Drama pёr funeralin e Helmut Kohlit

1202
Duke nisur qysh nga lista e referuesve nё funeral (mё 1Korrik) e deri tek vendi i funeralit apo fijet e vjetra familjare – duket se vdekja e Helmut Kohlit po hap mё shumё plagё nё vend qё tё nderohet trashёgimia e tij. Njё ikonё politike qё ka ndёrruar jetё, njё vejushё e re, fёmijё tё distancuar, mbrojtёs kontradiktorё dhe njё luftё pёr tё drejtёn e interpretimit dhe trashёgiminё – tё gjitha duket sikur tё kenё dalё nga pena e njё drame shekspiriane: Pёr t’i bёrё nderimet e fundit ish-kancelarit tё vdekur Helmut Kohl ka plasur grindja me shumё ngarkesё politike dhe emocionale. Nga njёra anё ёshtё “vajza e tij”, siҁ e quante dikur Kohli – Angela Merkelin – njё marrёdhёnie, qё sot citohet shpesh, sepse ajo konsiderohet si mishёrimi i raporteve tё vёshtira mes tё dyve.

Merkel dhe Kohl, njё marrёdhёnie e ndёrlikuar
“Kjo vajzё” – sot kancelarja e Gjermanisё dhe kryetarja e partisё sё tij kristiandemokrate (CDU) – nuk duhet tё flasё nё ceremoninё e pёrmortshme, njoftonte revista “Der Spiegel”. Raporti mes Merkelit dhe ish-kancelarit pas tёrheqjes sё tij nga politika nё vitin 2002 u ftoh ndjeshёm. Me fjalёn e saj nё valёn e aferёs sё donacioneve tё CDU-sё, se “me veprimet e pranuara nga Kohl ai e ka dёmtuar partinё”, nisi edhe fundi i epokёs sё Kohlit, thonё sot analistёt. Vetёm pak mё pas kёsaj Merkel mori pёrsipёr kryesinё e partisё dhe mё vonё u bё kancelarja e parё e RFGJ-sё. Ndonёse ajo e vizitoi atё me rastin e 80 vjetorit nё vitin 2010 dhe e falёnderoi atё publikisht pёr meritat e tij, pa tё cilat “jeta e miliona njerёzve si edhe e imja deri nё 1990 nё RDGJ, do tё kishte marrё njё rrjedhё krejt tjetёr”, Kohl nuk ia fali kurrё asaj. I njohur pёr kryeneҁёsinё e tij, sipas sё vesё sё tij, ai disa herё e ka refuzuar propozimin qё Merkeli tё mbajё fjalim nё varrimin e tij.

Maike Kohl-Richter, administratorja e trashёgimisё
Nuk ka qenё ky vendimi i vetёm i Maike Kohl-Rihter qё ka tёrhequr vёmendjen e opinionit duke folur nё emёr tё bashkёshortit tё saj lidhur me funeralin publik tё ish-kancelarit. 34 vjet mё e re se burri i saj, ajo e pat njohur Helmut Kohlin nё vitet e fundit tё qeverisjes sё tij nё zyrёn e kancelarisё.

Udhёtimi i fundit i Kohlit
Çifti u martua mё 2008 pak vjet pas vdekjes sё gruas sё parё tё Kohlit, Hannelore. Kurorёzimi u zhvillua jashtё rrethit familjar dhe me dёshmitarё sipёrmarrёsin e mediave Leo Kirch dhe ish-shefin e gazetёs “Bild”, Kai Diekmann. Qё pas njё aksidenti para disa vjetёsh, Kohl mbeti i lidhur pas karrikes sё invalidit dhe nuk ishte nё gjendje tё fliste. Kёsisoj nё emёr tё tij fliste bashkёshortja, e cila interpretonte dhe mbronte interesat e tij. Kohl-Richter dhe Merkel – njёra mbrojtёse e interpretimit tё trashёgimisё sё tij politike, dhe tjetra pasuese, restauratore dhe arkitekte e njё politike, themelet e sё cilёs janё suksesi i tij mё i madh, ribashkimi.

Nё kёtё matje forcash me politikёn gjermane duket se Kohl-Richter ka humbur. Merkel lejohet nё rolin e saj si kryetare e qeverisё tё flasё nё ceremoni, nё tё cilёn do tё mbajnё fjalim edhe presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, presidenti i Francёs Emmanuel Macron dhe ish-presidenti i SHBA-sё, Bill Clinton.

Varrim nё tokё neutrale
Edhe pёrzgjedhja e vendit tё varrimit shkaktoi habi: si i pari kancelar i Gjermanisё Kohlit, nё vend tё njё ceremonie shtetёrore tradicionale nё Gjermani, do t’i bёhen nderet e fundit mё 1 korrik pёrmes njё ceremonie europiane. Ky funeral deri mё sot unikal ka pёr qёllim tё nxjerrё nё pah meritat e tij pёr njё Evropё tё bashkuar, nga ribashkimi i Gjermanisё e deri tek pёrpjekjet e tij pёr integrimin europian dhe themelimin e Unionit Monetar. Nё vend tё varrit familjar pranё gruas sё tij tё parё tё vdekur, trupi i Kohlit pas ceremonisё sё pёrmortshme nё Strazburg u dёrgua nё katedralen e Speyerit dhe u varroset nё varrezёn pranё saj. Megjithatё pёrzgjedhja e Speyerit nuk ёshtё fare rastёsi, sepse ai ndodhet pranё qytetit tё tij Ludvigshafen dhe Kohl ka pasur njё raport tё mirё me katedralen. Kёtu ai u nderua me njё ceremoni tё posaҁme mё 1998 pasi u tёrhoq si kancelar.

Marrë nga dw.com
Sigal