ky institucion ka dorëzuar në kryeministri një raport special me një informacion special, lidhur me trafikun e hashashit jashtë Shqipërisë nga bandat e trafikantëve shqiptarë e të huaj në bashkëpunim. Sipas raportit të dorëzuar, rezulton se në vijën bregdetare shqiptare Divjakë-Ksamil, janë “ankoruar” 300 tonë drogë e paketuar. SHISH, në informacionin zyrtar sekret e konfidencial vetëm për kryeministrin, përcakton edhe qendrat e banuara bregdetare, se ku është “magazinuar” sasia e drogës. Informuan se sa janë sasitë, vendet ku mbahet e fshehur doga, personat pronarë të objekteve ose objektet pronë publike, grupet e trafikimit që e kanë porositur e që do ta transportojnë këtë drogë, mes të cilëve ka edhe shtetarë e kryepolicë qendrorë dhe lokalë, të cilët komandojnë këtë trafik dhe krijojnë lehtësi transporti! Mjafton të kujtojmë një fakt skandaloz që provon heshtjen ose më saktë lejimin që i bën kupola e policisë shqiptare, këtij trafiku. Në çdo rast që kapet drogë në Itali, ose Greqi, policia shqiptare deklaron: Droga u kap nga policitë finje, mbas njoftimit që dha policia shqiptare! Pyetja shtrohet: Kur policia shqiptare e di, që niset drogë nga kufiri detar, tokësor e ajror i Shqipërisë, kur di edhe, se nga niset, se cilin itinerar ndjek etj, atëherë përse nuk e kap këto drogë që në territorin, në portetdhe në bregdetin shqiptar?! Apo ka frikë, se kap bandat e veta?! Apo spiunon 1 grup trafiku me 10, 15 20 e 30 kilogramë apo edhe me 1 ton drogë dhe lejon e mbështet me financim dhe mbrojtje trafikantët që çojnë në Itali, Greqi, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni, Turqi e kudo nga 2 e 5 ton drogë?! Ky trafik droge vazhdon lirshëm. Nuk e dimë, nëse është biznes për votat e kupolës së “Rilindjes” për të financiar dhe garantuar zgjedhjet e 18 Qershorit 2017, por gjendemi përballë një realiteti me përmbajtje e fasadë krimi shtetëror: Droga niset pa pengesë nga kufiri shqiptar, kryeministri dhe Ministria i Brendshëm deklarojnë, se në Shqipëri nuk ka asnjë gjethe hashash, ndërsa policitë fqinje nga deti, toka dhe ajri kapin gomone, pako postale ajrore e maune të mbushura nga 5-10 e 20 tonë drogë në ditë, të cilat dalin nga kufiri shqiptar! 
Sigal